17

255 32 40
                                    

Ndalova makinën përballë kompanisë.
Nuk e hapa çadrën për të ndaluar shiun të më binte në trup, por nxitova për t'u futur sa më parë brenda ndërtesës së lartë ku s'e pata të nevojshme për të ngjitur shkallë apo për të marrë ashensorin, se ata të dy gjendeshin pikërisht atje, në fund të korridorit.
Ishin duke u grindur akoma me fjalë, por dukej qartë se inati që kishin do bënte që përveç fjalëve, të hynin në ndonjë zënkë akoma dhe më të madhe, në të cilën medoemos do përfshiheshin grushtet.

-Arvel! - ngrita zërin duke dalë para tij kur kuptova se kishte ndërmend ta godiste Bredin.

Aq të inatosur s'e kisha parë kurrë ndonjëherë. Sytë dukej sikur i lëshonin flakë, nofullat sikur do t'i thyheshin nga forca e madhe me të cilën i kishte shtrënguar.
E atë vështrim më pas ma drejtoi mua. Më pa me të njëjtën urrejtje siç kish vështruar Bredin.

-Qetësohu, - i mërmërita qetë pa lëvizur sytë fare, pa i pulitur për as edhe një çast.

Vështroi sërish Bredin, më pas përsëri mua. Turfulloi i xhindosur dhe u largua.
E urreja kur të tjerët më injoronin në të tillë mënyrë.
Duke mos pasur asnjë arsye se pse të qëndroja aty me Bredin, shkova pas tij, edhe pse e dëgjova disa herë njerkun të më thërriste për të ndaluar.

-Arvel, prit pak!

Ngrita zërin që shiu të mos m'i mbyste fjalët e të kishin mundësi të arrinin në veshin e tij, por ai edhe pse i dëgjoi nuk ndaloi.

-Arvel, ndalo!

Po vrapoja lehtë për ta arritur para se të hipte në makinë e të ikte.

-Më lër të qetë Fabiolë, - më tha ftohtë kur ia kapa krahun dhe e tërhoqa nga vetja. - Nuk dua që të bëhesh vendi ku do nxjerr inatin.

-Le të bisedojmë pak, ndoshta...

-Të bisedojmë për çfarë? S'kemi asgjë për të folur. Largohu tani, shko bëj qejf me familjen tënde të dashur.

Fjalët e tij më erdhën rëndë, por i përcolla me një shtrëngim nofullash dhe mbyllje sysh.

-Nuk e di se ç'të ka thënë Bredi, por...

-Mos u mërzit. Të njëjtat fjalë që më ke thënë ti dikur më tha edhe ai. Po filloj të mësohem.

Ndoshta në këtë mënyrë mund ta shpjegoja shikimin e tij që vazhdonte të ishte i mbushur me inat dhe urrejtje.
Nënqesha ironikisht dhe njëkohësisht dhimbshëm. Po dilte dhe dufi që ai kishte mbajtur brenda për kaq shumë kohë.

-Do ishte më mirë t'i bisedonim këto diku tjetër dhe...

-Asgjë s'kemi për të biseduar. Ndoshta Bredi ta ka nevojën më tepër për këtë gjë.

-Dreqin, më lër t'i përfundoj ato që dua të them!

Heshti kur i ngrita zërin e acaruar. Ndoshta filloi të reflektonte mbi përgjigjet që më kishte dhënë, por shpejt ndryshova mendje edhe për këtë mendim.

-Shiko pak Fabiolë, mos prit të jem i qetë kur të tjerët si puna e Bredit kërkojnë të gërmojnë atje ku s'duhet. Nuk e di se ç'e keni këtë fiksim të tillë, por kuptojeni se s'ua ka për borxh tjetri t'ia bëni këto lojëra të tilla. Ato që keni kaluar nuk i justifikojnë dot veprimet që bëni kur keni mjaftueshëm tru për të arsyetuar.

Kjo definitivisht më dogji. Sytë m'u mbushën me lot nga inati, se qenë pikërisht ato fjalë që më kujtuan të shkuarën e dhimbshme që përpiqesha ta harroja. Thumbin e tyre e kapa, e kuptova se të njëjtën mëri që kishte ndaj Bredit, për momentin e kishte edhe ndaj meje.

-Mos e gjyko arsyetimin tim, se ti nuk e di ç'kam kaluar! Nuk je rritur siç jam rritur unë!

-Me një familje të dashur dhe gjithçka që doje? Mjaft aktrove sikur jeta jote ka qenë kaq e vështirë!

-Një familje të dashur?! Ku e gjen ti dashurinë e tyre?! Ku dreqin e gjen ti që nuk e gjej unë?! A dashuri është që ajo nënë që ke të mos interesohet për ty?! Apo që njerku të dojë të të përdhunojë?! Kjo është dashuria?! Në djall le të shkojë familja me dashurinë nëse është kështu atëherë! - shpërtheva e acaruar, duke i thënë kështu shumë gjëra që gjithnjë i kisha mbajtur për vete. -Mirë, e di për gabimet trashanike që kam bërë! E di që falja nuk rregullon gjë! Por çfarë të bëj?! Mos ndoshta duhet të vras veten që të tjerët të jenë të lumtur?!

Shiu që binte si litar m'i fshehu piklat e lotit që më rrodhën syve, nga inati e nga lëndimi njëkohësisht. Po e mbaja veten me zor në këmbë, me zor po ndrydhja edhe shfaqjen e dhimbjes që ndieja.

-Mos guxo ta bësh diçka të tillë, - më tha ai me zë më të qetë se më parë duke më vështruar serioz.

-Pse jo? - u ngërdhesha në vetmi. -Askush nuk interesohet për mua. Askush nuk do t'ia dijë se si ndihem, se si mendoj, se çfarë dua. Ç'mund të më mbajë gjallë në këtë botë?

Ai mori frymë thellë dhe hoqi vështrimin nga unë për disa sekonda, pa vendin e shkretuar dhe destinacion përfundimtar pati sërish sytë e mi.
Qe i penduar ai shikim, ndaj dhe zemra ime sërish do zbutej nga inati që më ishte krijuar aq lehtë.

-Më fal, - më tha ngadalë ndërkohë që më erdhi pranë dhe duart m'i vendosi në faqe me butësi. -Nuk doja të të lëndoja, por ai njerk që ke m'i bëri të gjitha nervat lëmsh.

Mbylla sytë e trishtuar, pastaj më erdhi instiktive ta përqafoja fort e ta lija veten në krahët e tij.
"Të dashuroj," - desha t'i thosha, por e ndalova veten. Ndoshta herë tjetër do të ndodhte. Ndoshta do vinte ndonjë çast më i mirë. Njerëzit për këto çaste jetonin fundja fundit, apo jo?

Peng mëkatiWhere stories live. Discover now