- Si dukem? - i thotë ajo pasi kishin mbaruar raundin e ditës dhe ishte veshur sërish.
- E shijshme.
- Hë pra Arelio! Nuk do doja që punonjëset e tua të mendojnë se kam bërë seks me shefin që ditën e parë.
- Pse duhet ta fshehësh?
- Pse duhet ta dijnë? - e pyet ajo, kurse ai afrohet duke i mbyllur edhe dy kopsat e këmishës që i kishte lënë zbërthyer. - Mos duhet të vesh edhe kollare nesër? Po më merret fryma kështu!
- Nuk dua që dikush tjetër të t'i përpijë gjokset me sy Val.
- Val?
- Nuk pyete kështu kur ai të quajti Ria. - foli ai dhe ajo qeshi.
- Kur isha 19 e pyeta edhe atë.
- Mos më krahaso mua me atë gjysmë mashkullin Val.
- Nëse e bëj?
- Do humbasim një ditë pune të dy.
- Atëherë më mirë po shkoj të vazhdoj punën. - i thotë duke dalë prej zyrës së tij dhe ai shfryu i xhindosur. Po fillonte ta rimendonte sërish kontratën me Mark.
U ul para laptopit dhe filloi të studionte statistikat, por mendjen e kishte te ajo. Hapi kamerat në zyrën e saj dhe vështroi me kujdes se sa e përqendruar dukej para dosjeve. Kishte veshur një palë syze që vriste mendjen pse nuk ja kishte parë më parë që e bënin akoma edhe më provokuese pamjen e saj. Topuzi i saj thuajse i prishur prej seksit i dha një kënaqësi egos së tij mashkullore. Për disa minuta thjesht e vështroi. Vriste mendjen pse kishte humbur kaq kohë. Dëgjoi se i ra telefoni dhe ngriti zërin të dëgjonte bisedën.
- Përshëndetje! Me kë jam duke folur? - e pyeti ajo dhe më pas e habitur mbylli telefonin.
Kush të kishte qenë vallë? Thirri në zyrë Gabrielin, një ndër miqtë e tij më të mirë dhe njëkohësisht një ndër njerëzit më të aftë në fushën e IT.
- Dua të kërkosh diçka për mua.
- Hej Zot! S'pyet më njeriu as mos do ndonjë kafe.
- Besoj të thanë që kam marr sekretare.
- Sekretare? Që kur kështu? Apo të është rritur dëshira këto kohë? - i tha shoku i tij duke qeshur. - Më duket qenka serioze situata. - vazhdoi kur nuk pa reagim prej tij.
- Siç po të thosha, një numër i panjohur sapo e mori në telefon. Duhet t'ma gjesh kush është.
- Ajo të tha?
- Jo.
- Mos më thuaj që i ke vënë kamera në zyrë!
- S'është punë për ty!
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...