21

277 35 55
                                    

E rrita dozën unë, katër pjesë në ditë😂
Nesër përfundon libri

Katër ditë më vonë

-Zot, sa më kishe munguar! - më tha teksa më përqafonte Aldo, djali i Bredit me gruan e tij të parë, që ish kthyer atë ditë prej Norvegjie.

Edhe pse jo vëllai im biologjik, me të kisha ndërtuar marrëdhënie vërtet të mira. Largësia për shkak të punës së tij kish bërë që të mos flisnim shpesh, por dashurinë për të e ruaja në zemër.

-Edhe mua. Më kishte marrë malli të të përqafoja kaq fort.

Lehtë harkova buzët dhe pastaj e pashë në sy, duke bërë më të mirën time për të fshehur trishtimin që s'më kish ikur akoma dhe nuk e dija se kur mund të më ikte. Përpiqesha, bëja çmos të harroja ngjarjen e shëmtuar me Bredin, por ajo më shfaqej çdo natë në ëndrra, më përforcohej kur shihja shenjat në trup. Dhe pastaj djegia e shtëpisë, vrasja e gjithë atyre kujtimeve do ruhej si një ndër arsyet që kanë nxitur shfaqjen e dobësisë sime.

-Pse rri këtu ti? Mendoja se do ishe në shtëpi me babin dhe mamin.

U përtypa në siklet, pa qenë e sigurt nëse duhej t'i tregoja se ç'kishte ndodhur. Por nëse nuk ia thosha unë, atëherë do dëgjonte gënjeshtrën e sime mëje.

-Kisha nevojë të rrija larg tyre. Dhe...s'besoj t'ju shkoj ndonjëherë pranë.

-Çfarë ka ndodhur? Pse gjithë kjo mërzi?

Serioziteti i tij bëri që sikleti të më shtohej akoma dhe më tepër. Si mund t'ia thosha se babi i tij më kishte përdhunuar? Si të ma nxinte goja këtë fjalë?

-Më thuaj, mos ki frikë, - shtoi kur pa ankthin tim dhe më vendosi dorën në faqe që ta shihja në sy.

-E kam të vështirë të ta them, - fola me një pëshpërimë e lënduar.

-Thuaje si të të vijë Fab, nuk do të të paragjykoj.

Hoqa sytë prej tij, edhe pse diçka të tillë ai s'e donte. Nga nervozia, nga përpjekjet e shumta për të përcjellë lotët, fillova të luaja me duart.

-Bredi... ka pasur kohë që...

-Që çfarë? - më pyeti kur bëra një pauzë të gjatë.

-Që donte të më...përdhunonte, - përfundova me zë të fikur e të dridhur.

-Çfarë?! - bërtiti duke u ngritur menjëherë nga karrigia, e cila u rrëzua në tokë dhe krijoi kështu një zhurmë tejet të pakëndshme për veshët.

I mllefosur nga ajo që i thashë, deshi të dilte nga shtëpia e me shumë mundësi të ballafaqohej me Bredin, por i shkova pas me nxitim dhe e kapa në krah për ta ndaluar.

-Aldo, prit, ndalo. Ai gjendet në burg.

Ai mezi mbushej me frymë nga inati. Dukej sikur mund ta vriste Bredin pa iu dridhur qerpiku nëse do ta kishte përballë.

-Ia tregove policisë se ç'të bëri?

-Jo. Hyri atje se dogji shtëpinë në Detroit, - ja dhe një tjetër gjë që ia tregova me gjysmë zëri.

Ai shtrëngoi grushtet fort e me këmbë goditi murin për të nxjerrë jashtë inatin që i vlonte përbrenda.

-Mos u shqetëso. Do i shtohen dhe ca vite të tjera burg kur të tregosh se ç'të ka bërë. Por dreqin, pse s'më tregove më parë Fab? Do kisha ardhur direkt te ti.

Më mbështolli plot dashuri në krahët e tij dhe më puthi në kokë për të më qetësuar.

-Po Elena? E di ajo se ç'ka ndodhur?

-Mendon se qeva unë ajo që i shkova pas Bredit.

Ai psherëtiu i zhgënjyer e më mori akoma dhe më pranë vetes.

-Tani nuk ke pse mërzitesh. Do të të qëndroj unë pranë, nuk kam për të të lënë vetëm asnjëherë.

Mbylla sytë në përqafimin e tij, për ta lënë veten të më qetësohej midis dhimbjes shpirtërore.

Pas pak telefonoi më tringëlliu zhurmshëm në xhinse, çka bëri të largohesha nga Aldo e të shihja mesazhin që më kish ardhur. Ishte nga Sejdi.

"Hej Fab, ke kohë që të takohemi pak? Kemi kohë pa u parë."

I shkrova një "po" e ai menjëherë më dërgoi adresën e lokalit ku duhet të shkoja.

Ngrita kokën për të parë Aldon.

-Më kërkon një shok. Mërzitesh të qëndrosh për pak vetëm?

-Jo, mos u bëj merak për mua, do shkoj të takoj Elenën. Mendoj se duhej të diskutoj me të.

Para se të ikte, më rrahu shpatullat lehtë teksa përpiqej të më jepte një buzëqeshje të ngrohtë, por e dija se inati i madh s'e lejonte të hiqej i qetë.

Për t'u takuar me Sejdin dola ashtu siç isha, me të njëjtat xhinse e një bluzë të gjerë. S'kisha aspak nerva të kontrolloja për rroba të tjera.

Me vështirësi e gjeta të ulur në një karrige në cep të lokalit, atje ku mezor dallohej.
Ishte përhumbur jashtë dritares e nuk më ndjeu fare kur iu ula përballë, ndaj lehtë e preka në shpatull për ta sjellë në vete.

-Oh, Fab, më fal, s'e kisha mendjen.

Më dha një nënqeshje të lehtë, por jo si gjithmonë.
Takimi me të qe i çuditshëm, ndryshe prej herëve të tjera. Nuk më fliste lirshëm, ngurronte shumë, aq sa dukej sikur diçka e mundonte, e gërryente përbrenda e donte të ma tregonte, por s'dinte si.
E durova për një kohë të gjatë këtë gjendje, por s'kaloi shumë kohë derisa s'mundesha më tepër të qëndroja nën gjemba prej shikimeve të tij të çuditshme.

-Ç'ka ndodhur? Pse më sheh kështu?

S'e dija se pas përgjigjes së tij do të më ikte ajo buzëqeshje e cila që prej fillimit kish qenë e vakët.
Ngrita njërën vetull kur përveç heshtjes s'mora gjë tjetër.

-Më njoftuan se Arveli do martohet.

Ai lajm më ra si ortek drejt e në kafazin e kraharorit dhe arriti të ma mpinte trupin.

Arveli... do martohej?...

Peng mëkatiWhere stories live. Discover now