Vite më vonë
Mbi mermerin e ftohtë që sipër mbante një trëndafil të bardhë, ai qante.
Lotët që i rridhnin nuk bënin gjë tjetër veçse ia shtonin akoma dhe më tepër dëshpërimin, i jepnin një dëshirë që të hapte dheun e të futej brenda, për të qëndruar atje përjetësisht, për të mos parë më dritë dielli, njëjtë siç po bënte dashuria e tij më e madhe. Ajo dashuri që u fik, u shuajt para syve të tij.
Kishte ikur. Ajo kishte ikur.
Vitet kalonin e s'ia lehtësonin dot dhimbjen në kraharor, s'ia hiqnin dot peshën e papërballueshme.
Bashkë me humbjen e saj, kishte humbur dhe arsyen e ekzistencës së vet, motivin për të qeshur e gëzuar.Ai moment e vriste. Trupi i saj i pajetë në duart e tij, tashmë i ishte kthyer në një makth që e torturonte çdo çast që frymonte.
***
Me një shpejtësi të marrë, aq sa kur vraponte rrëzonte ç'i pengonte rrugën, ai kërkonte të gjente dhomën ku ajo qëndronte.
Dhe e gjeti. Zhytur në ujë, trupi i saj s'lëvizte.-Fab? - i tronditur pëshpëriti emrin e saj nën buzë.
I shkoi pranë me nxitim, i ngriti peshë trupin dhe e nxorri prej vaskës, për ta shtrënguar më pas fort në kraharor si për ta ngrohur.
-Jam pranë teje, çdo gjë do rregullohet, mirë? Mos më lër, do bëhesh mirë.
Fliste dhe edhe pse i shokuar, sërish mbante një buzëqeshje në fytyrë, si për të bindur veten se vërtet ajo ishte gjallë, se ajo frymonte, se ndiente frymën e saj të ngrohtë në qafën e tij.
Por asgjë s'po ndodhte. Nuk ia ndiente kraharorin t'i ngrihej, as buzët e saj të lëviznin e t'i thoshin ndonjë fjalë, as duart që t'ia shtrëngonin fort trupin.
-Fab! - thërriti emrin e saj në dhimbje e filloi ta shkundte.
Asnjë reagim.
Mallkoi veten. Për dreq, iu lut Zotit ta merrte dhe atë me vete, ta bashkonte me Fabiolën e tij.Pse e kishte luajtur atë lojë të pisët? Pse e kishte lënduar kur edhe vetë i dhimbte zemra ta shihte në vuajtje? Pse mendonte se do gjente qetësi pasi të kënaqte atë ego të sëmurë?
E ç'vlerë pati gjithë ajo mëri? Ç'të mirë i sollën fidanët e hakmarrjes që i kishte ujitur me dhimbje derisa u rritën e më pas pikonin gjak?E donte, e dashuronte akoma marrëzisht, ndaj dhe sytë i lotonin papushim, ndaj e thërriste me ngulm, edhe pse e dinte se tashmë përgjigje s'do merrte kurrë.
Oh, dreq, do kishte pranuar të vdiste vetë me mijëra herë sesa ta shihte atë të pajetë!
***
Fyti i dogji kur u përcoll me vështirësi.
Vështroi qiellin e vrenjtur dhe mbylli sytë me zor, si të donte të ndalonte lotët.
Me njërën dorë cigaren dridhshëm çonte në buzë, ndërsa me tjetrën vazhdonte dhe përkëdhelte butë mermerin, si të ish duke përkëdhelur vetë Fabiolën.-Të të kisha dhe një herë pranë, - dëshiroi mjerueshëm të ndodhte. -Të të shihja dhe një herë e të të thosha "më fal", edhe pse faljen s'ma pranon as vetja. Por të jetoje. Të më fusje mua mizorin në këtë dhe.
Shtrëngoi fort grushtin në tokë e dheu iu ngul në thonj. Një lot tjetër i njomi akoma dhe më tepër faqen.
-Si të të largoj që këtu?
Lehtë, si të mos e ndiente trupin e tij, goditi kraharorin.
E dinte se diçka e tillë kurrë s'kishte për të ndodhur. Ta largonte atë nga vetja ish mision i pamundur. Dhe një mision që s'e dëshironte. Aty le të qëndronte përjetë, le ta torturonte, ta çmendte. Asnjë nga këto s'do mjaftonte që ai të zgjohej e të mos e ndiente më boshllëkun e pazëvëndësueshëm brenda vetes. Atje do qëndronte gjithnjë. Ashtu do t'i agonin ditët: në dhimbje. Ky mallkim do ta ndiqte derisa një ditë frymë më të mos merrte.U përcoll përsëri. Ashtu me sy mbyllur, në mendje përfytyroi Fabiolën e tij duke u ngërdheshur lehtë si zakonisht, duke e parë me ata sytë blu ku përhumbej i gjithi. Ondet e bukura e të zeza era ia shpupuriste këndshëm. Ai e vështronte. I dashuruar, humbiste në pamjen e saj të magjishme.
Ahh, sikur ta kishte dashuruar më fort, të jetonin të dy së bashku e dorëkapur të shëtisnin botën. Sikur ta kishte lënë mënjanë inatin e tij për të pakthyeshmen, ta kishte falur, të mos bënte lojëra thjesht sa për ta lënduar e ndërkohë thellë në zemër të shpresonte se ndoshta në një të ardhme mund të bëheshin sërish një e të pandashëm.
Para se të ngrihej duke iu marrë këmbët, një puthje la atje ku emri i saj ish shkruar.
Me kapuçin e bluzës mbuloi kokën që të mbronte veten nga shiu i fortë dhe filloi të largohej që aty pa dëshirë.Teksa ecte qetë në rrugët boshe, realizoi se diçka kishte kuptuar plotësisht: nëse do mundej dhe një herë të kthente kohën, nuk do ta shpenzonte atë kot me inate të së shkuarës. Se jeta ishte e shkurtër për t'u hakmarrë ndaj personave të zemrës kur shumë thjesht mund të rrezatonte dashuri e mbështetje.
Jeta ishte e paplanifikueshme për të menduar se sot do urreje e nesër do falje. Nëse zemra të dhimbte duke lënduar të tjerët, atëherë aty duhej të ndaloje për të reflektuar. Ose do falje atë që ish penduar, ose do ta lije të vazhdonte jetën e vet atë që pranë vetes s'të dëshironte.E ai s'kish bërë asnjë prej të dyjave. Ndaj edhe vuante. Ndaj edhe tashmë asgjë për të s'ekzistonte.
Por ashtu, i vdekur mes të gjallëve, ai do jetonte.
I gjallë mes të vdekurve, do bënte ndryshimin.F U N D
Duhet ta dini se një fund i lumtur s'kishte mundësi të ekzistonte.
Fabiola dhe Arveli kishin dashuri të sëmurë, as vetë nuk e dinin se ç'bënin. Se nëse Arveli do ta donte sinqerisht, për asnjë arsye në botë nuk do lejonte që Fabi të përdhunohej, e nëse kjo e fundit do logjikonte siç duhej, do ta kishte urryer Arvelin për veprimin që bëri, jo të nxirrte si justifikim gabimet që kish bërë në të shkuarën.Në njëfarë mënyrë ju kam përgatitur që në fillim të librit për fundin e hidhur. Fabi që do të shkatërrohet, Fabi që urren veten, Fabi që vazhdimisht lutet të jetë duke marrë frymë për herë të fundit. Këto mendime nuk mund t'i ketë një person që dëshiron të jetojë. Thellë, ajo e dinte shumë mirë se një fund i tillë e priste.
Dhe... besoj se kaq ishte XD
Do më pëlqente shumë të dija mendimet tuaja për historinë.Peace!
YOU ARE READING
Peng mëkati
General FictionSot jam peng i mëkatit tim. U ringjall ai mallkim yti që mendova se e kisha vrarë vite më parë. U riktheva sërish në kohën kur aq shumë dëm e dhimbje të shkaktova. Sot më duhet të paguaj, e s'më mbrojnë dot justifikimet e kota. Sot paratë s'më bëjn...