-Mos ik atje, të lutem.
Sejdi më ndiqte pas që të më ndalonte të shkoja të shihja Arvelin, por as stuhia më e madhe nuk do ishte e mjaftueshme që të bënte të mos e realizoja atë që doja.
-Fab! Ndalo!
-Më lër Sejd, dua ta shoh me sytë e mi. Ti më gënjen!
Shkunda krahun tim prej shtrëngimit të tij dhe ia pashë me inat fytyrën që i dukej e shpërfytyruar si pasojë e lotëve që më kishin mbushur sytë.
-Të lutem, mos, do lëndosh veten!
Më thërriste nga pas, por nuk i bindesha.
Doja të vërtetoja fjalët e tij, doja të kuptoja se ai ishte gabuar, se Arveli s'mund të ma bënte diçka të tillë, se Arveli më donte mua e jo një femër tjetër!Po vrapoja rrugëve të errëta dhe të lagura nga shiu për të shkuar në shtëpinë e Arvelit, atje ku Sejdi më tha se po kurorëzohej dashuria e tij me Xhasminën.
Ajo rrugë që normalisht do më mbante rreth njëzet minuta për t'u përshkuar, tani u bë më e shkurtër se dhjetë minuta frymëmbajtëse.Vetëm pesë hapa më ndanin nga shtëpia kur dëgjova fjalët "dhe tani ju shpall burrë e grua", që më bënë të ngulja këmbët në tokë e të qëndroja drejt si qiri që shkrihej ngadalë.
Nuk e di se ç'më ndodhi më pas, se cili zë brenda vetes më detyroi të ecja si e vdekur drejt shtëpisë, të shtyja portën e të shihja atje një turmë me njerëz të lumtur që gëzonin.Ndihesha e pajetë, sikur çdo gjë brenda meje ishte fshirë, ishte marrë me forcë prej meje për të më lënë të shkretë.
Eca drejt ngadalë, por në fakt nuk isha e ndërgjegjshme për ato që bëja.
Më lotonte e gjithë brendësia nga ajo pamje, por jashtë nuk e shfaqja. Brenda po thyhesha, por jashtë dukesha e ngrirë.Vazhdova hapat derisa u ndesha me Arvelin, me atë shpirlig që ditë më parë më përqafonte, më bënte ta dashuroja akoma dhe më tepër si e marrë e tani më vriste në këtë lloj mënyre.
Ndërkohë që më shihte drejt e në sy pa asnjë shprehi në fytyrë, unë aktroja sikur të mos ishte gjë e madhe, kur në të vërtetë po më thyhej zemra. I gëlltita lotët, i pulita dy-tre herë sytë e ndjeva një buzëqeshje të rremë që vetvetiu më mbuloi fytyrën.
Ajo buzëqeshje imja qe varri im, ndërsa buzëqeshja e tij qe dheu që më hidhnin sipër.
Teksa e shihja e humbur, e vetme edhe pse rrethohesha nga dhjetëra njerëz që më shihnin me habi, diçka arrita të kuptoja.
Ishim si zjarri dhe hiri. Kaq të ngjashëm, e njëkohësisht të ndryshëm.
Ai kishte një gjallëri tmerrësisht të bukur, shkatërruese, përvëluese.
Ndërsa unë isha e humbur, e dobët, dhe dëshpërimisht e dashuruar me të.Padashur, një lot më rrodhi në faqe, por vazhdova të mbaja të njëjtën buzëqeshje në fytyrë.
Më dhimbte. Ajo buzëqeshje më merrte frymën. Doja vetëm të bërtisja, të ulërisja aty para të gjithëve, të vdisja e të mos shihja atë pamje të tillë, se për dreq vdekja ish më e ëmbël sesa të duroja të tillë dhimbje, të shihja lumturinë e Arvelit e të kuptoja shkatërrimin tim.Hapa të ngurtë fillova të hidhja mbi barin e njomë, mbi tokën që më dridhej këmbëve.
-Kjo është ajo? Fabiola? - dëgjoja zëra njerëzish të panjohur që më kumbonin në vesh.
-I ati dhe ashtu i vdekur është me turp. Ia nxiu faqen një fëmijë i tillë.
-E gjora. Si e vdekur ecën.
-S'e sheh Arvelin? Duket që s'i intereson fare për të.
-Po ka lezet ai me Xhasminën, sikur janë bërë për njëri-tjetrin.
Do doja që ato fjalë përfundimisht të më kishin vrarë, por s'bënin gjë tjetër veçse më thërrmonin akoma dhe më tepër, më bënin të urreja veten.
Vazhdova të ecja derisa qëndrova dy hapa larg Arvelit. Me sytë e skuqur prej lotëve, vështrova në sytë e tij të qeshur.
-Më thuaj se kjo nuk është e vërtetë, - mërmërita dhimbshëm ndërkohë që po dridhesha.
Ai buzëqeshi hareshëm, sikur fjalët e mia t'i kishin falur gazin e botës.
-E pse të mos jetë? Jam martuar me atë që dua. Nuk do më urosh?
Fjalët më ngecën në grykë. Sa bosh u ndjeva në ato momente, sa e përbuzur, sa e vrarë.
Ta uroja? Por a nuk ishte kjo njësoj si të uroja për vdekjen time? Të gëzoja për mosekzistencën e qenies sime të vetmuar?-Të të uroj për çfarë? Për diçka të rremë?
-E rremë? E dashuroj, Fabiolë, më tepër se çdokënd. E dashuroj siç nuk të desha kurrë ty.
Heshtje. Gjithë mërmërimat rrotull pushuan. Ashtu desha të më pushonte dhe zemra, dhe ato rrahjet e lodhura që me zor më mbanin në këmbë.
-Përse je duke e bërë gjithë këtë? Çfarë do të fitosh?
-Nuk do fitoj asgjë, ashtu siç nuk kam asgjë për të humbur. Më çudit fakti se mendove që mund të dashurohesha pas dikujt si ti.
Zemra mori një tjetër goditje me shtizë. E ajo shtizë u ngul thellë, lëvizi, thelloi plagën, më njohu me dhimbjen e ferrit.
Çdo gjë më dukej e njohur, e përsëritur për të dytën herë, derisa çdo gjë filloi të më qartësohej.
Mëkati im po merrte sërish trajtë. Ajo ngjarje e shumë viteve më parë po ndodhte sërish. E tashmë s'po lëndoja unë. Unë thjesht sa merrja thika të njëpasnjëshme, të pamëshirshme, që s'pranonin të ma merrnin jetën, por më torturonin në atë lloj mënyre.***
-Ti mendon se unë të dashuroj? Vërtet je kaq naiv?
Ishte ditëlindja e saj e tetëmbëdhjetë. Mbledhur me miqtë e shkollës në oborrin e prapmë të shtëpisë së saj, ajo bisedonte me Arvelin.
-Ti the se më doje.
Zhgënjimi e dhimbja në fytyrën e tij ishin të pakrahasueshme, por për Fabiolën ishin thjesht argëtim e temë talljeje me shokët që kishte aty rrotull.
-Më fal që të zhgënjej atëherë. Kurrë s'të kam dashur. Tani mos u sill si fëmijë e të qash, por kthe thembrat e ik. Qejfin pa ty e pëlqej më tepër.
Ato fjalë të thëna prej saj çanë edhe një herë zemrën e dashuruar të Arvelit. Të dashuronte një femër si ajo, kish rezultuar fatale për një djalë si ai, që jepej i gjithi pas atyre që i donte pa kushte.
Telefoni iu drodh në xhinset e errëta pis që kishte veshur. I hutuar, mori telefonin në dorë dhe vështroi mesazhin që sapo i kishte ardhur.
"Më vjen keq që ta them këtë Arvel, por mami yt u bë keq sot dhe e çuam në spital. Mjekët na informuan se s'arriti t'ia dilte dot."
Këtu mori dhe goditjen përfundimtare.
Ngriti sërish sytë dhe vështroi përsëri Fabiolën, shkaktaren e gjithë kësaj katrahure.
-Betohem se një ditë do të të shkatërroj Fabiolë. Mbaji mend fjalët e mia, do të të shkatërroj.
Kështu tha një tetëmbëdhjetë vjeçar atë mbrëmje të bukur vere.
Kështu dhe në të ardhmen bëri.
***
Ç'mendim keni për Arvelin tani?😶
YOU ARE READING
Peng mëkati
General FictionSot jam peng i mëkatit tim. U ringjall ai mallkim yti që mendova se e kisha vrarë vite më parë. U riktheva sërish në kohën kur aq shumë dëm e dhimbje të shkaktova. Sot më duhet të paguaj, e s'më mbrojnë dot justifikimet e kota. Sot paratë s'më bëjn...