SHËNIM: Këto ditë kam ecur sërish me përpunimin e drafteve dhe kjo falë jush dhe suportit që tregoni pas gjithçkaje

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

SHËNIM: Këto ditë kam ecur sërish me përpunimin e drafteve dhe kjo falë jush dhe suportit që tregoni pas gjithçkaje. :) Për këtë arsye updatet do të jenë më të shpeshta🫶🏻

♥︎

Pasi mbaroi bisedën me Gabrielin për telefonuesin që vazhdonte të ishte një enigmë vuri re Valerian dhe Majan që ishin drejtuar nga tavolina.

- Ngele gojë hapur o Arelio! Avash mos nxjerrë jargë! - i tha Gabrieli dhe ai e pa shtrembër. - Po a e ke seriozisht ktë herë?

- Të duket sikur vuaj për kurva? - i thotë ai ftohtë pa i hequr shikimin lëvizjeve të saja. Një moment sytë e tyre u takuan, por ishte ajo që uli kokën dhe vazhdoi të fliste me një grua tjetër e cila hamendësoi se ishte ndonjë shoqe e Majas. Qeshi. Mos po ëndërronte gjë apo Valeria ishte vërtetë e sikletosur prej shikimit të tij? E njihte prej disa vitesh dhe e dinte mirë se çfarë ajo bishë ishte e aftë të bënte.

- O plak a po m'dëgjon?

- Ça the?

- Ti paske ik për lesh vëlla! Urime!

- Mbylle gojën se mos na dëgjojnë.

- E ça pastaj? Sikur s'ja ke shprehur ndjenjat ti! - i tha Gabrieli dhe ai thjesht e pa si i ngrirë. - Mos tall b*thën me mua! Po si jeni bashkë nëse se ke bërë? - e pyeti ai dhe e futi në mendime.

Si t'i tregonte shokut të tij të ngushtë se në fakt gjithçka i tha ishte se ajo ishte e tija dhe askush s'mund ta prekte nga ai moment?

- Ja ashtu. Ndodhi.

- Po thuaja ore! Para se t'i hapi këmbët ndokujt tjetër!

- Gabriel... - i tha ai dhe ndjeu presionin e shtuar të lëngut të kuq dhe veshtullor në vena.

- Vajza duhet ta di.

- Po pse s'e kupton dot ajo?

- Lëri fjalët se po vijnë e thuaja sa më parë! Dhe e quan veten burrë pastaj.

- Ka ndonjë gjë? - ndërhyn Maja me një buzëqeshje në fytyrë.

- Jo dashuria ime. Thjesht po flisnim dhe pa dashje humbëm në bisedë e ngritëm zërin. - i tha Gabrieli kurse ai hodhi sytë nga Valeria tashmë e skuqur. E preku sërish nga kofsha siç kishte bërë gjithë darkën, por gjithçka që mori prej saj ishte një buzëqeshje e venitur.

- Je mirë? - i thotë ai duke i pëshpëritur në vesh. E ku ta dinte ai se trupi i saj reagonte edhe vetëm nga zëri i tij? Ndjeu elektricitetin që ju shpërnda në trup dhe i tha një "Po" të lehtë.

- E zogj të dashuruar, ça keni? - i pyet Gabrieli.

- Na duhet të lëvizim. - i tha ai kurse ajo rrudhi vetullat.

- Po të dilnim edhe...

- Është vendim i prerë.

- Si të doni atëherë... - i tha i dorëzuar shoku i tij dhe u përshëndetën.

- Duhej të iknim?

- Nuk më dukesh aspak mirë. - i tha ai duke i vendosur syrin mbi ballë. - Por s'ke temperaturë.

- Nga doli temperatura?

- Je skuqur. - i vuri ai në dukje dhe si me magji faqet e saja kaluan nga rozë në të kuqe. - Val. - i tha ai duke i ledhatuar me dorën e tij faqen. - Çfarë ka?

- Asgjë! Thjesht, s'e di fare.

- Të mërziti gjë Maja?

- Jo, jo përkundrazi u tregua shumë e mirë, vetëm se...

- Vetëm se?

- Mund ta flasim më vonë të lutem? Seç kam një ndjesi.

- Do të shkojmë në spital?

- Elio më dërgo thjesht në shtëpi. - i tha ajo duke mos ditur si t'i shpjegonte se ajo që ndjente s'kishte të bënte me shëndetin e saj fizik, por me uraganin që po i trazonte zemrën.

E dëgjoi fjalën e saj dhe ndezi makinën për t'u nisur.

- Shtëpia ime ndodhet në anën tjetër...

- Nuk jemi duke shkuar atje.

- Po ku?

- Po shkojmë te shtëpia ime.

- Arelio...

- Nuk ka diskutim Val.

- Okay. - i tha ajo qetë duke vazhduar të bluante mendimet e saja brenda kokës.

Rrugën thuajse nuk e ndjeu fare, por arriti të dallonte shikimin e tij që e përpinte herë pas here. Pasi zbriti nga makina, mbushi mushkëritë me ajër dhe e ndoqi Arelion nga pas, i cili hapi derën dhe e ftoi brenda. Një moment mbeti ashtu e ngrirë duke soditur sallonin e tij të kuruar deri në detaje dhe nuk e ndjeu se sa afër ishte duke i qëndruar ai deri në momentin që ai mori një tufë prej flokëve të saj dhe e kaloi pas veshit.

- Çfarë nuk shkon?

- Çfarë jemi ne? - e pyeti ajo duke lënë atë paksa të shtangur nga pyetja që i bëri.

- Si çfarë jemi?

- Çfarë jemi pra? Të lidhur? E pëlqejmë njëri tjetrin, e dashurojmë apo vetëm seks? - e pyeti ajo dhe ai u përcoll lehtë. E dinte mirë se shprehja e emocioneve nuk ishte arma e tij më e fortë. Gjithçka dinte ishte se prania e saj mbante aromë lulesh ku do të ishte mirënjohës të frymonte për herë të fundit.

- Prandaj je mërzitur? - i thotë ai duke mbledhur veten.

- Përgjigju Arelio.

- Val, sigurisht që kam një pëlqim ndaj mënyrës se si trupi yt reagon ndaj të timit.

- E kuptova, pra të pëlqen seksi që bëjmë bashkë. - i tha ajo dhe ai heshti. Ishte pikërisht ajo heshtje që ja plagosi zemrën që kishte harruar se e kishte. Ndjeu një fuqi të panjohur t'i mblidhte një lëmsh në grykë dhe sytë që herët a vonë do të shkreheshin në lot. Stampoi një buzëqeshje në fytyrë dhe ju sul buzëve të tij me një pasion të egërsuar që ai t'mos e vinte re çfarë po ndodhte me të. Një puthje të tillë sikur donte t'u vinte flakën buzëve të tij dhe të digjej bashkë me to.

Ai nga ana tjetër, ndonëse e pa të papritur ktë veprim ja ktheu puthjen me po aq ashpërsi sa edhe ajo. Një moment deshi të flasë. Nuk e kuptoi përse thjesht ajo puthje dukej ndryshe nga më parë. Por sapo u mundua të nxjerrë zë, ajo e ndaloi duke kaluar gjuhën e saj brenda gojës së tij. Në një mënyrë a tjetër po dominonte teksa ai kishte humbur në një vorbull mendimesh teksa e shijonte.

Ndaluan duke marrë frymë me vështirësi, por pa e thyer shikimin sy më sy.

- Çfarë ishte kjo? - e pyeti ai sikur donte ta pyeste se çfarë ishte duke ndjerë, por ajo thjesht qeshi dhe u gjunjëzua para tij duke zbërthyer pantallonat që mbante veshur.

Ngriti edhe njëherë kokën lart duke e parë me ata sy të padeshifrueshëm dhe vrau mendjen se çfarë do të kishte ndodhur nëse do i kishte shpjeguar të vërtetën.

Psherëtimë dashurie | ✓Where stories live. Discover now