Trokiti mbi derën e tij dhe në ankth po priste për një përgjigje ashtu siç e porositën. Një pjesë e saj po shpresonte që ai të mos ndodhej brenda. Për herë të parë në jetën e saj nuk do mërzitej nëse do i duhej të kthehej sërish andej nga kishte ardhur.
- Hyr. - i tha ai dhe pasi morë frymë thellë, hapi derën dalëngadalë. Kur u fut brenda e pa të ulur mbi kolltuk me laptopin përpara. - Valeria. - e thirri në emër sapo e pa dhe buzëqeshi lehtë duke mbyllur laptopin. - Po të prisja. - i tha ai duke ju afruar dalëngadalë.
- Po punoje? - i tha ajo duke u drejtuar për në këndin e rehatshëm në dhomën e tij, kurse ai uli kokën duke buzëqeshur lehtë dhe u kthye nga ajo për t'u ulur më pas në kolltukun tek përballë saj.
- Të pëlqen të luash apo jo? - tha ai dhe ajo vendosi njerën këmbë mbi tjetërën për të shpresuar se ai nuk e kishte vënë re mënyrën se si dridhej nga ankthi.
- Pse mendon kështu?
- Veprimet e tua këtë pohojnë. Në mëngjes më thua se nuk do më afroheshe kurrë, natën vjen e veshur kështu në dhomën time. Troket me dëshirën tënde dhe më pas shmangesh kur të afrohem.
- Nuk erdha këtu për të fjetur me ty.
- Ashtu është shprehja. E di që s'do flemë. - i tha ai duke u ngritur në këmbë dhe nisi të zbërthejë këmishën që mbante veshur.
- Ares, erdha për të biseduar me ty. - i tha ajo duke u ngritur në këmbë. E ndjente zemrën që po i rriste rrahjet dhe frymëmarrjen t'i përshpejtohej.
- Çfarë mund të bisedojmë ne Valeria? - ju përgjigj ai me një zë më të ashpër këtë herë.
- Dua ta mbyllim këtë budallallëk pa vazhduar më tej. - tha ajo dhe ai nisi të qeshi si një i çmendur. - Çfarë ka për të qeshur?
- Valeria e kupton se çfarë po thua e dashur? Të duket gjë sikur të prura për të bukur këtu? Për më tepër a nuk ishte zëri yt ai atë ditë në makinë?
- Ares, të thash që kam hequr dorë nga ajo punë! - i tha ajo dhe ai u afrua duke e kapur prej floku. - Më lësho! Po më vret!
- Mos harro se je thjesht një kurvë Valeria! - i tha duke kaluar dorën tjetër poshtë këmishës së saj të gjatë për t'i prekur zonën intime. Ndërkohë ajo po fillonte të urrente veten. Gjithçka kishte bërë e kishte bërë falë pjatës që i kishte servirur jeta. Fillimisht mamaja. Arsyeja se përse pranoi ofertën e Arelios. Më pas ndjenjat që kishte ndaj tij dhe reputacioni i saj i rënë përtokë. Të gjithë flisnin për paratë që i gjente. Kishte dëgjuar nga më të ndryshmet. Njerëzit nuk e kuptojnë se çdokush do më të mirën për veten e vet, por ndonjëherë thjesht detyrohen të bëjnë zgjedhje që do i lënë shenja për gjithë jetën.
- Më lësho! - i tha duke u munduar ta largonte nga vetja me duart e saja, por e ndjeu veten të pafuqishme përpara tij. Filloi të bërrtasë, por heshti kur buzët e tij u përplasën me të sajat. Një puthje që s'mund të quhej e tillë. Do e krahasonte me një gjëmbaç që i shponte buzët.
- Bindu! - i tha ai, por ajo vazhdonte të luftonte derisa ai e hodhi mbi krevat dhe nisi t'i shyejë ato pak rroba që mbante veshur. Mbylli sytë duke mos dashur ta mendojë pjesën tjetër. E dinte shumë mirë kush ishte ai në shtrat, por çuditërisht dëgjoi vetëm një qelqurinë të thyhej. Trupi vazhdonte t'i dridhej si një lepur edhe kur ai thjesht u ul mbi krevat me kokën midis duarve. - Pse duhet të më bësh të dal prej vetes? - i tha ai.
- E dua atë. - i tha ajo dhe ai u çua duke bërë ecejake në dhomë.
- Po ai a të do ty? - e pyeti ai, por ajo nuk kishte një përgjigje. - Mendon se po të donte do lejonte gjithë ata njerëz të q****** me ty?
- Atëherë përse është duke më kërkuar?
- Hah! Qëkur u bëre kaq naive? Apo ishe kështu dhe unë s'të njoha dot? Ishe një dopio gjashtë për të Valeria. Përse të të humbë?
- Nuk dua të të dëgjoj.
- Je e detyruar t'më dëgjosh! Valeria, - i tha ai duke e parë në sy. - Të pëlqeva që ditën e parë. - i tha ai dhe një drithërimë i përshkoi trupin. Kishte frikë prej tij ndonëse ai nuk i bëri asgjë. Për momentin.
- Ares...
- Mos fol. E di se çdo më thuash. - tha duke i hedhur këmishën e vet mbi trupin e lakuriqtë. - Vishe! Do thërras Klarën të të marr. - i tha ai dhe ajo pohoi lehtë. Pasi thirri Klarën kjo e fundit erdhi e veshur vetëm me një fustan të bardhë lino i cili i tregonte qartë gjithë hiret femërore që fshihte poshtë.
- Ça dreqin e ke atë veshje ashtu?
- Don, mendova se...
- Këto kohë mendon si shumë Klara. Merr Valerian. - i tha ai dhe sytë e saj u fokusuan mbi të plot xhelozi. - Torturojeni. - vazhdoi ai duke bërë që shikimi i Klarës të ndryshonte.
- Jeni i sigurtë Don?
- Mos më bëj pyetje Klara. Thjesht çoje në birucë dhe eja lart. Më duhesh. - i tha ai dhe ajo u vetkënaq nga fjalët e tij.
Valeria nga ana tjetër u frikësua, por më shumë e trembte ideja se trupi i saj do të përdorej pa miratim nga vet ajo sesa nga torturat e tjera. Nuk kishte poshtërim më të madh për një femër sesa të përdhunohej. E dinte, sepse vet ishte ngjizur nga një e tillë. Kur e mori vesh e urreu veten aq shumë sa u largua prej shtëpisë. I vinte turp ta shikonte të ëmën në sy. Si kishte mundur ta donte aq shumë edhe përse kishte lindur në mënyrë të tillë? I kujtohej ende kur miqtë e rinj i thoshin se me siguri i ngjante të atit sa herë e shikonin me mamanë. I vinte ta çirrte lëkurën e vet me thonj vetëm e vetëm të mos dukej si ai. E kur e pyesnin për të atin, u thoshte thjesht se ka vdekur. Si çdo përdhunues dhe ai ishte thjesht një mbeturinë mbi tokë. Nuk e meritonte të quhej njeri.
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...