18

199 21 0
                                    

Ishte duke pritur me padurim që Eko të kthehej dhe nuk i shtyhej as edhe një minutë

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Ishte duke pritur me padurim që Eko të kthehej dhe nuk i shtyhej as edhe një minutë. U ul në verandë dhe filloi të tymosë një cigare kur dëgjoi Ambrën të thërriste të atin që sipas shenjave kishte ardhur. Nuk lëvizi. E vogla e tij e meritonte e para një përqafim prej tij dhe s'mund t'ja vidhte.

- Sërish me cigare Diaz? - dëgjon zërin e Ekos dhe kthen sytë nga ai.

- A fole me Aresin?

- Fola. - i thotë ai duke u ulur në kolltukun ngjitur. - Por siç mund ta mendosh nuk ramë dot në një kompromis.

- Po Valerian time? A e pe atë? - e pyeti ai dhe vuri re Ekon i cili u përcoll lehtë dhe e zbuti shikimin e tij të sertë. - Çfarë ndodhi? A ishte mirë?

- Diaz... Ishte mirë. Dukej mirë, por...

- Por çfarë? Mos më çmend Castelano!

- E kishin torturar. - i tha ai dhe Arelio nisu të qeshë si i marrë duke refuzuar të pranonte se ishte e vërtetë.

- Mos bëj shaka të tilla Castelano! Nuk të shkojnë.

- Kishte shenja kamxhiku në kurriz dhe djegie. - vazhdoi Eko dhe të dy heshtën. Për disa minuta pa në boshllëk duke menduar dhimbjen e saj. Nuk ja kishte dalë dot ta mbronte. Ç'burrë është ai që s'mbron dot gruan që dashuron?

- Kur nisim nga plani?

- Nesër. Mos u shqetëso. Porosita një nga njerëzit e mi të kujdeseshin për të.

- Kur kishe njerëz atje pse dreqin si porosite më parë?

- Nuk është aq e thjeshtë Diaz. Shtëpia e tij është e gjitha e kontrolluar. Qetësohu dhe boll fajësove veten apo dikë tjetër për ato çka ndodhën. Ajo e di. E di që ti po e kërkon.

- Ja the ti?

- E dëgjoi vet. Ishte pas derës kur po zihesha me Aresin.

- Nuk e duroj dot më gjithë ktë!

- Shplodhu pak sonte. Do dal me djemtë nga darka. Nëse do mund të na bashkohesh. Na pret një luftë para.

- Si të dal kur ajo është e kyçur atje?

- Disa gota s'do të të bënin keq.

- Ku do shkojmë?

- Në një nga kazinot e mia këtu në qytet.

- Kazinot? E tradhëton tët shoqe?

- Mbaj fjalët Diaz! Ndryshe do jesh vetëm. - i foli Eko ashpër dhe ai heshti duke e kuptuar që e teproi me atë që tha.

Mezi priti darkën për të dalë ndërkohë që gjatë ditës mendimet kishin qenë vetëm skllave të sajat. I dhimbte si dreqi ajo fjali që Castelano tha dhe u betua se do e vriste me duart e veta Ares Russo. Ishte i gatshëm të ngecte në Itali vetëm të shpëtonte atë.

Veshi një këmishë të zezë tipike, mori çelësat me vete dhe zbriti poshtë. Do dilte me Castelanon, Martinin dhe Lorezon, njeriun më të besuar pas Martinit që Eko kishte.

Zbriti poshtë duke u përshëndetur me djemtë dhe u bën gati të niseshin.

- Diaz do vish me ndonjërin nga ne?

- Ça dreq pyetje është kjo? Makina ime funksionon akoma. - tha ai dhe Martini me Lorenzon qeshën.

- Nuk të thirra gej. Thjesht mos nuk di rrugën. Plus unë me Lorenzon jemi të zënë. Martinin ndoshta e ke dorën tënde. - i tha Eko duke i ngritur nervat. Pse nuk i rrihej këtij njeriu pa folur?

- Besoj duhet të pyesim dikë tjetër ç'dorë është Martini. - i tha Arelio dhe të dy: si ai dhe Castelano e panë shtrembër. Me siguri e kuptuan se po u fliste për Lusin.

- Lëvizim para se të përfundojmë në sherr. - i tha Lorenzo dhe pasi hipi në makinë ndoqi atë të Castelanos që ishte para tij.

Ndaluan para një godine e cila dukej normale derisa kaluan në katin e nëndheshëm të saj ku shikoje në çdo cep vetëm vajza të zhveshura me ndonjë dantellë që nuk fshihte asgjë mbi trup, të cilat ose kërcenin mbi tavolinat e shumta të mbushura plot ose ishin duke u puthur e fërkuar me ndonjërin aty.

- Se mos të kthen mendja Arelio dhe na e harron fare Rian.- i thotë Martini dhe ai e shikon ashpër.

- E ka Valeria.

- E njëjta gjë... - i thotë ai dhe ngjiten në sektorin VIP të katërt. Një kamariere, jo më e veshur se prositutat që ndodheshin aty erdhi dhe u mori porositë ndërkohë pa se Eko ua bëri me shenjë nja dy tipave që sa hynë brenda.

- E paske në plan t'i mbledhësh të gjithë këtu?

- Këta mund të na duhen për planin Diaz kështu që mos i jep gojës. - u shpreh Eko dhe Arelio shfryu i dorëzuar duke parë djemtë që u drejtuan për te ta. Fillimisht nga biseda ju dukën tipa seriozë derisa u dehën me nga një shishe alkool dhe nisën të dërdëllisnin kot.

- Zotëri? - ndjeu një zë që e ndërpreu nga mendimet në të cilat kishte rënë. Ngriti sytë dhe pa një nga bjondet e shumta që punon aty tek përdridhej para tij.

- M'u hiq sysh. - i tha ai i prerë dhe ndjeu njerën nga duart e saj ta kapnin nga këmisha në të njëjtën mënyrë që ajo e bënte gjithmonë. I shtrëngoi dorën duke i bërrtitur dhe ajo u largua e tmerruar prej tij.

Hodhi sytë në tavolinë dhe pa se dy djemtë që u bashkuan më vonë kishin nisur të llapeshin aty, Martini ishte zhdukur kurse Eko dhe Lorenzo po e shikonin duke qeshur.

- Ça më shikoni ashtu?

- Ta kishe parë veten do qeshje akoma më shumë. - i thotë Eko dhe ai e shikon i habitur.

- Për një moment mendova se e vrave. - vazhdoi Lorenzo.

- Atë nuk e vrava po nëse vazhdoni të qeshni s'do ju kursej juve.

- I egër! - tha Lorenzo duke i ardhur në majë të hundës.

- Martini nga iku?

- Do ketë kap ndonjë brune e kushedi ça bëjnë. - u përgjigj Lorenzo kurse Eko u pre në fytyrë. Pra ishte e qartë se ai e dinte për lidhjen e fshehtë të motrës së tij me Martinin, por çuditërisht rrinte i qetë.

- E morën në telefon. - foli Eko.

- Kush?

- Nga ta di unë?

- Më duket se u tensionove. Kta ngjitur sa larg kanë në plan të shkojnë me kto puthjet meqë ra fjala?

- Lëri të vazhdojnë se s'u kanë rënë hallet akoma.

- Atë thuaj. Nejse, unë po dal të pi një cigare jashtë sa për ajër e do vij. - tha Arelio dhe pa pritur përgjigje doli dhe nisi të ecë nëpër atë qytet plot drita e jetë po aq sa edhe bardhë e zi në mungesë të saj. Dhe ashtu siç ishte ecur me mendimet mbi supe ndjeu një tjetër trup të përplasej me të tijin.

★★★

Si kaloni yje?

Për të gjithë ata që nuk e kanë lexuar njoftimin te "FAMILJA" desha t'ju lajmëroj se "Mafia e Bardhë" ka arritur 1K vota dhe ju falenderoj shumë për këtë!!

Psherëtimë dashurie | ✓Where stories live. Discover now