29

217 25 9
                                    

Shfryhu i inatosur duke përshpejtuar hapat drejt dhomës teksa mendonte për gjithë mënyrat me të cilat mund ta torturonte kotelen e saj të nesërmen derisa t'i lutej, por para se të futej shkoi në një nga tualetet e tjera të vilës për të zbutur paks...

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Shfryhu i inatosur duke përshpejtuar hapat drejt dhomës teksa mendonte për gjithë mënyrat me të cilat mund ta torturonte kotelen e saj të nesërmen derisa t'i lutej, por para se të futej shkoi në një nga tualetet e tjera të vilës për të zbutur paksa ereksionin e tij. Falë Ekos dhe fotokopjes së tij të vogël erdhi dhe kjo ditë kur i madhi Arelio Diaz prek veten. Rënkoi dy a tri herë emrin e saj, më pas lau duart mirë dhe u fut në dhomë për të parë se si Ambrën dhe Valerian i kishte zënë gjumi. Kjo e fundit kishte përqafuar fortë vajzën e vogël si të ishte arushi i saj i preferuar. Nxori telefonin nga xhepi dhe u shkrepi një foto për ta ruajtur si kujtim dhe më pas u shtri pranë tyre për ta kapluar gjumi.

Në mëngjes ishte sërish i pari që hapi sytë dhe u zgjua pranë asaj pamjeje aq magjike. Sa me fat duhej të ishte Castelano të zgjohej thuajse çdo ditë pranë kësaj pamjeje?

Afroi fytyrën e vet pranë asaj të Valerias duke e ledhatuar buzë më buzë që ajo të zgjohej.

- Are...

- Shshsh... - psherëtiu ai kur ajo hapi sytë ngjyrë karamel. - Ambra po fle. Je gati për sot?

- Mhmm... - i tha ajo dhe ndjeu buzët e tij sërish t'i njomnin ato të sajat.

- Arelio, vajza po fle.

- Ndaj thjesht po të puth. Ndryshe nuk do e kisha lënë me kaq...

- Boll pra! - i thoshte ajo nën zë, por puthjen nuk e shkëpuste.

Mori frymë thellë dhe sapo ju afrua pranë atij, Ambra hapi sytë. Të dy qeshën lehtë.

- Mirëmëngjesi dy luleborat e mia! - i thotë ajo. - Pse jeni duke qeshur?

- Pse zgjohet një bebushe që në 7 të mëngjesit?

- Bebushe? Unë jam çupë e madhe ore!

- Po pra! - i thotë Valeria duke e sfiduar me sy.

- Bebushe je për mua. - i thotë ai dhe nis ta gudulisë. Të qeshurat mbushën dhomën derisa një e trokitur në derë i ndalon.

- Hë Castelano të doli gjumi shpejt apo s'fjetët fare mbrëm?

- Mirëmëngjes dhe ty Diaz! Erdha të marr princeshën e vogël. Mami ju kërkon zonjushë! Keni kopsht sot!

- Olala! Më flihet! - thotë ajo duke mbuluar kokën me çarçaf.

Më pas largohet së bashku me të atin dhe Arelio përfiton nga rasti për të mbyllur distancën midis tij dhe Valerias. Uli kokën poshtë duke parë gjoksin e saj të dalleshëm nga gryka e bluzës që mbante veshur dhe më pas kaloi shikimin në buzët e saja.

- Në vend që t'më shikosh, mund fare mirë t'më shijosh. - i tha ajo duke hedhur dorën për t'i ledhatuar flokët.

- Mendon se e kam harruar atë mbrëm? - i tha ai duke përplasur frymëmarrjen e nxehtë mbi lëkurën e saj.

- Çfarë bëra mbrëm?

- Mos më bëj si shenjtore Valeria. Të dy e dimë mirë gabimin që zgjodhe të bësh.

- Atëherë përse s'je duke më ndëshkuar?

- Do e bëj, por pasi të kemi mbaruar punë dhe me njeriun e fundit që na prish paqen.

- Paqja ime je ti. - i thotë ajo dhe e puth në buzë. Shkëputen më tej dhe bëhen gati të dalin. Poshtë i priste Eko dhe Sienna.

- Mirëmëngjesi! - i përshëndetën ata.

- Jeni gati? - i pyeti Eko dhe ata pohuan. - Diaz ti merru me Aresin. Unë me Valerian të presim në makinë.

- Akoma s'ke folur me Aresin? Po sikur t'mos pranoj?

- Do pranoj nëse shkon ti.

- Castelano.

- Ju ka një borxh ju të dyve. Nëse vërtetë është penduar do pranoj. Nëse jo e vras vet pa të pyetur ty. - u përgjigj ai duke e bindur Arelion që kaloi duart midis flokëve dhe i la një puthje Valerias përpara se të shkonte te Aresi.

Ishte duke i zbritur shkallët e nëndheshme plot përtesë. E urrente se i duhej të kërkonte ndihmë te personi i fundit që e meritonte t'ja dëgjonte zërin.

- Kujt i detyrohem për vizitën e të madhit Arelio Diaz? - dëgjoi zërin e Aresit nga ana tjetër e qelisë ku e kishin kyçur. - Pse erdhe ktu vëllaçko i vogël? Të pëlqen të më shohësh të torturar?

- Më duhet ndihma jote.

- Për çfarë dreqin mund të të hyj në dorë ndihma ime? - i tha ai dhe qeshi me të madhe në mënyrë ironike.

- Më duhet të gjej vendndodhjen e Frederik Romanos.

- Plakushit? Ai është njeri i padëmshëm më beso! Mos e harxho kot...

- Është duke ndjekur Valerian.

- Valerian? - i tha ai serioz këtë herë duke u ngritur nga dyshemeja ku ishte ulur. Arelio ndërkohë ndjeu bezdisje nga interesimi i tij për Valerian e tij.

- Është i ati.

- I ati që...

- Nga e di ti? - e pyeti ai i habitur.

- Ajo më tha. - ju përgjigj Aresi dhe një xhelozi që ai dinte më shumë për të i pushtoi trupin e filloi t'i gërryej qetësinë si një molë druri.

- Do më ndihmosh apo jo?

- Më duhet thjesht një hartë e Siçilisë dhe një laps.

- Dua të vish me ne. - i tha ai duke nxjerrë çelësat e qelisë nga xhepi.

- Çfarë të jep sigurinë se nuk do të të godas pas shpine?

- Nuk jam i sigurtë për asgjë, por do jepja jetën për Valerian. - i tha ai dhe Aresi heshti dhe e ndoqi për në dalje të vilës.

E dalloi Aresin të bezdisej prej dritës së diellit dhe një moment mendoi nëse kyçja e tij atje ishte apo jo zgjidhja e duhur. Sikur vetëm të mos e kishte prekur atë qe i përkiste atij, do kishte harruar gjithçka.

U ul në sediljen e pasme së bashku me Aresin duke parë për ndonjë reagim nga Valeria, por ajo nuk e vrau mendjen mjaftueshëm dhe ishte fokusuar të rregullonte më shumë buzëkuqin në pasqyrë.

- Do flasë ndokush? - i tha Aresi duke thyer qetësinë e sikletshme.

- Po presim udhëzimet e tua. Shpresoj të bësh zgjedhjen e duhur me fjalët. - i tha Eko nga vendi i shoferit dhe pas pak nisi ta lëvizë makinën sipas drejtimit që Aresi i tha.

Ai vet nuk foli. Thjesht i kishte ngulur sytë asaj dhe shpesh herë ishin parë sy më sy me anë të pasqyrave.

Mezi priste që kjo të mbaronte dhe më në fund të jetonin të lumtur të paktën për pak kohë.

Psherëtimë dashurie | ✓Where stories live. Discover now