Me trupin e kërrusur nën këmishën e tij, takoi dhe njëherë sytë me të përpara se të largohej me Klarën.
- Klara...
- Po Don?
- Vishi diçka fillimisht. - i tha ai dhe ajo rrotulloi sytë duke e kapur Valerian prej krahu duke drejtuar në dhomën e saj. Gjithçka i solli ishin një palë të brendshme dhe sutjena. Qeshi ironikisht. Sa poshtë kishte rënë! Po vishej që ta torturonin.
- Lëvizi duart! Është duke më pritur! - dëgjoi zërin acarues të Klarës të fliste.
- Nuk e kupton që ai thjesht zbraz epshin e vet mbi ty? Hiq dorë sa je në kohë Klara. - i tha ajo duke hedhur sërish mbi supe këmishën e tij.
- Thua kështu se nuk ja dole dot apo jo? Çfarë ndodhi? Nuk dije si t'ja mbaje?
- Çfarë të bën të mendosh se pranova të flija me të?
- Ishe lakuriq dhe mbi krevatin e tij.
- Kaq bën dhe me ty ai? Të zhvesh e hedh mbi krevat?
- Mos më bëj si e zgjuar mua po eja! Minjtë në birucë janë duke të të pritur. - i tha duke e tërhequr prej krahu për në të njëjtat shkallë nga doli dje. Apo ishte pardje? E kishte humbur sensin e kohës.
Në fund përfundoi e lidhur në birucë. Vetëm se ktë herë zinxhirën e mbanin të lidhur vertikalisht duke qenë se ishin kapur në tavan.
- Më jepni kamxhikun. - dëgjon zërin e Klarës dhe qesh. - S'besoj se do të të qeshet dhe aq kur të të përcëllojë lëkurën.
- Pse je ende këtu Klara? Don-i po të pret! Apo ndihesh ende xheloze për mua edhe kur ndodhem kaq poshtë? - i tha ajo dhe ndjeu mbi shpatulla një fshikëllimë që i ndezi gjithë trupin. Qeshi duke refuzuar të qante. Goditjet pasonin njëra tjetrën, por tashmë nuk është se i bënin më aq shumë përshypje. E ndjente kurrizin të enjtur si një shuall këpuce. Pas një numri goditjesh që s'mundi t'i numëronte, Klara i doli përballë me atë buzëqeshjen e shtatur të saj ndërkohë që ajo vazhdonte ta mbante kokën lart.
- Më vjen keq për ty! - i tha ajo dhe kaq mjaftoi që Valeria të përshtynte në fytyrë.
- Ti moj kurvë e ndyrë! - i tha ajo duke e kapur fortë prej fyti.
- Klara, Don-i po të kërkon. - e ndërpreu zëri i Fabios dhe e lëshoi.
- Shpëtove nga unë mesa duket. Manuel, po ta lë ty në dorë tani! - i tha një djali që kishte ndjekur gjithë shfaqjen deri më tani, kurse vet u largua së bashku me Fabion.
- Duket se ja paske ngritur nervat Klarës. - i tha ai duke i soditur shenjat nga pas kurrizit teksa thithte cigaren që mbante në duar. Mbylli sytë dhe për një moment mendoi sikur ishte pranë Arelios duke parë detin në një natë me hënë të plotë. - Të kisha q*** njëherë po të mos kishe përfunduar kështu! - i tha ai duke i ngritur kokën e varur poshtë dhe ajo me atë pak fuqi që i kishte mbetur e goditi në organin e tij gjential me shpresën se fuqia që përdori ishte mjaftueshëm sa për ta lënë steril.
- Kurvë! - dëgjoi t'i thoshte pasi përfundoi të bërrtiturat. Më pas ju largua nga rrezja e shikimit derisa ndjeu cigaren t'i fikej mbi plagët e marra. Dhe kështu vazhdoi derisa e pafuqishme dhe me shikim të turbulluar humbi në një gjumë të thellë me shpresën se të paktën do mund të takonte atë në ëndërr, por askush nuk u kujtua t'i shfaqej aty.
Mendoi se mund t'ja dilte. Mendoi se mund ta priste derisa të vinte, por në ato momente po i lutej Zotit vetëm ta merrte pranë vetes.
Një moment ju duk sikur dëgjoi emrin e saj, por s'mundi të kuptonte as se i kujt ishte, as a ishte apo jo i vërtetë. Gjithçka ndjeu ishte se e liruan prej atyre zinxhirëve të hekurt dhe e ngritën në peshë.
- Arelio...? - ishte i vetmi i emër që mundi të thoshte para se të mbyllte sytë plotësisht këtë herë me shpresën se kur të zgjohej gjithçka do kishte mbaruar.
Pas orëve boshe e pa mendime hapi sytë qetësisht dhe vuri re se ishte e kthyer përmbys. Fillimisht, e kishte shikimin të turbulluar. Më pas ja doli të kuptonte se ishte Ares ai i cili po i qëndronte te koka. U mundua të kthehej nga ana tjetër, por vetëm atëherë u kujtua për plagët mbi kurriz.
- Ah... - tha ajo pa dashur.
- Valeria? Je mirë? - i tha ai sikur të ishte vërtetë i shqetësuar dhe ajo e ndjente vetëm të pafuqishme dhe për t'i folur.
- Pse s'më le të vdisja atje?
- Nuk e dija se kishte përfunduar aq keq... Mendova se...
- Çfarë mendove pasi u the t'më torturonin?
- Valeria më vjen keq... Doja thjesht të të trembja me disa goditje, por nuk...
- Klara të tha? S'besoj se ishte ajo.
- Ishte Lidia. Kishte zbritur poshtë kur kishte dëgjuar zhurmat dhe erdhi lart duke hyrë në dhomë pa më pyetur.
- I bërrtite besoj?
- E bëra... Isha i zënë dhe...
- Ishe i zënë duke lëvizur brenda Klarës? - i tha ajo dhe lakoi buzën e poshtme.
- Valeria...
- Shko Ares! Mos nis sërish me deklaratat e pavlera. E di pse do zgjidhja atë vazhdimisht? - i tha ajo duke mbyllur sytë për të kujtuar fytyrën e tij. - Sepse ndonëse fjalët e tij nuk dalin, mund të them të paktën se nuk më trajton kështu. Ti s'di të duash Ares. Por s'të vë faj. As unë nuk di. Nuk kishte kush të ma mësonte. - foli goja e saj pa dëgjuar mendjen. E ndjente se kishte temperaturë dhe me siguri plagët i ishin infektuar, por nuk u pendua gjithsesi.
- Po të sjell Lidian të të mjekojë plagët.
- Kërkoi fillimisht falje asaj gruaje të gjorë që as nuk e di përse rri ende me ty! Pak rëndësi kanë plagët e mia tani. - i tha dhe ndjeu atë të hapte derën dhe doli prej dhomës. Vetëm në atë moment faqet ju njomën nga rrebeshjet e lotëve që sytë e saj lëshonin. Ndihej e dërrmuar. E poshtëruar dhe gjysmë e vdekur vriste mendjen nëse ishte shpirti apo trupi ai që i shkaktonte dhimbjen më të madhe në atë moment.
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...