Ditët kalonin ngadalë, njëjtë si gjithmonë nëse nuk merreshin parasysh ndjenjat e mia për Arvelin që forcoheshin çdo herë që akrepi i orës lëvizte, çdo frymëmarrje që bëja.
Ajo që nuk kisha mundur të bëja akoma, ishte t'ia shprehja atij ndjenjat. Stepesha çdo herë që e shihja. Edhe atëherë kur bëhesha gati t'ia thosha, do dilte dikush që me patjetër do na ndërpriste.
Më dhimbte t'ia thosha, më dhimbte t'ia mbaja të fshehtë.Për të hequr sadopak mendjen nga gjithë ajo situatë, merresha me punë më tepër seç ishte e nevojshme.
Atë natë mbylla e lodhur laptopin dhe fërkova sytë që po më lotonin nga djegia.
E stërmunduar nga puna e gjatë që kisha bërë, u ngrita plot përtesë nga karrigia dhe para se të dilja jashtë, hodha supeve xhupin e bardhë.Nuk e kuptova se si arrita ta ngisja makinën aq mirë pa përfunduar në ndonjë kanal, ndaj më duhej ta pranoja se u ndjeva e çliruar kur nga larg vura re dritat e shtëpisë.
Duart po më dridheshin e sytë gati po më mbylleshin kur po kontrolloja çelësat e shtëpisë në çantën që e kisha plasur në sediljet e prapme të makinës.
Menjëherë sa hyra brenda, gjeta Bredin të ulur në kolltuk duke parë një ndeshje të mërzitshme sporti në televizor.-Ku është mami?
-Kishte shumë punë sonte. Nuk i dihet se kur do vijë. Jemi vetëm, - tha ndërkohë që fiku televizorin për të më ardhur më pas pranë.
M'u pështiros buzëqeshja maniake që pashë në fytyrën e tij, ata sy që ndrisnin nga kushedi se ç'mendime të shfrenuara, apo qoftë edhe toni i zërit që përdori.
Do isha futur në dhomën time pa ia varur më tepër nëse ai s'do të më kishte kapur nga krahu për të më ndaluar.
-Më kanë ardhur disa fjalë në vesh që s'më kanë pëlqyer edhe aq, e dashur.
-Epo herë tjetër sigurohu t'i zësh veshët mirë, i dashur njerk, jo të gjithë zogjtë do të të vijnë me lajme të mira.
Shtrëngova nofullat fort si një ndihmesë për të duruar dhimbjen që ai po më shkaktonte në krah, por gjithsesi isha mjaftueshëm krenare për të mos nxjerrë as psherëtimën më të vogël.
-Të kanë parë duke u shoqëruar shumë me Arvelin. Ti e di që mua s'më pëlqen kur të shohin me të tjerë.
-S'të jap llogari as ty e askujt tjetër. Mbaji mospëlqimet për tjetërkënd. E tani mund të më lëshosh, s'jam pronë e jotja.
Fjalët e mia s'i dëgjoi, ose të paktën vendosi të mos iu bindej atyre.
Më tërhoqi për nga vetja me forcë, kapi me grushtin e vet një tufë nga flokët e mi e kokën ma tërhoqi pas. S'mund të thosha se qe tërheqje e butë.Gjeti mjaftueshëm hapësirë në qafën time për t'u vërsulur atje si një kafshë e mbushur me dëshira epshkapërthyese.
-Dreqin, më lësho! - bërtita fort teksa bëja mijëra përpjekje për t'u shkëputur nga ai shtrëngim kockathyes.
-Kam pritur mjaft për këtë çast Fabiola. Ti më çmend, - fliste, pushonte për të më puthur si i çmendur, pastaj fliste sërish. -Mendoj për ty çdo moment, edhe kur jam në shtrat me Elenën. Të mendoj ty kur puth atë. Të dëshiroj.
-Ti je çmendur. Më lër!
Sërish i bërtita, por zëri më doli i mbytur. Ku ishin të tjerët kur kisha më tepër nevojë për ta? Ku ishte ime më? Ku ishte Arveli?
Duart e tij u futën poshtë bluzës sime, duke më prekur e shtrënguar si i marrë.
Po më pështirosej prekja e tij, por ndërkohë më neveritej dhe vetja.Përpjekjet për ta goditur, për ta shtyrë tutje, për të marrë ndonjë objekt e ta godisja rezultonin të gjitha të kota.
Ngadalë fillova të kuptoja se në ato momente isha krejt e pambrojtur, gjendur përballë një personi, sytë e të cilit ishin errur e nuk shihnin asgjë përveç asaj që dëshironin.Hapi derën që ishte aty pranë, e cila ironikisht doli të ishte dhoma e tij dhe e sime mëje, dhe më hodhi në shtrat me forcë.
-M'u hiq tutje! Mos më prek! - bërtisja sërish ndërkohë që përpëlitesha në krahët e tij.
-Je vetëm imja, e askujt tjetër.
Mërmërimat e tij pasionante i dëgjoja pranë veshit, aq sa më mirë do dëshiroja të isha e shurdhër sesa të dëgjoja të tilla fjalë.
-Më lësho!
Britmat e mia isha e sigurt se mbushnin shtëpinë, por më tutje s'mund të dilnin. Ngadalë po e kuptoja se prej tij shpëtim s'kisha.
M'i vendosi duart mbi kokë, pastaj me frymën që i merrej zgjati dorën te komodina aty pranë e po hapte sirtarët si i marrosur, derisa nxorri një litar të gjatë të zi.
U tmerrova kur kuptova se ç'kishte ndërmend të bënte.
-Më lësho, do pendohesh për këtë që do bësh, - por këtë herë zëri më doli i trembur, i mbushur me pasiguri.
-Jo, je imja. Arveli s'meriton të të ketë ty.
Duart m'i lidhi fort të dyja para se ta shtrëngonte më pas litarin në kokën e krevatit.
E dërrmuar nga përpjekjet e pavlera, disa lot filluan të më lagnin faqet, më pas disa të tjerë, e të tjerë pambarim.Ai qeshte kur shihte rrënimin tim, qeshte me dobësinë time në ato momente, gëzonte i çmendur për atë po bënte.
Rrënohesha. Çdo moment që kalonte unë rrënohesha. Ndoshta si kurrë më parë.
YOU ARE READING
Peng mëkati
General FictionSot jam peng i mëkatit tim. U ringjall ai mallkim yti që mendova se e kisha vrarë vite më parë. U riktheva sërish në kohën kur aq shumë dëm e dhimbje të shkaktova. Sot më duhet të paguaj, e s'më mbrojnë dot justifikimet e kota. Sot paratë s'më bëjn...