Ishte duke lexuar në dhomën e saj kur njëri prej njerëzve të tij të shumtë i thotë se ai ishte duke e pritur në dhomë. Do donte të kishte fuqinë ta refuzonte, por ja që ishte e dënuar të frymonte brenda atij burgu. Me shumë mundësi këtë herë vetëm do i fliste. Ndryshe do i kishte nisur ndonjë prej veshjeve tipike.
U çua nga krevati ku po rrinte dhe u ngjit për në katin ku ai qëndronte. Ngurroi për pak sekonda të trokiste mbi derën e asaj dhome tashmë torturuese për të, por i përsëriti vetes që të merrte frymë.
- Më kishit kërkuar! - i thotë ajo duke hyrë në dhomë teksa ai bënte ecejaket e tij tipike të nervozizmit.
- Valeria... - ju përgjigj ai duke u vendosur përballë saj me një shikim të turbulluar. - Eja ulu. - vazhdon dhe i bindet pa e parë në sy.
- Desha... Desha të kërkoj falje për mbrëmë. - nisi ai të thotë kurse ajo ndjeu lotët t'i pushtonin sytë. - Nuk duhej ta kisha bërë, por e humba... Nuk e përtypa dot që u arratise prej meje dhe ndaj...
- Ndaj më përdhunove. - i tha ajo duke qeshur ironikisht.
- E urrej veten të betohem! Të paktën... të paktën më shiko në sy...
- Unë e bëj. Po ti vallë si mund ta bësh akoma? - tha ajo duke ngritur kokën lartë për habinë e tij, i cili e uli kokën spontanisht.
- Nuk mundem.
- Ende nuk e ke kuptuar që nëse dikush të do, nuk është e nevojshme për asgjë nga këto?
- E kam kuptuar Valeria. Çfarë s'kam kuptuar është përse të gjithë duan atë dhe jo mua.
- Të gjithë kush?
- Ti, mamaja ime dhe ndoshta ka edhe më tepër.
- Ç'lidhje ka mamaje jote me Arelion?
- Arelio Diaz është im vëlla.
- Mos fol broçkulla! Nuk është e vërtetë!
- Do doja. E di ti Valeria që ishte nëna ime ajo që më braktisi e para? Më lindi e më pas më la të vdisja në një garazh të ftohtë. Nëse nuk do kishte qenë për Lidian, do kisha vdekur ditën që linda.
- Po thua se... Personi që të braktisi...
- Mamaja ime.
- Është njëkohësisht edhe mamaja e Arelios?
- A s'është e poshtër jeta? Si mundet i njëjti njeri të jetë një nënë aq e mirë për njërin djalë, por të lërë në mëshirë të fatit tjetrin?
- Ndoshta ka pasur arsyet e veta...
- E pyeta. Ju përgjërova dhe të më gënjente, por nuk e bëri.
- Kur e pyete?
- E rrëmbeva edhe atë. Ishte ulur fiks në vendin ku ti je tani.
- Dhe çfarë të tha?
- Më tha se kishte rënë në dashuri me një spanjoll që kishte njohur në vendin ku punonte si pastruese dhe... Isha një pengesë për të.
- Ndaj e vrave?
- Nuk e vrava unë. E lash të lirë, por sapo kishte mbërritur në aeroport vrau veten.
- Po babai yt?
- Ai kishte vdekur. Punonte në miniera. Ose të paktën këtë më tha ajo. Më thuaj tani përse të gjithë zgjedhin atë?
- Më vjen keq për atë që ke jetuar Ares.
- Nuk ka përse. Kam një nënë shumë herë më të mirë se ajo mund të bëhej dot ndonjëherë.
- Lidian? - i tha ajo dhe ai pohoi lehtë. - Atëherë përse sillesh ashtu me të?
- Sepse më vjen turp prej saj. Për më tepër jam munduar t'i jap arsye që edhe ajo t'më lërë, por nuk e ka bërë.
- Nuk do e bëj kurrë.
- Kurrë dhe gjithmonë nuk ekzistojnë.
- Në realitet jo. Kur bëhet fjalë për ndjenjat po.
- Sepse ti gjithmonë do duash atë dhe kurrë dikë që të përdhunoi?
- Sepse ti gjithmonë do kujtosh atë që të braktisi dhe kurrë atë që të deshi.
- Si do veproje ti Valeria? Nuk do doje të vidhje gjithçka prej atij që t'i vodhi të gjithë?
- Arelio nuk ka asnjë faj dhe ti e di...
- Po faji im cili është? Që dua njerëzit e gabuar?
- Që nuk do veten.
- Nuk mund të duash veten kur askush s'të do. Por ti nuk ke nga ta dish!
- Dhe ti e di? E di ti Ares që... E di ti çfarë do të thotë të lindësh si rezultat i një përdhunimi? - tha ajo për herë të parë me zë të lartë të vërtetën që i digjte shpirtin çdo natë.
- Val...
- Ti e urren veten sepse mamaja nuk të deshi. Unë e urrej veten sepse ajo e bëri.
- Nuk e dija... Ndaj mbrëmë...
- Të lutem. Mos më fol më për mbrëmë. E di përse nisa të punoj për Arelion? - pyeti ajo dhe ai tundi kokën. - Mamaja u diagnostikua me kancer në muajin e diplomimit tim.
- Kjo...
- Nisa të kërkoj punë, por asnjë pagë nuk mjaftonte. Tregu është i ashpër me profesionistët e rinj. Nuk i vlerëson pa i shtrydhur më parë.
- Ndaj pranove të punoje si prostitutë?
- Një natë tek po kthehesha në shtëpi dëgjova në rrugë të përflitej për ktë temë. Shkova dhe prita përballë kompanisë së tij deri në të gdhirë vetëm të mos më zinin vendin. Kur më tha se do mendohej, mendova se nuk do telefononte. Tre orë më vonë më tha se nisja punë. Nuk isha ndjerë kurrë më e lumtur më parë.
- A shpëtoi mamaja?
- Vdiq pas tre muajsh.
- Përse qëndrove atëherë?
- Sepse, - tha ajo dhe mori frymë thellë. - Rash në dashuri me të dhe e ndjeja që në një mënyrë a tjetrën edhe ai për mua.
- Do të të linte aty nëse do të donte vërtetë?
- Nuk e di nëse më do vërtetë.
- Të do.
- E thua të ndihem më mirë?
- Jo, e kam parë me sytë e mi. Ai... - nisi ai të flasë, por dera u hap papritur dhe sytë i zunë atë. Arelion. Arelio Diaz. Të ishte ëndërr vallë?
Fillimisht nuk e besoi, më pas ju afrua dhe sapo kuptoi se ishte e vërtetë dëgjoi një plumb t'i depërtonte në shpatull nga pas. Ktheu sytë dhe pa Klarën, e cila u kap nga Fabio. Pjesa tjetër u fokusua te Arelio pa vënë re se Ares arriti të largohej. Ose më saktë të arratisej momentalisht.
- Jam mirë. - tha ai pasi qëndroi në heshtje për pak.
- Si je mirë? Të qëlluan! - i tha ajo duke e ndaluar të dilte prej dhomës.
- Valeria. - i tha ai duke i kapur duart që i dridheshin ende. - Të dashuroj. - përfundoi fjalinë duke e puthur lehtë aty ku ishin.
★★★
Kapitulli bonus shkon për ato komentueset e javës së kaluar që më kanë kërkuar shpesh një kapitull shtesë dhe më kanë mirëkuptuar kur u kam thënë se s'kisha shumë drafte ndaj nuk ua plotësoja dot dëshirën. Si ditë shiu sot pata goxha frymëzim ndaj e keni hallall këtë! 💛🥹
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...