Veshi një nga fustanet e saj të preferuar dhe zbriti poshtë shtëpisë ku ai e priste nën tymin e cigares që ishte duke pirë.
- Po mendon diçka? - i tha ajo dhe ai ngriti sytë duke parë drejt saj i mahnitur.
- Nuk kishe fustan më të hapur? - i tha ai duke ulur sytë poshtë për të parë trupin e saj.
- Mendova të të ndihmoja që t'mos lodhesh kur ta heqësh. - i thotë ajo duke i rregulluar jakën e këmishës së zezë që mbante veshur.
- Kush tha që do e bëj?
- Në mos ti, dikush tjetër do e sugjeroj si ide. - i tha ajo dhe ai e kafshoi në qafë duke bërë që ajo të lëshonte një psherëtimë të lehtë. - Dreq Arelio! Ma ke nxirë qafën. Mezi i mbulova shenjat!
- Ndaj e bëra këtë. Të jetë e dallueshme se e kujt je. - i tha duke i hapur derën e makinës.
Bëri si e bezdisur prej veprimit të tij dhe u fut brenda ndonëse do kishte preferuar të kishin qëndruar vetëm sonte. Gjatë rrugës askush nuk foli ndonëse tensioni në ajër ishte mjaft i qartë.
- Mbërritëm. - i thotë ai dhe dalin jashtë duke u drejtuar brenda lokalit kapur dorë për dore. Në fillim e kishte parë e habitur dhe donte të bënte të vështirën, por ai nuk është se priti miratim prej saj për të ndërthurur së bashku gishtat e tyre.
Vuri re buzëqeshjen e Gabrielit i cili i pikasi nga larg dhe u ndje i bezdisur kur vuri re se gjithë sytë e të pranishmëve ishin kthyer drejt tyre. Më saktë, drejt saj.
- Mirë se erdhët! - u tha ai duke i dhënë dorën të dyve. - Arelio? Pse s'më the që kjo zonjushë e bukur nuk ishte vetëm sekretarja jote? Po diskutoja me Majan që t'ja bënim vëllait të saj. - e pyeti ai me ngacmim sikur të mos e kishte kuptuar çfarë do të thoshte ajo për të që në momentin kur i kërkoi të gjente telefonuesin e saj sekret.
- E bëra tani.
- Mos të harroj. Kjo është Maja. Bashkëshortja ime.
- Gëzohem! Valeria! - i thotë ajo kurse Arelio thjesht e shikon me një buzëqeshje të sforcuar. E dinte se sado i qeshur të ishte Gabrieli, mund të të vriste në vend për gruan e tij. Nuk i vinte faj. Do bënte të njëjtën gjë për Valerian.
- Komplimenta Valeria! Dukesh shumë e bukur!!
- Oh shumë faleminderit! Edhe ju dukeni mahnitëse! - ju përgjigj ajo çlirët.
- Eh na thoni atëherë si u njohët? - i pyet Gabrieli dhe ajo hedh shikimin drejt tij.
- Besoj se Vali është më e mirë se unë në tregimin e historive. - i thotë ai duke vendosur dorën mbi kofshën e saj të zbuluar poshtë tavolinës.
- Puna sigurisht. - i tha ajo duke ndjerë dorën e tij të rrëshqiste poshtë fustanit të saj.
- Vetëm kaq? Më duket sikur të dy jeni keq në tregimin e historive.
- Ndonjëherë është shumë e vështirë t'i përshkruash disa emocione. Ndoshta sepse lindën spontanisht e pa plan. Lidha fillimisht një kontratë me të dhe pjesa tjetër është histori.
- Pra Vali s'ka qenë gjithmonë sekretarja jote? Ka punuar si punëtore e thjeshtë? - i tha Gabrieli, i cili mesa duket e kuptoi çfarë ishte duke ndodhur nga shpërqendrimi i Valerias.
- Valeria për ty. - flet ai ftohtë. - Dhe e vërtetë. Nuk ka qenë gjithmonë sekretarja ime. Le të themi se e vëzhgoja vazhdimisht prej së largu derisa një ditë u dorëzova. - tha ai duke kthyer shikimin nga ajo për disa sekonda.
- Mund të besoja çdo gjë, por që Arelio Diaz do t'i nënshtrohej një femre kurrë! - i thotë Maja Valerias dhe ajo qesh.
- Mua më është dukur i butë në fakt.
- I butë? Arelio veç i butë që s'është! - i thotë Gabrieli sikur të ishte i tmerruar prej fjalëve të saja.
Darka shkoi mirë. Maja dukej tepër miqësore, kurse Gabrieli kishte humbur kot për komedi. E kishte harruar herën e fundit që kishte qeshur kështu. Sa për Arelion, e kishte torturuar gjithë natën me ato prekjet e tija nën tryezë aq sa e ndjente veten të lagur tashmë.
- Valeria, si thua të rregullojmë pak make up në tualet? - i thotë Maja dhe ajo pohon. Pasi kërkojnë leje, ngrihen nga tryeza dhe drejtohen në tualet.
- Shkoni shumë bashkë! - i thotë Maja duke thyer qetësinë.
- Jo aq sa juve! Shpresoj që një ditë të jetojmë të lumtur si ju!
- Besoj se do t'ja dilni edhe më mirë. Kimia juaj mund të nuhatet prej kilometrash larg. Si ato dashuritë në filma apo libra. - i thotë ajo teksa vendos buzëkuqin.
- Mos ma bëj kaq shumë qejfin!
- Nuk i bëj qejfin askujt. Arelion e kam si vëlla dhe e di se tipi i tij është i vështirë. Do të duhet punë me të, por mundohu ta kuptosh! Ka kaluar shumë.
- Çfarë do të thuash?
- Besoj se do të ta thotë vet.
- E kuptoj. Ju keni edhe një vëlla apo jo?
- Hahahah, jo. Kam vetëm një motër më të madhe.
- Por bashkëshorti juaj tha...
- E tha të ngacmonte Arelion. A s'e pe atë të tëndin si u ndez direkt? - i tha ajo dhe Valeria si kurrë më parë ndjeu faqet t'i skuqeshin kur Maja e quajti atë të sajin. Çfarë po i ndodhte kështu? Ishte munduar kaq shumë të vishej me atë petkun e moskokëçarësisë dhe tani e gjeti veten duke reaguar si një çupëlinë. - Të vura në siklet?
- Jo, jo... thjesht...
- Yhyy sa ke për të jetuar me Arelion! E keni bërë ndonjëherë deri më tani? - i pyeti ajo dhe për herë të dytë brenda minutit u skuq. - Lëre mos u përgjigj! E kuptova.
- S'e di ç'paskam sonte. - i tha ajo dhe Maja qeshi lehtë.
- Mos e vri mendjen! I kemi kaluar të gjithë këto. Mbaj mend në fillim skuqesha vetëm kur Gabrieli përmendte fjalën seks, jo më ta bëja. - i tha ajo, por ja që Valeria nuk ishte i njëjti rast. Ajo e dinte më mirë se çdokush çfarë do të thoshte një seks apo orgazmë e mirë ndaj habitej nga reagimi që trupi i saj dha pak më parë.
- Sa kohë qëndruat të lidhur para se...
- Bëm seks?
- S'e mbaj mend mirë. Nja dy javë ose më pak ndoshta. Kisha kohë që e njihja, thjesht Gabrieli ishte mësuar t'i luteshin. E beson dot? Një femër të lutej! Nejse, eja ikim para se t'na marrin ata vet.
- Nuk besoj se do e bënin...
- Më beso, një burrë i dashuruar mund të lëvizë edhe malet për ty nëse do. Jo më të të gjej në tualet!
Një burrë i dashuruar. A ishte ai i dashuruar pas saj?
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...