14

266 36 34
                                    

-Nga ishe futur? Betohem në Zot se kam katër orë që të kërkoj rrotull! Pale, nuk më përgjigjeshe as në telefon! A mund të më thuash se pse e mban atë dreq telefoni kur s'ke ndërmend t'iu përgjigjesh të tjerëve? Të kenë njerëzit ndonjë hall, ti i vdes! - m'u ankua Sejdi fiks në momentin kur sapo dola nga taksia dhe i tha ato fjalë aq shpejt, sa as një rreper s'mundej dot t'i thoshte.

-Më bëhet qejfi të të shoh kështu, - i thashë e buzëqeshur për ta acaruar.

-Lëre qejfin, po më thuaj shpejt ku e kishe futur kokën.

-U ula në një lokal me Xhonin, - fillova t'i tregoja ndërkohë që ecnim për të shkuar në dhomat tona. -Ka qenë mik i ngushtë me tim atë.

-Oh, vërtet?

-Po. Më tha se mund të mbështetesha tek ai për çdo gjë. Pjesa tjetër e bisedës s'besoj të të interesojë.

-Pse s'ma thua troç që thjesht përton të ma tregosh?

-Ç'është ajo fjalë? Për ty mendoj më tepër se për të gjithë, - ashtu si dhe herët e tjera, edhe këtë herë i fola me shpoti.

Morëm ashensorin. Para se të ndryshonte temë gjasmë i bezdisur, Sejdi kroi lehtë fytin.

-Tani ç'do bësh?

E lodhur, bëra një frymënxjerrje dhe mbështeta kokën në supin e tij.

-Mendoj se është koha të bisedoj me Arvelin. Duhet t'i kërkoj falje, apo jo?

E ndjeva se si lëvizi kokën për të pohuar. Nuk më foli, vetëm sa kapi dorën time me të tijën e ndërthurëm gishtat. E doja këtë afërsi me të, më bënte të ndihesha aq mirë, aq ngrohtë.

Dyert e metalta u hapën. Dolëm që aty të dy gati duke zvarritur këmbët e arsyen e kësaj këputjeje nuk e kuptoja, sidomos për Sejdin që e kish në terezi gjatë gjithë ditës.

-Pafshim Sejd, do shihemi.

Më la një puthje në ballë para se të largohej, si puthja e një vëllai të dashur. E doja atë njeri, e doja shumë.

Bëra hapa të ngadaltë për te dhoma e Arvelit. Pasi u mendova për më tepër se dy minuta nëse ishte e drejtë ajo që po bëja apo jo, trokita lehtë mbi derë.
Prita plot durim aty pas, duke vështruar herë pas here dorezën e derës nëse ulej, apo ashensorin se mos ndoshta Arveli vinte që andej.
Do isha larguar e zhgënjyer nëse ai nuk do ta kishte hapur derën në sekondën e fundit.

-Fab?

U futa brenda pa më dhënë lejë dhe pak çaste kohë i përdora për të vështruar rrotull dhomën e rregullt e më pas të ktheja vëmendjen tek ai. Ajo pamje e tij më ringjalli kujtimin e Arvelit 18-vjeçar: me tuta sportive e një hoodie të gjerë dhe flokët ashtu çrregullt, por që e tregonin krejt mahnitshëm.

-Çfarë ka ndodhur?

-Më fal, - i thashë menjëherë pa hequr sytë prej tij. Nëse nuk ia thosha në ato momente, druaja se nuk do ia thosha dot më kurrë.

Qe hera e parë që nuk ndjeva se ula krenarinë time duke kërkuar ndjesë, ashtu siç ishte e para herë që ato fjalë i nxorra pa pendim, me zërin e plotë që shprehte sinqeritet.

-E di që kam gabuar. Për dreq, me ty kam bërë gabimin më të madh ndonjëherë.

Ndoshta përveç kësaj situate, ndikoi edhe gjendja ime e rënduar shpirtërore për shkak të bisedës së mëparshme e cila bëri që diçka të ndryshonte: zëri kërkonte të më dobësohej, edhe pse me ngulm përpiqesha ta ruaja të njëjtë, sytë po i pulisja shpesh për të parë më pastër.
Vështrova përreth për të fituar kohë, mbusha kraharorin dhimbshëm me ajër e pastaj sërish u hasa në sytë e tij.

-Falja ime nuk do i rikthejë kurrë ato që kanë ndodhur, por... Nuk e duroj dot më këtë ndjenjë këtu Arvel.

I rashë lehtazi kraharorit tim që më dukej sikur therte pambarisht kur kujtoja atë mëkat të madh pothuajse të pafalshëm.

Nuk e di se ku e gjeta forcën që t'i shkoja pranë e të lija vetëm një hap të na ndante.

Sytë e tij ishin fiksuar mbi të mitë. Po më digjte, po më përvëlonte ai shikim që s'e dija çfarë fshihte. Por më vriste më tepër fakti që ndërkohë që unë flisja, fytyra e tij ruante të njëjtën shprehje sikur fjalët e mia të mos i bënin përshtypje.

Sa më dhimbte t'i shprehja të gjitha ato që më mbante kraharori. Më merrej fryma. Gjithë ajo botë, gjithë ai oksigjen dukej se nuk mjaftonte për ato mushkëritë e mia të mjerueshme.
Gjunjtë po më dridheshin, po tërhiqeshin gjithnjë e më tepër nga toka e pamëshirshme, e cila më linte të vuaja pambarim kur thjesht mund të hapej e të më flakte në më të largtin cep.

-Më fal që s'munda të ndryshoja në kohë. Më fal që karakteri im ktheu përmbys gjithë jetën tënde.

Ula kokën fajtore. Dhe shpresoja se ndoshta ai largim prej shikimit të tij do më jepte pakëz kohë për të rimbledhur fuqitë.

-Më dënoftë Zoti për gjithë ç'të kam shkaktuar.

Ndoshta ky ishte momenti kur sinqeriteti im arriti kulmin. Gëlltisja krenarinë në çdo fjalë që thosha, edhe pse më dukej sikur ajo situatë do më bënte të mbytesha.

Vura re se duart po më dridheshin, edhe zëri, për djall i gjithë trupi. Dhe ai nuk reagonte, më torturonte kështu çdo herë e më tepër.

-Më urre, më lëndo, bëj gjithçka do, mjaft që të ma largosh këtë gur me të cilin kam vite që jetoj, - iu luta ndërkohë që sërish godita kraharorin tim. -Thjesht...

Nuk arrita dot të përfundoja fjalinë. Zëri m'u pre prej dhimbjes dhe, pa vetëdije, një lot më gjeti shteg në faqe. Dukej sikur dëshpërimi nuk ndalej duke më tërhequr në qoshet më të thella.

Do isha larguar me nxitim nëse ai nuk do më ndalonte për të më marrë më pas në një përqafim.

-Në rregull Fab, qetësohu, - më pëshpëriti ngadalë në vesh teksa lëvizte dorën në kurrizin tim për të më bërë të ndihesha më mirë.

E shtrëngova fort ndërkohë që mbylla sytë e lodhur.

-Më fal, më fal, - vazhdimisht këto fjalë ia pëshpërisja pranë veshit, me frikë se mos ndoshta ai harronte.

Sa më shumë kohë kalonte, aq më tepër zhysja kokën në kraharorin e tij, me shpresën se gjërat do rregulloheshin, se ai vërtet më kishte falur. E vërtet diçka të tilla e doja me gjithë shpirt.

Mora frymë thellë. Sa do dëshiroja që ajo të ishte frymëmarrja e fundit që merrja.

Peng mëkatiWhere stories live. Discover now