Pasi nxori gjithë vrerin e mbledhur në kraharor, u largua së bashku me Ekon për në katin e sipërm

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Pasi nxori gjithë vrerin e mbledhur në kraharor, u largua së bashku me Ekon për në katin e sipërm. Ende nuk kishte vendosur se çfarë do të bënte me Aresin, por me siguri nuk do të ishte dhe aq i mëshirshëm. Kjo temë ishte më shumë se pluhuri i fundit që kishte mbetur nga familja e ngritur mbi gënjeshtra. Ktë herë kishte të bënte me familjen që do të krijonte dhe nuk mund të falte askënd qoftë edhe për një gjemb që mund t'i provokonte qetësinë.

- E ke menduar se çfarë do bësh për atë muhabetin? - e ndërpret Eko nga mendimet teksa ngjisin shkallët.

- Cilin?

- Italia jugore është si vend jetim tashmë.

- E di, por fillimisht më duhet të kaloj pak kohë me Valerian.

- Për sa kohë ju shuhet malli zakonisht? - e ngacmoi Eko duke qeshur në mënyrë djallëzore dhe ai thjesht rrotulloi sytë i bezdisur.

Kur më në fund mbërritën në katin e parë të vilës, u drejtuan nga kuzhina ku mund të dallonin Martinin që po bisedonte me Siennën dhe Valerian. I erdhi çuditshëm, por ruajti qetësinë duke i kujtuar vetes se Martini kishte Lusin.

Me shumë mundësi kishte ndodhur diçka që kërkonte vëmendje të plotë ndryshe Martini nuk do e kishte problem ta fliste çështjen në publik. Çfarë i bëri përshtypje ishte shikimi që ai i hodhi Valerias sapo Eko e pyeti se çfarë kishte ndodhur. Rrudhi vetullat dhe shtrëngoi nofullat fortë, por nuk foli. Ishte i sigurtë se pamja e tij jepte një mesazh të qartë.

- Do ishte mirë që edhe Diaz të na bashkohej. - tha ai duke kthyer vëmendjen drejt tyre. Ndërkohë Arelio u ndje i konfuzuar. Çfarë ngjarjeje mund ta përfshinte dhe atë veç Valerias? Pohuan të dy dhe u drejtuan për në zyrë, por vetëm në atë moment u dëgjua zëri i saj.

- Ka të bëj me mua apo jo? - pyeti ajo dhe vuri re se si Martini e pa me sy të padeshifrueshëm. Po fillonte të bezdisej. - Dua ta di dhe unë. - vazhdoi ajo duke u afruar më pranë me të njëjtën siguri dhe krenari të frikshme si më parë që e bëri të qeshte.

- Val, - i tha ai duke e kapur nga krahu teksa e shikonte drejt e në sy. - Duhet të qetësohesh. Ke kaluar shumë dhe...

- Arelio nëse ka të bëj me mua, më takon ta di!

- Kush është babai yt Valeria? - e pyeti Martini duke i lënë të gjithë nga pak të habitur.

- Ku do të dalësh? - e pyet Arelio ktë herë me posturë tepër serioze.

- Frederik Romano. Doni i vetëm i mbetur për Italinë jugore tashmë që Aresin e kemi në dotë është vënë në kërkimin tënd duke pretenduar se je e bija.

- Çfarë? - thotë Eko thuajse i shokuar. - Frederiku? Ai është sjell gjithmonë qetë...

- Të na e thotë Valeria. - flet Martini ndërkohë që Arelio bashkon sytë me të sajët, por ajo ul kokën.

- Është e vërtetë Valeria? - e pyet ai duke e kapur nga mjekra për të bashkuar shikimin me të.

- Unë... - tha ajo dhe s'po kuptonte përse ishte e prekur nga ajo bisedë. - Nuk e di.

- Si nuk e di?

- Kishe të drejtë Arelio! Duhet të qetësohem fillimisht. - i tha ajo duke u larguar prej tyre.

- Valeria! - i thërret ai, por ishte e kotë. Kthehet nga Sienna si për ta pyetur nëse di diçka, por ajo duket po aq e habitur sa edhe ai. E injoron shikimin e Ekos apo të Martinit dhe shkon pas saj, por nuk ndodhej në sallon. Pyeti njërën nga punonjëset e pastrimit dhe ajo i tha se e kishte dërguar në dhomën ku ai kishte qëndruar këto ditë. Ngjiti shkallët me shpejtësi dhe hapi derën për të parë Valerian që ishte kërrusur në cep të krevatit teksa qante. Ju afrua pranë duke i larguar flokët nga fytyra dhe sapo u mundua të flas ndjeu buzët e saja mbi të tijat.

- Val... - i tha ai nën puthje duke u shkëputur prej saj.

- E dija.

- Çfarë dije?

- Të vjen vështirë dhe t'më puthësh apo jo? Sepse Aresi... - filloi ajo të flasë, por këtë herë ishin buzët e tija ato që i ndërprenë të folurën. Në fakt donte ta pyeste dhe diskutonte me të se çfarë nuk shkonte si gjithë të tjerët, por çfarë ata ndjenin nuk ishte diçka që mund ta bënin të gjithë.

Sa më shumë thellonte puthjen, aq më tepër kërkonte. Çfarë ishte droga para buzëve të saja?

Kaloi dorën poshtë duke fërkuar lehtë e në mënyrë joshëse zonën e saj intime, kurse ajo rrethoi qafën e tij me duart e saja teksa luante me gjuhën e tij.

I kishte munguar kaq shumë prekja e saj dhe ishte i sigurtë se dhe asaj prekja e tij. Trupi i saj vazhdonte të përgjigjej po njësoj.

U shkëput më në fund prej saj dhe e shtriu në krevat, por dalloi një pasthirrmë që i doli prej buzëve. E pa drejt e në sy sikur donte ta pyeste, por vetëm atëherë u kujtua për torturat në kurrizin e saj.

- Ktheu përmbys.

- Arelio të lutem vazhdo!

- Ktheu. - i tha ai dhe ajo e dëgjon më në fund. Pa kurrizin e saj të zhveshur që ishte pikturuar plot fshikëllima dhe zemra ju drodh. Më pas uli fytyrën dhe e puthi në qafë teksa ajo rënkonte lehtë. Rrështiqi ngadalë me gjuhë në kurriz dhe ndonëse e ndjeu trupin e saj të dridhej nuk ndaloi. Donte t'ja puthte gjithë ato plagë që të mund t'ja zbuste pak dhimbjen.

- Të dua shumë Valeria e di? - i tha ai kur arriti pak mbi vithet e saja, por ajo nuk u përgjigj. E qëlloi te një nga të pasmet dhe dëgjoi një rënkim prej saj. - Të dua të përgjigjesh Val. E di se sa shumë të dua?

- Jo. - i tha ajo dhe mund të dallonte tonin provokues të saj.

- Asnjëherë s'të ka pëlqyer të të prek butë apo jo? - i tha ai duke e kapur nga bishti në të cilin kishte mbledhur flokët dhe i kafshoi lehtë qafën.

- Arelio...

- Përgjigju! - i tha ai duke e qëlluar sërish mbi të pasme.

- Dreq! Jo...

- Si të që të të prek atëherë?

- Ashtu siç di ti. - thuajse i tha ajo me zërin që refuzonte t'i dilte.

- Dhe si di unë e dashur?

- Më prek sikur më urren dhe më puth sikur më dashuron. - i tha ajo dhe ai qeshi lehtë nga përgjigja e saj e zgjuar.

Psherëtimë dashurie | ✓Where stories live. Discover now