Në orën 4 e gjysmë të pasdites mbërritën më në fund përpara vilës së Frederikut. Hodhi vështrimin nga Valeria dhe pasi e pa të tensionuar tek diskutonin se si do hynin në vilë i vendosi dorën mbi kofshë dhe ajo zgurdulloi sytë e habitur.
- Pra fillimisht do aktrojmë sikur kemi ardhur për paqe dhe bashkim. Arelio ktu je? - i tha Eko.
- Si?
- Po e përsëris sërish atëherë. Do futemi brenda si miqtë e tij dhe do diskutojmë. Më vonë do sulmojmë. Kështu që mos i lejo nervat të të kontrollojnë.
- Po Aresi?
- Aresi do të vij sikur të jetë pengu jonë. Për më tepër askush nuk e di që jeni vëllezër.
- Pra zëre se Aresi do jetë trofeu i fitores së jugut?
- Praktikisht po. Të katërt e dimë se çështja e tij kryesore nuk është e bija.
- Dalim atëherë!
- Valeria je e sigurtë për këtë? - e pyeti Eko kur e pa të menduar.
- Po. - i tha ajo dhe dolën prej makinës. E para që u prezantua te rojet në portë ishte Valeria. Më pas Arelio si i dashuri i saj dhe Eko si bashkëpunëtori i tij. Çuditërisht ishte më e thjesht seç menduan.
- Ju thash! - i tha Aresi me zë të ulët duke qëndruar si i marr peng. - Ai plakush nuk merr vesh nga dredhitë.
Ndalesa e dytë ishte para derës. Njëri nga djemtë e sigurimit shkoi të thërriste Frederikun dhe Valeria ndjeu një shije ironie në gjuhë. Si mund ta njihte ai gjithsesi? Nuk e kishte parë asnjëherë. Ashtu e futur në mendime ndjeu gishtat e Arelios të ndërthureshin me të sajët dhe i dha një buzëqeshje për t'i treguar se ishte emocionalosht mirë.
- Bijë? - dëgjoi zërin e trashë të një burri rreth të 60 t'i fliste. Flokët i kishte të thinjur dhe mbi sy mbante një palë syze. Tani e kuptoi nga kush e kishte trashëguar problemin gjenetik të syve për të cilin okulisti i kishte folur dikur.
- Ju jeni Frederik Romano? - e pyeti Arelio duke u munduar të tregohej sa më paqësor.
- Po! Ejani! - u tha ai dhe sapo ata tentuan të futeshin u ndaluan prej rojeve për të dorëzuar armët. - Jo, jo. Janë të familjes. - foli Frederiku dhe të katërt qeshën ironikisht.
U gjendën një një sallon të madh dhe kur të gjithë tjerët u ulën Frederiku ju afrua asaj dhe e mori në përqafim. Gjithmonë kishte menduar se foleja më e ngrohtë ishin krahët e dikujt që të donte dhe aty e kuptoi se sa ftohtë kishte në përqafimin e tij.
- Valeria apo jo? - i tha ai dhe ajo pohoi. - Nga nuk të kam kërkuar. - vazhdoi dhe ajo u shkëput prej tij duke u ulur pranë Arelios që i kaloi krahun rreth belit të saj të hollë.
- U bë kohë që s'ta kishim dëgjuar zërin Frederik. - i foli Eko duke kunjosur.
- Nuk më kanë interesuar ndonjëherë tema që s'kishin të bënin me familjen, por kur mora vesh për Valerian... M'u drodh zemra! Ti e di çfarë do të thotë të kesh një vajzë Castelano.
- Sigurisht, sigurisht. Familja është primare.
- Çfarë nuk po kuptoj është pse Ares Russo erdhi me ju? - tha ai duke kthyer vëmendjen nga Aresi që e kishin prangosur përpara se të hynin.
- Pse nuk t'kishte marr malli Romano?
- E sheh si flet? Harron ndonjëherë që i ka ardhur fundi. - i tha Eko duke mbajtur lojën. - Por nejse t'i kthehemi çështjes sonë!
- Rëndësinë e së cilës s'po e shohim gjëkund në interesin tuaj. - foli Arelio i nevrikosur dhe Eko e pa ashpër.
- Besoj ju duhet të jeni i dashuri i saj?
- Ai jam.
- Po të flas si djalin tim dhe më beso familja është shumë e rëndësishme, por më pëlqen t'i jap fokus të plotë ndaj dhe eleminoj njëherë këto çështjet e vogla.
- Sipas prioritetit sigurisht. - vazhdoi ai të ironizonte dhe Valeria e pickoi pakëz pa rënë në sy.
- Z. Romano, - i tha Valeria duke marr frerët e bisedës në dorë. - Erdha këtu sepse mora vesh që ishit duke më kërkuar dhe ndaj si një shpërblim të këtij bashkimi sollëm edhe Russo-në. Tek e fundit jugu tashmë është pa epror.
- Z. Romano? Jam yt atë e dashur. - i tha ai dhe në mendjen e saj kumboi "nuk ju ndjej si të tillë", por heshti duke mos dashur të prish gjithçka.
- E di, thjesht nuk isha e sigurtë si t'ju drejtohesha. Gjithsesi, po mendoja nëse jeni i lirë sot që të bënim një udhëtim nëpër jug.
- Pse jo? Madje që tani! Po thërras rojet.
- Roje? Nuk keni besim te vajza juaj? - e pyeti ajo për ta vënë në siklet.
- Po mendoja për sigurinë tuaj.
- Frederik! Po më ofendon. Përse mendon se jam këtu? Valerian e kam si motrën time.
- Epo mirë atëherë! Të mos humbim kohë. - tha ai dhe u çua për të dalë.
Jashtë, makina me qera që Eko kishte kërkuar kishte ardhur kështu që ai dhe Aresi u vendosën në atë të tijën, kurse Valeria, Arelio dhe Frederiku në atë me qera. Ja kishte pak frikën, por s'mund të shkonte vet me Valerian e të linte Arelion me Aresin.
Pas shëtitjes në qytet mbërritën më në fund në destinacionin e fundit që Aresi kishte udhëzuar, i cili ishte në një nga majat shkëmbore e vendosur buzë detit. Perfekte për të mos rënë në sy pasi rrallë mund të gjendej ndokush.
- Nuk e kuptova shumë mirë bindjen tuaj për të ardhur këtu Castelano... - tha ai me fytyrë nga deti dhe kur u kthye u përball me Arelion që i kishte drejtuar armën.
- E kupton tani Romano?
- Castelano? Valeria? Çfarë po bën ky? Dhe përse e keni lënë pa pranga Aresin.
- Vërtetë që je një plakush naiv. - i tha Aresi duke fërkuar kyçet e duarve që i ishin mpirë nga prangat.
- S'po ju kuptoj! Valeria, bijë.
- Mos guxo të më thërrasësh bijë! Arelio ule armën.
- Val...
- Arelio të thash ule armën! - bërrtiti ajo dhe ai u bind duke e lënë atë vet të përballej me të.
- Kjo është ime bijë. - i tha ai dhe u mat për t'ju afruar.
- Nuk të thash të lëvizësh që aty! Dhe ta bëra të qartë: nuk jam jot bijë. Mendon se nuk e di që e përdhunove mamanë?
- Çfarë? Unë mamanë tënde?
- Mos bëj si i paditur! - tha ajo duke shkrepur armën në ajër. - E di shumë mirë se çfarë mbeturine je. Për 15 vite vrisja mendjen se përse im atë nuk më deshi dhe më la. Kur mora vesh të vërtetën... nisa të urreja veten si pasojë e veprimeve të tua!
- Unë e doja mamanë tënde Valeria.
- Nuk mund të përdhunosh dikë që e do! Apo ta braktisësh!
- E di, kam bërë gabime, por le të flasim qetë! Ule atë armë bijë.
- Akoma më thërret bijë! - qeshi ajo në mënyrë të dhimbshme duke u kthyer nga Arelio që dukej i rrënuar nga gjendja e saj.
- Valeria mund vërtetë të qetësohesh fillimisht.
- Jo Arelio. Stuhitë e shiut ndoshta qetësohen, por ato të zemrës vetëm sa bëhen më keq nëse i lë në pritje. - i tha ajo dhe u kthye sërish nga i ati.
E analizoi edhe njëherë si bëri herën e parë kur e pa dhe nëse nuk do e njihte do i vinte keq për të, por ja që edhe njeriu më i keq mund të vishej me rrobat e një engjëlli.
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...