- Fabio!! - dëgjoi zërin e Klarës prej së largu, por sa bëri të fliste ishte pikërisht ai i cili e ndaloi duke i vënë dorën mbi gojë.
- Mos guxo të kundërshtosh! - i tha ai me zë të ulët duke e kapur prej krahu dhe mund të thoshte se po e drejtonte drejt dhomës ku ajo qëndronte.
- Fab... - nisi sërish Klara që ndodhej tashmë përballë tyre. - Ku ishte kjo kurva e vogël? - i thotë ajo duke e kapur prej flokëve.
- Mos u merr më me të Klara ndryshe Doni do të të vrasë seriozisht ktë herë. - i tha ai dhe Valeria nuk po kuptonte asgjë. Përse nuk i tha Klarës që e gjeti duke përgjuar? Përse nuk e turpëroi para Donëve?
- Do pajtohemi përsëri në fund Fabiush! Po më thuaj ku ishte kjo luleborka?!
- Kishte zbritur poshtë të pinte ujë. Lidia më tha ta sillja sërish në dhomë.
- Sa depresionuese! Po zbres poshtë unë gjithsesi. Çoje e hajde dhe ti se po të pres! - i tha ajo dhe ai pohoi me kokë duke hapur derën e dhomës së saj më tej. I lëshoi krahun dhe mori frymë thellë.
- Përse nuk i the gjë?
- Dëgjo... nuk e di sa shumë dëgjove nga biseda e Aresit me Z. Castelano, por... Jam i infiltruar këtu dhe Doni më kërkoi të kujdesesha për ty.
- Doni yt është Eko? Por Aresi...
- Siç të thash, jam i infiltruar. Do shpëtosh prej këtu herët a vonë ndaj rezisto. Më thuaj për gjithçka që mund të nevojitet.
- Mund të flas me Arelion?
- Më beso, do doja, por gjithë rrjeti telefonik në këtë godinë është i korruptuar.
- Okay. - i tha ajo dhe ai doli prej dhomës duke e mbyllur derën me qetësi.
Ndërkohë zemra e saj po rrihte sërish shpejt. Kishte harruar se e kishte ende. Ju duk sikur goditjet arritën deri tek ajo dhe e vranë, por ja që s'është e vërtetë. Pa reflektimin e saj në pasqyrë dhe kuptoi se e vetmja gjë që e shndërron një njeri të mjerë është buzëqeshja që mban veshur. I dallonte sërish shenjat. I shikonte flokët e palarë, por ishte ndryshe. Vërtetë ndryshe. Ndoshta njeriun gjallë e mbajnë njerëzit e tjerë. Njerëz që do. Njerëzit që e duan.
Po qëndronte ashtu e qeshur kur dera u hap papritur dhe Aresi u fut brenda.
- Të shoh të qeshur Valeria. - i tha ai me ton të zymtë. Me siguri biseda nuk kishte shkuar mirë.
- Kjo ndodh me njeriun kur e kupton se mund të ecë sërish pas gjërave që kaloi. - i tha ajo duke e fshehur buzëqeshjen e saj.
- E vërtetë. Je më mirë? Klara më tha se kishe zbritur poshtë.
- Do isha më mirë sikur të isha e lirë, por të paktën nuk ndihem më si atë ditë.
- Mos ma kujto më të lutem. - i thotë ai duke ledhatuar faqet e saja. - E torturoj ende veten për atë ditë. - vazhodoi, por ajo lëvizi lehtë kokën.
- Dyshoj se e bën.
- Të solla këtë... - i tha ai duke drejtuar një fustan blu po të hapur pas kurrizit. - Mendoj se do na bënte mirë pak ajër.
- Nuk dua të dal.
- Vishe Valeria.
- Në rregull. Më prit jashtë. - i thotë ajo dhe ai buzëqesh lehtë duke u ulur mbi krevatin e saj.
- Vishu këtu Valeria. Dua të të shoh.
- Are...
- Ti e di se çfarë ndodh kur nuk më dëgjon mua. - flet ai para se ajo ta bëj dhe i bindet duke rrëshkitur prej trupit fustanin ngjyrë lejla që kishte veshur. Ishte penduar që nuk kishte veshur të brendshme tashmë që pa shikimin e tij të etur mbi vete. - Mezi pres të të prek sërish.
- Nuk do e bëje. - i thotë ajo dhe ai çohet duke fërkuar zonën e saj femërore duke i shkaktuar një lëmsh në fyt.
- Do e bëj. Do apo nuk do ti do e bëj Valeria. - i tha ai dhe i kaloi fustanin sipër për t'ja veshur. - Je kaq e bukur. - i thotë ai duke afruar trupin dhe buzët e saja pranë vetes.
- Ares a nuk do dilnim? - i tha dhe ai qeshi lehtë.
- Do dalim, e dashura ime.
E kapi prej dore dhe e pafuqishme ajo ju bind. Zbritën poshtë dhe vuri re shikimet e të gjithëve mbi vete. Pa edhe Klarën e cila u mat të fliste, por heshti kur ai e vështroi.
- Don? Do shkoni diku? - i thotë Fabio.
- Me ç'guxim më pyet Fabio?
- Mendova se ju duhej shofer dhe...
- Jo. Do dal me Valerian. Ju vazhdoni punët që ju lash. - i tha ai dhe doli prej asaj kështjelle të errët. E kishte marr malli për diellin, për ajrin e pastër dhe mbi të gjitha për qiellin blu. Hyn brenda makinës dhe askush nuk foli derisa mbërritën buzë detit.
- Besoj të pëlqen deti apo jo? - e pyeti ai dhe pohoi lehtë. Në të vërtetë nuk i pëlqente detin, e dashuronte atë. I jepte afrimitetin të qante pa u ndjerë keq dhe qetësinë si asgjë apo askush tjetrën.
Pa pritur për miratim, u shkëput prej tij dhe u ul në breg duke soditur kaltërsinë e tij.
- Mesa shoh paskam goditur në shenjë kur të prura këtu.
- Ndër të paktat herë.
- E di? Ti i ngjan pak detit. Je e egër, e bukur dhe më e rëndësishmja aq e adhurueshme sa çdokush do vinte pas teje edhe duke e ditur se do mbytej gjatë asaj rruge.
- Ndoshta, por ndryshe nga deti unë nuk jam e lirë Ares. - i tha ajo dhe ai heshti. Qëndruan në atë heshtje për orë derisa deti kaltërosh u përgjak nën ikjen e diellit.
- Do lëvizim? - i tha ai dhe ajo pohoi.
- Faleminderit! - i tha kur u ul në makinë. E dinte se ai nuk e meritonte atë fjalë, por ku i dihet... Ndoshta edhe ai ishte thjesht një ushtar i plagosur prej jetës. Si është ajo shprehja? Vetëm njerëzit e lënduar lëndojnë.
Nuk mund të thoshte se e mbante mend mirë rrugën nga ku erdhën, por ishte e bindur se nuk po ecnin drejt saj.
Filloi të lëvizë njerën këmbë e stresuar dhe ndjeu dorën e tij mbi të.
- Nuk po shkojmë sërish në shtëpi?
- Edhe unë meritoj të kënaqem siç bëre ti apo jo? - i tha ai me një mimikë të pështirë duke e bindur atë se ai ishte thjesht një monstër.
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...