1 - Hyrje

792 49 113
                                    

-Ai është kthyer.

Heshtje. Gjysmëbuzëqeshja më ngriu në fytyrë, ndërsa piruni që deri tashmë më kishte qëndruar lehtshëm në dorë më rrëshqiti midis gishtash e përfundoi plot zhurmë në pjatë.

-Arvel?

-Po, ish i dashuri yt tejet simpatik që u betua të shkatërronte jetën tënde.

Bërrylat i kishte vendosur mbi tavolinë e fytyrën midis duarsh teksa më fliste e më shihte me një buzëqeshje qesharake.

-Nuk besoj se vitet të kanë bërë të pendohesh, apo jo? Ti asnjëherë s'e ke dashur atë.

Nuk ishte pendim, të paktën jo deri vitin e kaluar, kur qëndrimi në shtrat për më tepër se dy javë për shkak të këmbës së thyer më dha boll kohë për të reflektuar mbi marrëzitë e mia.
E tashmë thirrja ime e pendesës e fshehur diku në ndërgjegje gati çante edhe qiellin, por isha thjesht tepër krenare për të pranuar gabimet e vetes.

-Sido që të jetë, pendesa tashmë s'vlen, jo kur për fajin tim ai humbi të ëmën. Shtatë vite më parë lashë një adoleshent jetim.

-Ç'e vret mendjen? Ajo që ndodhi, ndodhi. Shijo jetën Fab, lëre Arvelin të bëjë ç't'i ketë qejfi. Ndoshta e ka harruar fare betimin e tij.

E vështrova ashpër, por s'i fola.
A mund të harronte njeriu shkakun e rrënimit të ekzistencës së vet? Arsyen se pse çdo ditë e kalon në vetmi totale kur mund të kishte pasur mundësi të shpërndante një buzëqeshje?
A mund të më harronte mua? Mund të harronte një mizore që ia ktheu përmbys jetën?
Jo.

E di që isha bërë motivi i tij i urrejtjes, ëndrra më e keqe që shihte ndonjëherë natën, por ta them troç, kurrë s'kam menduar aq gjatë për këtë gjë. Dhe vazhdoj të mos e bëj. S'më pëlqen të mendoj orë e çast për peshën që më rëndon mbi supe.

-Gjithsesi Aria, tashmë më duhet të largohem. Shihemi ndonjëherë tjetër, - ia preva shkurt pa dashur të flisja më tepër.

-Në rregull. Dhe më lajmëro nëse e sheh Arvelin. Jam kurioze të di se ç'do bëjë.

Më shkeli syrin ndërkohë që vendosi një nënqeshje përkëdhelëse në fytyrë dhe, si dhe herët e tjera, edhe tani e injorova. Hodha çantën e vogël mbi sup, pa zhurmë kalova midis tavolinave ngucur njëra-tjetrës, pastaj hapa derën e rëndë e dola në ajrin e athët.

Një telefonatë më erdhi në ato momente nga ime më, e cila me siguri do ish mërzitur nga qëndrimi në shtëpi fundjavave e do sajonte ndonjë darkë familjare jashtë.

-Fabiola, ku je? Kam një orë që pres të vish, më ngelën sytë te dera.

-Tani do vij. Ka ndodhur gjë?

-Epo... ti e di se unë mërzitem shumë në shtëpi, sidomos këto dy ditë kur nuk të kam as ty e as Bredin. Si thua, dalim të tre për një darkë të vogël? S'vonohemi shumë.

Siç e kisha parashikuar. Dhe si gjithmonë, edhe përgjigjja ime do ishte një "po" e thatë, jo se dëshiroja të dilja, thjesht nuk dëshiroja të zihesha.

E pas mbylljes së telefonatës, mendimet e mia dihej se ku do mbërrinin.
Arvel.

Prisja me padurim ta shihja. Nuk më kishte marrë malli, nuk e doja, as ndonjë gjë tjetër, thjesht prisja të më "shkatërronte".
Se kanë kaluar kohë që kam dashur shkatërrimin, por vetëm ditët e fundit kam realizuar se shkatërrimi më i madh të vjen prej atyre të cilët i ke pasur më të afërt.


Hello të gjithëve! Librin të cilin do postoj tani e kam shkruar gjatë 2020-2021, ndaj ka një stil disi më ndryshe.

Nuk është shumë i gjatë, vetëm 25 kapituj. Edhe kapitujt vetë janë të shkurtër, ndaj kam hyrë drejt e në temë, pa shumë përshkrime dhe gjëra të tilla.
Nuk e di nëse do ju tërheqë diçka e tillë. Nëse keni ndonjë kritikë, mos ngurroni të ma thoni.

Anyway, shpresoj t'ju pëlqejë!❤️

Peng mëkatiWhere stories live. Discover now