11

281 31 41
                                    

M'u duk sikur çdo gjë tjetër do shkonte vaj kur personi i parë që pashë në momentin që arrita në hotel ishte Arveli.
Nuk pashë habi në sytë e tij, por veç një shikim të ngrohtë të ndjekur nga një buzëqeshje miliarda dollarëshe, që më bëri ta shihja për një kohë të gjatë me adhurim para se të vendosja një ngërdheshje në fytyrë.

-Fabiola?

Ngërdheshja s'm'u largua as kur dëgjova zërin e personit të fundit që doja të kisha pranë.

-Po, i dashur njerk? Çfarë ka ndodhur?

Sytë e tij njëjtë si të kishin marrë flakë, fytyra si spec djegës, duart si purtekë i dridheshin. S'kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa ta shihja aq mjerueshëm.

As drita nuk kishte shpejtësi më të madhe se ecja që ai bëri për të ardhur tek unë.
Shtrëngimi i tij në kyçin tim të dorës qe i dhimbshëm, por as edhe një pipëtimë të vogël s'lashë të më dilte prej buzëve.

-Ku dreqin ishe futur? Nga s'të kam kërkuar, djall femër!

-Më çudite që s'paske kontrolluar ferrin. Do doja të kishe ngelur atje.

-Më shiko mirë ti...

-Bred, qetësohu, njerëzit janë duke ju vështruar, - ky zë sigurisht që do vinte prej Arvelit, te sytë e të cilit betohesha se pashë shqetësim.

Qe pikërisht ajo fytyrë, ata sy, që dhimbjen ma zvogëluan, që mendjen pothuajse desh ma morën.

Bredi më lëshoi, por s'u çudita që nuk e la me aq atë çështje.

-Ngjitu menjëherë në dhomën time. Të pres urgjentisht.

Toni i tij kërcënues s'më trembi, përkundrazi, më bëri të vendosja buzën në gaz e vetëkënaqur.

Largimi i tij i rrufeshëm bëri që të ngelesha aty me Arvelin, Sejdin dhe sigurisht me një turmë të interesuar njerëzish që po hapnin sytë plot kuriozitet.
Pa u kushtuar shumë rëndësi shikimeve të tyre, u drejtova për tek ashensori. Sejdi preferoi të merrte shkallët se gjasmë i merrej fryma, ndërsa Arveli erdhi pas meje.
U mbështeta në faqen e ftohtë të ashensorit duke vështruar përreth derisa sytë i çova tek ai, i cili që nga fillimi kishte qenë duke më vështruar.

-Do i kishe kursyer vetes një bisedë me Bredin sikur të mos kishe ardhur.

-Nuk do ta shmangia gjithnjë. Së shpejti do më binte rasti ta shihja përsëri.

Në momentin që më erdhi pranë, isha duke dëshiruar me gjithë shpirt që diçka të ndodhte në mënyrë që ashensori të mos e vazhdonte ngjitjen.
Dëshiroja ta kisha pranë, t'ia shihja fytyrën më qartë, t'ia nuhasja thellë atë parfum aq erëmirë.

-Bëj kujdes, në rregull? Ai është i marrë.

Pohova me kokë pa dëshiruar të flisja, se doja të ruaja në mendje ato fjalë të thëna aq bukur, aq butë.

Ashensori ndaloi ndërkohë që mua m'u duk sikur s'kishin kaluar më shumë se dy sekonda që rrija aty me Arvelin.
Para se dyert e metalta të ashensorit të hapeshin, ai më la një puthje të ngrohtë në faqe që më ndezi gjithë trupin.
Ndjeva veten të përhumbesha, të shihja në sytë e tij të qeshur e të mos dija ç'të thosha.

Një tufë me njerëz zunë vend aty në ashensor, duke krijuar kështu një hapësirë midis meje e Arvelit që mua m'u duk e largët me kilometra.

E mblodha veten vetëm kur sytë e mi ndoqën atë që doli nga ai mjedis i vogël mbytës.

-Mblidhe veten Fab, mblidhe veten, - pëshpërita me të ulët ndërkohë që nxitova të dilja.

Ai kishte ikur. Edhe pse e dija se diçka e tillë kishte për të ndodhur, sërish nuk e shmanga dot atë ndjenjë zhgënjimi në gjoks.

Qëndrova pak e vetme në korridor para se të futesha në dhomën e Bredit. Ai po qëndronte i mbështetur mbas murit, me duart kryqëzuar duke parë dyshemenë teksa priste për mua.

Me një qetësi të çuditshme që e rifitova brenda një kohe aq të shkurtër, parapërgatita veten për çdo gjë që ai do më thoshte.

-Më thuaj ku djallin ishe futur. Jot ëmë më ka marrë mijëra herë në telefon! Kam sajuar gjithë ato gënjeshtra vetëm për ty!

-Vetëm për mua? Je duke nxjerrë veten engjëll?

-Ti do bësh ç'të them unë! Se betohem në atë Zot, do të të bëj të pendohesh për çdo fjalë që më thua e çdo veprim që bën me kokën tënde!

Nuk më trembi, madje aspak. Me kohë isha mësuar me të tilla kërcënime.

-Kur do ta fiksosh këtu, - i thashë duke i rënë lehtazi kokës së tij me gishtin tregues, - se me mua nuk të lidh asgjë? Bëj provë të më bësh diçka dhe kam për të të shkatërruar komplet.

-Sa fëmijë naiv që je, - më tha pa e prishur shumë terezinë, se normalisht që merrej me mend se fjalët e mia kurrsesi s'kishte për t'i marrë seriozisht. -Mos beso kaq shumë në vete, e dashur, do mbytesh në vetëbesimin tënd siç je mbytur gjithmonë.

Shtrëngova dhëmbët nga inati aq sa ndjeva dhimbje, por u përpoqa të ruaja pamjen më të qetë të mundshme.
Ai, i cili ishte në dijeni për pothuajse çdo aspekt të jetës sime të shkuar, dinte si të më prekte në pikën time të dobët.

-Atëherë do sigurohem që të të tërheq edhe ty me vete atje ku do mbytem. Do jetë kënaqësia më e madhe për mua.

U sigurova që gjatë kohës që i thashë ato fjalë të ruaja një vështrim përqeshës e disi tallës për të acaruar nervat e Bredit ashtu siç ai kishte acaruar të miat.

Kur e kuptova se ai s'kishte ndërmend të shtonte gjë se momentalisht ishte duke nxjerrë tym nga veshët, dola jashtë dhomës pa zhurmë, plot qetësi.

Vetëm kur dola që atje mora frymë thellë e mbylla sytë për të mbledhur veten, pastaj instiktivisht vështrimi më shkoi disa metra tutje, te një derë me një ngjyrë të bukur qumështi. Atje brenda ndodhej ai, shkaktari kryesor i trazirës së qenies sime.
Këmbët më bënë dy hapa afër asaj dere, pastaj mendja më detyroi të bëja një hap pas.
E shihja me ngulm e pavendosur. Doja të shkoja e njëkohësisht më vinte të vrapoja larg, shumë larg që aty.

"Budallaqe!" - i thashë vetes para se të ktheja trupin, të shkoja te dhoma ime e të mbyllja derën me çelës.

Peng mëkatiWhere stories live. Discover now