Një kapitull surprizë në librin surprizë, i cili është kthyer tashmë në të preferuarin tim... Përpara se të nisni leximin desha t'ju njoftoj se kam ecur me shkrimin e tij dhe mund të them se është një ndër të vetmit që më pëlqen se si ka ecur deri më tani në rrjedhë ngjarjesh. Kam tepër shpresa nga ky libër dhe jam aq e gëzuar sa më vjen t'ua tregoj ngjarjet kryesore direkt... (nuk do e bëj)
Për përditësimet: Libri do të përditësohet 2 herë në javë. Në raste të rralla ndoshta edhe 3. Për përditësim të njëpasnjëshëm limiti i votave është 25 (pra çdo kapitull 25 vota + pasohet nga një tjetër atë ditë ose të nesërmen). Mund të duken shumë, por ndryshe nga "Mafia e bardhë", libri këtu nuk ka përfunduar ende dhe ndaj kam vendosur të tjera kushte. Shpresoj t'më mirëkuptoni dhe ju uroj lexim të këndshëm♥︎
♥︎
Për Valeria Torres kthesat e jetës tashmë nuk ishin më një problem. Ishte mësuar me to, por mungesa e një pune të mirëfilltë, e cila s'kishte të bënte me bukurinë apo trupin e saj që nga koha kur ishte studente po i shkaktonte grerëza në stomak. Veshi një këmishë në ngjyrë rozë të lehtë dhe nje fund lëkure të shkurtër. Kapi flokët topuz dhe u nis për në kompani. Nuk i kishte kthyer përgjigje Arelios që prej mëngjesit të kaluar dhe fatmirësisht, as ai nuk kishte insistuar që ajo ta bënte.
Parkoi makinën e saj në hapësirat e kompanisë dhe u nis drejt zyrës së Arelios.
- Are... - filloi të flasë duke hapur derën, por u shtang kur pa se në zyrë ndodhej edhe dikush tjetër. - Më falni! Nuk desha t'ju ndërpres. - i tha ajo dhe bëri të dalë.
- Eja Valeria! Sapo do të telefonoja. - i tha ai duke qeshur. - Mark Olen, një nga klientët e mi më të mirë. - e prezantoi ai dhe burri i cili mesa dukej quhej Mark u kthye.
- Mark? - i thotë ajo me një buzëqeshje në fytyrë.
- Valeria? Ti këtu? - i thotë ai plot emocione ndërkohë që Arelio i kishte ngulur një vështrim të sertë.
- Sa kohë e gjatë pa u parë! - i thotë ajo, kurse ai e merr në një përqafim.
- Do më pëlqente të kuptoja se nga njiheni. - ndërhyn Arelio.
- Kemi qenë në një grup në universitet. Si në bachelor edhe master. Botë e vogël, apo jo?
- Ah. Duket që paskeni qenë dhe të afërt. - i thotë ai me ton ironik, kurse ajo rehatohet përballë Markut.
- Kemi qenë vërtetë! Të kujtohet kur linim orët bashkë?
- Besoj se duhet të fokusohemi te e tashmja apo jo? Na presin punë për të bërë. - ndërhyn Arelio dhe si Mark, ashtu edhe Valeria pohojnë.
Ndërkohë që flisnin për projektin e radhës, shikimi i tij u fokusua në lëvizjet e saja sa të shkujdesura, aq edhe të rregullta. Një moment e pa të përkulej për të marr një dokument mbi tryezë, ndërkohë që Mark i nguli sytë gjoksit të saj. Ndjeu gjakun t'i vlonte në vena, por nëse do të fliste e dinte shumë mirë që do prishte gjithçka. I duhej ky bashkëpunim dhe njëkohësisht nuk donte që të zihej me Valerian e tij për një si Mark që dukej më shumë femër sesa mashkull.
- Besoj se detajet mund t'i diskutojmë nesër. Kemi një takim për pak. - i thotë ai.
- Patjetër! - flet Mark, pa e parë në sy. - Meqë ra fjala Valeria je e lirë sonte? Do ishte kënaqësi nëse do të darkonim së bashku.
- Nuk e di. - i tha ajo duke parë Arelion me bisht të syrit. - A kemi punë sonte shef? - vazhdoi me një nënqeshje në fytyrë. Sigurisht që nuk i kishte shpëtuar xhelozia në sytë e tij apo mënyra si ndërhyri disa herë në bisedë.
- Kemi gjithë ktë projekt për të shqyrtuar Valeria. - i thotë ai ftohtë pa shprehur emocion në fjalët që tha.
- Epo atëherë dalim një herë tjetër Ria. Merre, - i thotë ai. - Kartëvizita ime. Mund t'më telefonosh kur të duash. Arelio, - i tha më pas duke u kthyer nga ai. - Kënaqësi të punoj me ty! - vazhdoi dhe u largua duke i shkelur syrin Valerias.
- Nëse nuk keni nevojë për diçka tjetër shef, po shkoj të merrem me disa dosje.
- Qëndro aty ku je Valeria. - i tha ai me një ton të prerë duke ju afruar pranë. I mori kartëvizitën që mbante ende në duar dhe e gërrisi. - S'besoj se do të duhet kjo.
- Por unë kisha në plan të flisja me të... - i tha ajo duke holluar zërin si një fëmijë.
- Valeria. - i thotë ai duke e kapur fortë nga të pasmet e saja që qëndronin fikse në duart e tij. - Po luan pisët.
- Dhe çfarë? - i tha ajo kurse shikimi i tij kaloi nga sytë e saj mbi gjoksin e saj të plotë. Uli kokën midis tyre duke marrë frymë thellë gjë që e bëri atë të lëshonte një psherëtimë të lehtë.
- Arelio, jemi në zyrë... - i thotë ajo kur ai filloi t'i shkëpusë kopsat me dhëmbë.
- Dhe çfarë pastaj? - i thotë ai duke e lënë vetëm me sutjena. E ngriti në peshë dhe e uli mbi tavolinë, kurse vet u pozicionua në karrigen lëvizëse duke e vështuar nga fija e flokut.
- Mos jeni gjë xheloz, shef?
- Përse duhet të jem xheloz për diçka të timen?
- Nuk e di, s'më dukeni aq mirë. Apo ktë bëni me gjithë sekretaret tuaja?
- S'kam pasur një sekretare më parë. - i thotë ai duke e vështuar nga kraharori dhe ajo buzëqeshi lehtë.
- Atëherë besoj se jeni lodhur. - i thotë dhe zbret prej tavolinës duke u ulur mbi prehërin e tij.
- Sa Mark ke pasur në universitet Valeria? - i thotë ai duke kaluar duart lehtë mbi lëkurën e saj.
- S'e di. S'i kam numëruar. - ju përgjigj ajo kurse ai nisi ta puthë në qafë.
- Mos duhet të të vendos në një kuti xhami apo të lidh pas vetes që të tjerët t'mos afrohen më?
- Pse nuk mund t'u bësh dot ballë vet? - i tha ajo duke ulur dorën në organin e tij dhe filloi ta lëvizë.
- Dreq!
- Pra nuk mundesh?
- Ti e di që do përfundoja duke vrarë gjysmën e njerëzve që njoh. - i thotë ai dhe ajo u përkul duke e puthur në mënyrë pasionante.
Të dy i lanë pas fjalët duke ju përkushtuar prekjes së tyre.
Ishte ai që e ngriti sërish mbi tryezë dhe i hoqi fundin për të shijuar fletëzat midis këmbëve të saja ndërkohë që ajo rënkonte lehtë. Më pas, vendosi dy gishtat brenda saj ndërkohë që dora tjetër ishte duke zbërthyer pantallonat e veta. Në punë minutash u fut brenda saj duke lëvizur shpejt sikur të donte të shfrynte gjithë epshin dhe inatin brenda saj.
- Ohh... Arelio...
- Të pëlqen kur lëviz kaq shpejt apo jo?
- Mhmm... - i thotë ajo, kurse ai nis të kafshojë sërish qafën e saj. E urrente aq shumë sa edhe e donte dhe ndoshta ky ishte mallkimi që u kishte rënë për pjesë. E urrente kur teksa e prekte kujtohej se sa të tjerë e kishin bërë ktë gjë më parë, por e donte si i marrë kur trupi i saj përgjigjej edhe nga fjalët e tij.
I kujtohej kur dëgjonte rënkimet e saja nga dhoma e tij dhe jo rrallë herë kishte zbritur poshtë duke e vrarë në vend atë që po ja shkaktonte ato pasthirrma. Kishte duruar gjithçka dhe e dinte se faj për këtë kishte vetëm egoja e tij, e cila u thye vetëm kur kuptoi se ishte vërtetë e kënaqur teksa Ares derdhej brenda saj.
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...