Nuk e kishte kuptuar se e kishte zënë gjumi derisa dëgjoi një të trokitur mbi derë. U çua nga krevati dhe pasi u mundua të rregullojë pak flokët hapi derën dhe u habitur kur pa një vajzë të vogël që i qëndronte përballë. Mund ta thoshte plot bindje se ishte e bija e Castelanos. Gjithçka e saja ishte njëjtë si ai.
- Çkemi princeshë e vogël, - i tha ai me një buzëqeshje të lehtë duke u ulur në bisht që t'i afrohej sadopak gjatësisë së saj. - Ka diçka?
- Kush je ti? - i tha ajo duke u larguar pak prej tij dhe një e qeshur ju arratis prej buzëve.
- Hmm, një shok i babit tënd le të themi.
- Me të vërtetë? - i tha ajo duke i ardhur sërish pranë.
- Po. Më thuaj si të quajnë ty?
- Ambra. Dhe jam, - tha duke i treguar pëllëmbën e dorës. - Kaq vjeçe. - përfundoi fjalinë. Kjo vajzë po ja zbukuronte ditën dhe s'mund ta mohonte.
- 5 vjeçe?
- Po. Ti sa vjeç je?
- Jam pak i madh. 28.
- O ti qenke gjysh! - i tha ajo dhe sytë e tij qeshën sërish.
- Gjysh? Kaq i vjetër dukem?
- Jo, po më ngjan i mërzitur. - i tha ajo duke i ledhatuar faqen me dorën e saj të vogël.
- Jam pak.
- Pshe? Ma thuaj mua që t'i rrahi babi.
- Epo ja... më ka marr malli për princeshën time. - i tha ai me sytë të trishtë ktë herë.
- E vogël si una?
- Epo jo kaq e vogël, por prap mbetet princesha ime.
- Po ti martohu dhe thirri mbretëreshë si bën babi me mamin. Po ku ka ikur princesha jote?
- Nuk e di. - i tha ai dhe ajo bëri si e habitur duke vendosur duart e vogla para gojës.
- Uah! Me vrap t'i themi babit! Princesha ka humbur! - tha ajo duke e marr prej dore. Kur mbërritën te shkallët vuri re se ngurroi t'i zbriste.
- Mos do pak ndihmë? - i tha ai dhe ajo tundi kokën lehtë. E mori në krah dhe nisi të zbresë shkallët teksa dëgjonte të qeshurat e saj plot jetë.
- Sa të shkoka! - dëgjon zërin e Siennës t'i flasë dhe zbret me kujdes në tokë të voglën.
- Mami! Ky ktu është shoku im i ri! Si e kishe emrin ti?
- Arelio, por ti më thirr shkurt si Elio.
- Po. Elio është shoku im! Ku është babi?
- Kush princeshë e vogël më kërkon mua? - dëgjoi zërin e Ekos që po vinte prej një nga dhomave poshtë me krahë hapur në mënyrë që Ambra ta merrte në përqafim.
- UNAAA!! - tha ajo duke ja plotësuar dëshirën.
- Më duket mua apo qenke rritur ti?
- Babi, nuk kemi kohë. - i tha ajo me seriozitet të atit sikur të ishte një e rritur.
- Çfarë ka Ambrush?
- Elios. I ka humbur princesha ore! Nuk e gjen dot! - i tha ajo dhe shikimi i Ekos u drejtua nga sytë e tij të trishtë.
- Të premtoj që do ja gjejmë princeshën atij. Tjetër dëshirë ke?
- Po! Mua do më gjesh një princ? - tha ajo dhe të gjithë qeshën.
- Kemi lënë që s'ka princ deri 20 vjeçe.
- Ehu o babi më lësho! - i thotë ajo dhe ai e dëgjon. - E gjej vet princin una. - tha duke ecur si ato modelet e vogla dhe u ul para televizorit.
- Është fiks si e ëma nga huqet! - i thotë Eko Arelios duke qeshur.
- Për pamje është kopja jote ama.
- E di. Mezi pres një tjetër. Ty si të kemi? U shplodhe pak? - e pyeti Eko duke i drejtuar dorën nga veranda.
- Po, por s'kam rehat. Do më besoje po të thosha se nuk më vjen turp të them se kam frikë?
- Aspak. Kur Siennën e rrëmbyen u ndjeva po njësoj. Dhe mbi të gjitha i hidhja fajin vetes.
- Duket që ende e doni shumë njeri-tjetrin.
- E dua.
- Ishte e vëshirë për ty? T'i thoshe se sa e doje?
- Jo dhe aq në fakt. Besoj se fjalët rridhnin vet. Thosha atë që mendoja dhe ndjeja në vend të fjalës "të dua" dhe ajo e kuptonte vet.
- Po sikur ato që ndjeje të ishin të ngatërruara?
- Nuk ja the dot apo jo?
- Nuk mundesha.
- Ndoshta të duhej kjo si një mësim. - tha ai dhe në atë moment i ra telefoni. Ndërkohë që Eko diskutonte ai humbi në lojrat e fjalëve brenda kokës së tij.
- E gjetëm vendndodhjen e saktë të sinjalit! - i tha ai dhe Arelio u ngrit menjëherë, kurse ai u ul qetësisht.
- Pse qëndron ende aty?
- Ulu Diaz.
- Castelano...
- Të thash të ulesh! Nuk jam fëmijë! - i tha ai dhe Arelio e dëgjoi.
- Çfarë të thotë emri Ares Russo? - e pyet ai dhe emri i vjen si një goditje.
- Ares Russo? Je i sigurtë?
- Pra e njeh?
- Do e vras atë të paaftë! - tha duke shtrënguar grushtin fortë.
- Të ishte kaq e lehtë! Je ngatërruar me Don-in e mafias jugore.
- Don i mafias jugore?
- Dora vet. Nëse të ndihmoj do të thotë luftë. Dhe nëse fitojmë do të të duhet ta marrësh në dorë gjithë jugun.
- Plani ishte të gjej Valerian dhe të shkoj sërish në Spanjë. Nuk mund ta marrësh ti edhe atë?
- Do ishte shumë për mua. Por do e gjejmë një zgjidhje deri atëherë.
- Do mund t'ja dalim?
- Sigurisht që po. Vetëm nuk e di nëse do ja dalim qetë apo pasi të derdhet gjak.
- Çfarë do të thuash? - i tha Ares i habitur.
- Si don i mafias veriore më takon fillimisht t'ja kërkoj në formë nderi të dashurën tënde, por derisa ai është ngatërruar me ty për një vajzë... S'besoj ta lërë aq thjeshtë.
- Po sikur të vij që në fillim me ty?
- Jo, s'mund të dal me dy njerëz minus pa hyrë fare. Vetëm se duhet t'më tregosh në detaje si dreqin Ares Russo të gjeti ty? - e pyeti Castelano dhe ai u përcoll lehtë duke vazhduar më pas t'i shpjegojë gjithçka. Që nga fillimi. Që kur u njoh me Valerian e derisa e humbi. Priti ndonjë reagim të hidhur prej tij, por në fakt nuk ndodhi.
- Kjo ishte e gjitha. - i tha dhe ndezi një cigare.
- Gabimi yt i vetëm është se e ke lënë atë vajzë të përdoret kur e dije shumë mirë se sa të donte.
- E di.
- Të shesësh trupin për dikë që do është sa e guximshme, aq edhe e trishtë. Mos e humb ktë vajzë pasi ta gjejmë Diaz. Nëse s'je gati më mirë e lëm me Aresin. Jam i sigurtë se ai s'e ka marr kot dhe mesa më tregove... me shumë mundësi ka nisur të ndjejë për të. - i tha ai dhe Arelio mori frymë thellë sikur oksigjeni aty të mos mjaftonte më. E çmendte ideja se dikush tjetër po i merrte erë tashmë. Po ajo, e kishte lënë vallë?
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...