Shënim: Ditën e djeshme jam përpjekur disa herë të postoj kapitull të ri te "FAMILJA", por e kam pasur të pamundur nga Wattpad. Me shumë mundësi është rezultat i reporteve. Gjithsesi, libri vazhdon dhe do mundohem çdo ditë të publikoj.♡
★★★
Lëmshi në fyt ju mblodh sërish dhe po mundohej të gëlltiste lotët që po formoheshin. Kishte menduar se gjërat po merrnin më mirë dhe ishte e vërtetë, por e dinte mirë se çfarë quante Aresi kënaqësi njëkohësisht. E dëgjoi zërin e tij t'i fliste disa herë, por po mundohej të përgatiste veten për çfarëdolloj skenari.
- Mbërritem. - foli ai pasi kishin kaluar 1 orë e 30 minuta që kur ishin nisur.
- Dua të kthehemi në shtëpi.
- Erdhëm deri në Firenze për pak adrenalinë e ti thua të kthehemi! - vazhdoi dhe pasi doli nga makina i hapi derën. - Zbrit Valeria. Nuk dua të lëmë skena në mes të qytetit.
E dorëzuar doli prej makinës për të ndjerë ajrin e qytetit që kishte kaq kohë që ëndërronte ta vizitonte. Hodhi shikimin rreth e rrotull dhe kuptoi se ai qytet gëlonte edhe natën. Fiks ashtu ja kishin përshkruar.
Ndjeu dorën e Aresit që rrëmbeu të sajën dhe e la veten të lirë duke u futur në ëndërrime ku pranë saj ishte Arelio. Vriste mendjen se ku ishte duke qëndruar ai. A e kishte marr malli vallë? A kishte ndjerë dhimbje në kraharor kur Eko i kishte treguar për të?
Shkundi mendimet kur nisën të largoheshin nga zhurmat e shumta dhe mendoi se tashmë ishte momenti më i mirë për t'u arratisur prej tij. Mesa dinte Firenze ishte pjesë e Italisë Veriore dhe me shumë mundësi të gjithë i bindeshin Ekos. Filloi të bisedojë me të dhe papritur dëgjoi telefonin t'i tringëllonte sikur ta kishte planifikuar. Pa folur apo larguar shumë prej saj ai u kthye me kurriz dhe nisi të flasë me dikë që ajo nuk e njihte. Në atë moment pa përreth dhe me një frymë u dha këmbëve drejt një rrugice të errët. Një Zot e dinte se çfarë mund të kishte aty, por për një gjë ishte e sigurtë: nuk mund të ishte më i keq se Aresi.
Ktheu kokën duke vrapuar dhe ndjeu diçka të fortë me të cilën u përplas.
- Më... - nisi të flasë, por takoi sytë e tij jeshil. Ata sy për të cilët po e digjte malli. Nuk mund të ishte e vërtetë. Çfarë mrekullie mund të kishte ndodhur?
- Valeria?! - i tha ai duke vendosur duart në trupin e saj që dridhej.
- VALERIAAA!! - u dëgjua zëri i Ares më tutje.
- Arelio, - përshpëriti ajo duke lënë lotët t'i shuanin zjarrin që ndjente. - Po më ndjek! Të lutem ikim! - i tha ajo dhe ndjeu buzët e tija mbi të vetat. Nuk kishte shumë kohë, por ja ktheu puthjen gjithsesi.
- Eja me mua. - i tha duke e kapur prej dore duke vrapuar drejt një godine që dukej e pajetë.
- Arelio Diaz! - foli Ares dhe një plumb përshkoi trupin e hekurtë të burrit në krah të saj. I doli përballë ndonëse ai vazhdonte të qëndronte në këmbë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
- TË URREJ! - i bërrtiti Ares nuk e parë në sy.
- Zgjidh Valeria! Eja me mua ose nuk kam frikë t'ju vras të dyve. - i tha ai dhe ndjeu dorën e Arelios që e kapi prej beli. U kthye drejt tij duke e parë dhe njëherë në ata sytë e tij të gjallë dhe me hapa të ngadaltë u drejtua për nga Aresi.
- Valeria... - ishte gjithçka që doli prej gojës së tij teksa qëndronte si i ngrirë me plagën që villte ende gjak.
- Vajzë e mirë.
- The se nuk do e vrasësh. - i foli ajo duke kapur armën e tij.
- Dhe unë e mbaj fjalën time. - tha ai dhe u larguan duke parë trupin e tij të shembej mbi tokë.
"Të lutem Zot! Shpëtoje!" u lut në vetvete me shikimin e përhumbur. Sërish rrugë. E gjatë. E ndjente ende shijen e buzëve të tija mbi të sajët apo aromën e kolonjës që ai përdorte në flegrat e hundës.
Dolën prej makinës dhe u drejtua për në dhomën e saj kur fjalët e tij e ndërprenë.
- Bëhu gati Valeria. Lidia do të të sjellë veshjen.
- Çfarë veshje e ke fjalën?
- Çdo gabim e ka një çmim. - i tha ai dhe trupi i saj u drodh.
U fut në dhomë duke parë reflektimin e vet mbi pasqyrë dhe vriste mendjen se sa emocione të trazuara mund të kalonte një njeri brenda 24 orëve.
- Valeria? - u dëgjua zëri i butë i Lidias dhe ajo ju hodh në qafë.
- E pash atë Lidia! Do ikja, por... Aresi... na gjeti... E plagosi.
- Lulja ime e bukur! - i tha ajo duke i përkëdhelur flokët. - Më vjen keq e dashur, por... mendoj se është koha t'i bindesh.
- Ç'do të thuash? - i thotë ajo duke u larguar nga përqafimi.
- Këto janë për ty. - i tha me lot në sy duke i lën mbi duar një palë të brendshme të imëta dhe u largua. Kurse ajo ndjejti për pak minuta e ngrirë. Sikur çdo muskul i trupit t'i ishte paralizuar dhe i vetmi që punonte ishte truri. Më pas u gëlltit sërish, veshi të brendshmet që dikur i falnin aq vetëbesim. Papritur vuri dëgjoi një të trokitur mbi derë dhe Fabion që u fut brenda duke e parë nga këmbët deri te fija e flokut.
- Val... Zonjushë. Doni më tha t'ju merrja. - i tha ai duke larguar shikimin dhe ajo pohoi lehtë duke marr një këmishë të gjatë nga dollapi.
- Ikim Fabio.
- Nuk do më pyesësh për Z. Diaz? - i foli ai me zë të ulët dhe ajo ktheu shikimin menjëherë drejt tij.
- A është mirë Fabio?
- Falë Zotit plumbi nuk kishte prekur organet dhe është mirë. Dhe më tha...
- Kaq mjafton. Mund të ikim. - i tha ajo prerë. Ndoshta Lidia kishte të drejtë. Do ishte më mirë t'i nënshtrohej fatit të saj dhe të shpëtonte Arelion prej gjithë kësaj rrëmuje. E donte dhe ishte gati të sakrifikonte gjithçka i kishte mbetur për të.
Mori frymë thellë para dhomës së Aresit dhe hyri brenda pa e lënë Fabion të flasë. Dhe ja ku ishte ai i cili e priste ulur në kolltukun përballë derës.
- Afrohu e dashur... - i tha ai me sytë tashmë të errësuar dhe ajo ashtu bëri. U bind.
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...