U mundua të ndjente një grimcë mëshire në kraharor, por nuk e gjeti askund. Në vend të saj gjeti tonelata të tëra lotësh, ulërimash dhe urrejtjeje.
- Kam vetëm një pyetje. - i tha ajo duke e parë drejt e në sy. - Vërtetë të interesova unë apo ishte gjithçka një skemë për të arritur të ishe më në fund dikushi? - e pyeti, por ai heshti. Dhe ajo heshtje foli më shumë se gjithë fjalët që mund të thoshte ai. Uli armën dhe u kthye sërish me kurriz nga ai duke parë nga Arelio, Aresi dhe Eko kur dëgjoi zërin e tij.
- Po nëse të them se nuk e dija që kisha një vajzë, do më falje?
- Jo. Nuk do e bëj në asnjë botë. - ju përgjigj ajo dhe u struk në krahët e Arelios.
- Gjithçka është në rregull! - i tha ai duke mbështetur mjekrën mbi kokën e saj.
- Të lutem largoje prej këtu. Kjo botë nuk ka vend për njerëz të tillë. - foli ajo dhe papritur trupi i Aresit u vendos përpara tyre si një nga fortifikimet në histori që përdornin kështjellat e dikurshme.
Të mbytur në emocione nuk e kishin vënë re Frederikun të nxirrte armën dhe të qëllonte drejt tyre, por Ares po. Zhurma që dy shkrepjet lëshuan jehoi gjatë në atë vend ndonëse njëra kapi në krahun e Frederikut, kurse tjetra depërtoi në zemrën e Ares.
Një moment, askush nuk kuptoi se çfarë ndodhi dhe kur e bënë plot tre plumba të tjerë që Arelio shkrepi fluturuan drejt Frederikut.
- Ares... - foli Valeria duke u ulur në nivelin e tij, kurse Arelio vazhdonte të ishte i përhumbur.
- Vëlla... - tha ai dhe një buzëqeshje e zbehtë doli prej buzëve të Aresit. - Jo, jo! Çohu! Eko bëj diçka! Ti je doktor! - nisi ai të flasë kur kuptoi se çfarë kishte ndodhur.
- Arelio Diaz. - i tha Ares. - Mbaroi.
- Jo! Nuk mbaroi! Eko bëj diçka! - vazhdonte të këmbëngulte, por të tre e kishin kuptuar se asgjë nuk do ndryshonte fatin e Ares.
- Vëllaçko i vogël ta kisha një borxh! Thua u lamë? Thua më ke falur? - i tha Ares duke u kollitur.
- Do jetosh.
- Përgjigju Diaz!
- Të kam falur!
- Valeria... E di që ti s'do mund ta bësh dot kurrë, por të paktën... kujdesu për Diaz!
- Je i falur Ares! - i tha dhe ajo dhe ai mbylli sytë duke dhënë shpirt në duart e Arelios.
Ares Russo nuk ishte njeri i keq, por një shpirt i deformuar nga fati që i ra për pjesë. Askush nuk është perfekt. Të gjithë bëjmë zgjedhje të gabuara që do na përndjekin gjithë jetën, por Ares Russo fluturoi i lirë për në një tjetër botë që do tregohej ndoshta më e mirë.
Një ditë më vonë, trupi i tij u varros në një lëndinë plot lule të egra në jug të Italisë. Ceremonia mortore nuk përfshiu shumë njerëz. Në fakt, i vetmi person që ju bashkua përveç tyre ishte Lidia me sytë e pajetë dhe shpirt të rraskapitur.
- Desha t'ju kërkoj falje. - i tha Arelio në fund të traditave kur ajo qëndronte e humbur ngjitur gurit të varrit.
- Arelio... - i tha ajo duke parë prej tij. - Faleminderit! - vazhdoi duke ju hedhur në qafë e qante plot ngashërim. - Faleminderit që nuk e le të vdiste me kokën pas dhe i vetmuar. - përfundoi fjalinë duke i sjellë edhe të madhit Diaz disa lot në sy.
- Nuk doja të mbaronte kështu!
- E di, por ky është vullneti i Zotit! - i tha ajo duke u ndarë nga përqafimi. - Valeria?
- Më thuaj Lidia... - i tha ajo me sytë e nxirë nga e qara.
- Mos e lini kurrë njëri tjetrin mirë?
- Asnjëherë. - thanë të dy njëkohësisht.
- Lidia, do dëshiroja t'i bashkoheshe familjes sonë... - i tha Arelio.
- Më dëgjo i dashur. Të premtoj se që sot e tutje je im bir. Dera ime është gjithnjë e hapur, por do doja të jetoja në folenë time të vjetër. Ju pres t'më vizitoni ndonjëherë me kolopuçat tuaj sigurisht.
- Je e sigurtë? Për mua dhe jam i sigurtë se as edhe për Valerian nuk ka problem.
- Jam shumë e sigurtë bir. - i tha ajo dhe pasi u përshëndetën morën sërish rrugën për në vilën e Castelanos.
Të gjithë ishin ende të tronditur nga ajo që ndodhi, por thellë thellë të kënaqur që mbaroi. Arelio s'do e falte kurrë Ares, por as nuk do e vriste kështu që kjo ishte gjëja më e duhur.
- Castelano bën të rrimë nga ju dhe për pak kohë? - i tha Arelio duke u kthyer në tonin normal të zërit.
- Ky i dashuri yt moj Valeria më zuri derën!
- Sikur Valeria s'është me mua!
- Valerian vërtetë e kam si motrën time. Nuk u talla kur e thash.
- Epo hë pra! Prap unë ngela?
- Do qash tani? - i tha Valeria dhe ai përfitoi nga fakti që Eko ishte fokusuar te rruga dhe vendosi dorën në kofshë duke lëvizur gishtin në trajektore rrethore dhe ajo e pa me një shikim paralajmërues.
- Kam gjëra me të mira për të bërë! - i thotë Arelio dhe Eko hedh vështrimin nga pasqyra e mesme për të takuar shikimin e ashpër që mbante në fytyrë me atë të Arelios që dukej se ishte dehur prej saj. - Shiko nga rruga Castelano!
- Për atë Zot të zbrita Diaz!
- Unë them zbrite. - i thotë Valeria duke e provokuar edhe më shumë seç kishte bërë deri më tani.
- Po të mblidhen shumë gabime për t'u shlyer Val. Je e sigurtë se mund t'i përballosh të gjitha? - i pëshpëriti ai në vesh me zë të ulët që muzika në makinë ta mbyste dhe t'mos arrinte në veshët e Ekos. Ndërkohë trupi i saj u drodh lehtë dhe e pa në sy sikur të donte të pohonte.
Qeshi lehtë dhe hoqi dorën nga kofsha e saj dhe për pjesën tjetër të rrugës i pëlqente ta shikonte vazhdimisht në mënyrë provokuese dhe ishte i sigurtë se ajo ishte lagur. Ndryshe nuk do kishte pushuar së foluri.
Mbërritën më në fund në vilë për t'u mirëpritur nga Sienna dhe Ambra me fytyrat e tyre të qeshura dhe filluan të diskutonin të gjithë së bashku në qetësi.
- Mirë atëherë sonte duhet të festojmë! - tha Sienna e entuziastmuar.
- Jo sonte. - u përgjigj vrazhdë Arelio. - Ne kemi plane. Apo jo Valeria? - i tha ai dhe qeshi në drejtim të saj që u skuq si qershitë në qershor.
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...