10

232 28 2
                                    

U fut në dush dhe filloi të lante pluhurin nga trupi i saj që kundërmonte erë

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

U fut në dush dhe filloi të lante pluhurin nga trupi i saj që kundërmonte erë. U pa në pasqyrë dhe vrau mendjen se çfarë do të kishte ndodhur nëse do kishte qëndruar atë mëngjes me të. Me siguri do ishin puthur sërish dhe do i kishte kërkuar të mos iknin në punë atë ditë. E çfarë rëndësie kishte tani? Asgjë s'mund të kthehej dot pas.

Veshi fustanin e zi dhe mori njërin prej librave për të lexuar.

- Boll ndejte si parazite dhe eja të darkosh me Don-in. - i tha vajza, e cila sipas së moshuarës quhej Klara kur hyri në dhomë papritur.

- I thoni Don-it tuaj se s'kam dëshirë të ha.

- Sa pordhë paske ti moj! Sikur do të lutet ai të vish! Më beso, ka gjëra më interesante për të bërë... - i tha ajo duke qeshur djallëzisht. "Me siguri kjo është kurva e tij" mendoi me veten.

- Mund të dalësh. - i tha Valeria pa prishur terezinë dhe Klara doli. Ishte duke qëndruar qetë ndonëse stomaku po e gërryente kur dëgjoi gjëra tek thyeheshin. Mesa dukej Don-i qenka nevrik.

Priti dikë të vinte t'i jepte ndopak për të ngrënë, por përfundoi duke fjetur me barkun bosh.

Në mëngjes dëgjoi derën të hapej sërish dhe nuk u habit kur pa Klarën.

- Vishi këto! - i tha duke i hedhur një tjetër fustan. - Dhe mos guxo të kundërshtosh sot. Dëgjuam mjaftueshëm mbrëm falë teje.

- Pse? Sikur më the që Don-i kishte gjëra më interesante.

- Vishu. Po të pres jashtë. - i tha ajo dhe Valeria e dëgjoi ktë herë. Përveçse e kishte marr uria, kishte kuriozitet të njihte edhe ktë Don-in e frikshëm më në fund. Fustani i rrinte mirë. Ja bënte edhe më të dukshëm gjoksin dhe belin falë korsesë dhe ndihej mirë duke e mbajtur veshur. Flokët i kapi bisht, trokiti mbi derë dhe Klara nisi ta drejtojë pasi e pa tërë zili. Në fund të fundit, ajo ishte Valeria Torres. E dinte shumë mirë sa e bukur ishte.

- Mirëmëngjesi Don! - dëgjoi Klarën t'i fliste me zë të hollë teksa qëndronte jashtë dhomës siç Klara e porositi. - Po u sjell atë. - dëgjoi t'i thoshte dhe u ndje e bezdisur.

- E kam Valeria! - i tha Klarës duke hyrë brenda.- Ares? Ti na qenke Don-i i famshëm?

- Kujdes kur i flet! - i thotë Klara.

- S'ka problem Klara. Merrem unë tani. Mund të dalësh.

- Por Don...

- Të thash të dalësh! Ulu Valeria. - i tha ai dhe ajo e dëgjoi.

- Përse jam këtu?

- Epo shefi yt nuk pranoi t'na siguronte një tjetër takim kështu që u sigurova t'mos më duhej më leja e tij. Apo mos duhet të them i dashuri yt?

- Arelio nuk është i dashuri im! - i tha ajo.

- Atëherë përse ka 3 ditë që po e kthen gjithë Spanjën përmbys? - i tha ai dhe ajo sforcoi veten të mos buzëqeshte. Pra ai po e kërkonte.

- Dhe cili është plani yt? Se akoma s'po të marr vesh.

- Të dija më të zgjuar se kaq Valeria! Por më lër të ta shpjegoj më thjesht... Tani jo vetëm që mund të të kem sa herë dua pa më kushtëzuar ndokush, por kam në dorë edhe të dashurin tënd. Si i thonë asaj shprehjes? Me një gur vret dy zogj.

- T'më kesh? S'kam ndërmend të fle me ty.

- Mos bëj si e turpshme Valeria. Besoj të dy e kujtojmë se si u njohëm...

- Nuk kam turp ta pranoj se si. Thjesht nuk dua ta bëj më. Hoqa dorë nga ajo punë.

- Kush të tha se do e bësh për punë?

- Hiq dorë Ares! Herët a vonë Arelio do të të gjej.

- Mos më bëj të qesh! Arelio është thjesht një insekt i vogël përpara meje amore! Bëhu gati për sonte... Të pres në dhomë. - tha ai dhe një zhurmë u dëgjua pas derës, e cila u hap papritur. Nuk u habit kur pa Klarën pas saj. Nuk e pëlqente Aresin, por xhelozia në sytë e Klarës i pëlqente ama.

- Kurva jote ë? - i thotë ajo Aresit dhe ai qesh lehtë.

- Eja këtu Klara. - i tha ai.

- Don unë...

- Të thash eja. - i tha ai dhe ajo u afrua pranë tij. - Po përgjoje gjë?

- Don, nuk më pëlqen kjo vajzë. Për më tepër e thatë dhe vet se është thjesht një kurvë që...

- MJAFT! Nuk të pyeti kush se çfarë mendon! M'u zhduk prej sysh para se të bëj ndonjë të pabërë. - i tha ai dhe më pas u largua edhe vet duke e lënë Valerian më të zhytur në mendime se më parë. Nga njëra anë ishte e lumtur se Arelio po e kërkonte. Nga ana tjetër ja kishte frikën Aresit dhe se çfarë ai mund të bënte. Vetëm për një gjë ishte e sigurt, nuk do flinte me të.

Pasi e dërguan sërish në dhomën e saj nisi të vizatojë duke qenë se s'kishte ç'të bënte. Papritur dëgjoi një trokitje në derë dhe më pas hyri gruaja e moshuar.

- Si je e dashur?

- Mirë. Meqë ra fjala më quajnë Valeria.

- E di. Më tha Don-i. Kurse unë jam Lidia. Si shkoi mëngjesi me të? - e pyeti ajo sikur Valeria të kishte ardhur me qejf aty.

- S'kam se si ja kaloj me dikë për të cilin as nuk më intereson. Për më tepër dua dikë tjetër. - i tha Valeria dhe pa Lidian si u zbeh. - Çfarë ndodhi?

- Valeria... Më kujton mbesën time dhe më ke hyrë në zemër ndaj do të të porosisja t'mos ja bëje fjalën dy. Këto m'i dha për ty. Të pret në dhomë. - i tha ajo duke i treguar një palë të brendshme që s'mund ta mohonte se ishin seksi.

- Nuk do të shkoj.

- Të lutem e dashur, shko! - i tha ajo dhe u largua.

Mori në dorë të brendshmet që i kishin munguar aq shumë dhe i veshi duke adhuruar shëmbëlltyrën e vet në pasqyrë. Një mendje i thoshte të shkonte atje dhe thjesht t'i kërkonte ta linte të lirë. Nuk humbiste gjë apo jo?

Shkoi në dollap dhe veshi një nga këmishat e gjata saten. Lëshoi flokët e gështenjtë dhe teksa po e shoqëronin për në dhomën e tij, i përsëriste vetes se Arelio do ta gjente herët a vonë.

Psherëtimë dashurie | ✓Where stories live. Discover now