Pas 7 orësh udhëtim me makinë në atë atmosferë të tensionuar, kishin mbërritur më në fund në Siçili ku ndodhej edhe Frederiku sipas Aresit

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Pas 7 orësh udhëtim me makinë në atë atmosferë të tensionuar, kishin mbërritur më në fund në Siçili ku ndodhej edhe Frederiku sipas Aresit.

- Do ishte mirë të pinim ndonjë kafe që të na hapen sytë. - tha Eko dhe Arelio e pa me një shikim të frikshëm. Si dreqin mund ta kishte mendjen për të pirë kafe në një situatë të tillë?

- Nuk kemi kohë.

- Askush nuk po na shpejton Arelio. Është akoma ora 3 pasdite. - ju përgjigj ai duke dalë nga makina bashkë me Aresin.

- Je mirë? - e pyet Valeria duke kthyer shikimin nga ai përpara se t'u bashkohen atyre të dyve.

- Jam mirë, thjesht mezi pres që gjithë kjo të mbarojë!

- Nëse do jemi ende në kohë për t'u larguar. S'do kesh asnjë borxh Aresit.

- Jemi këtu për ty Val. Do shkoja deri në fund të botës nëse kjo do të bënte ty të lumtur! - i tha ai duke dalë nga makina dhe i hapi derën.

E kapi përdore dhe ju bashkuan Aresit dhe Ekos që çuditërisht ishin duke qeshur me njëri tjetrin, por sapo panë atë u kthyen në seriozë.

- Pse ndaluat? - i pyeti ai duke u ulur.

- Po kujtonim disa nga bëmat tona kur kemi qenë të rinj në këto punë. - ju përgjigj Eko kurse Aresi heshti.

- Keni qenë shok ju? - i tha Valeria me entuziastëm sikur t'i kishte shumëzuar gjithë ato që hoqi me zero. Por në të vërtetë ajo po e bënte gjithë këtë vetëm për Arelion dhe ai ishte i vetëdijshëm.

- Kemi qenë fiks si ajo shprehja "Armiku i armikut tim është miku im". Me pak fjalë kishim armiqësi të përbashkët dhe na u desh të bashkëpunonim.

- Nuk m'i the këto. Dhe për më tepër pse të gjithë në këtë tavolinë po sillen sikur të mos ketë ndodhur asgjë? - foli Arelio ftohtë ndaj Ekos.

- Arelio...

- Jo Valeria! Të gjithë po bëni të njëjtën gjë. Si dreqin mund të injorosh gjithçka ndodhi dhe ta shikosh në sy? Apo mos të pëlqeu? - i tha ai në inat e sipër.

- Ti je... As vet s'e di çfarë! Po ju pres në makinë! - i tha ajo qartësisht e lënduar dhe u largua.

- Val... - tentoi ai të ngrihej, por Eko nuk e lejoi.

- Nuk është momenti i duhur. Fillimisht sqarohu me Aresin. Ktë herë po që e teprove Diaz. - i tha ai dhe shkoi pas Valerias duke i lënë ata të dy së bashku.

- T'u bë qejfi apo jo?

- Për çfarë Arelio Diaz?

- Për gjithë skenën që pe. Gjithçka ishte shumë mirë derisa ti prishe gjithçka! Por më beso, sapo kjo të mbarojë ajo do jetë sërish në krahët e mi!

- E kam kuptuar me kohë që sado ta lëndosh Valerian, ajo do të zgjedh gjithmonë ty Diaz. Por mos e lëndo më shumë se unë.

- Ta lëndoj më shumë se ty? Vërtet mendon se mund të ketë më keq se ajo çfarë ti bëre? Falendero Zotin që je gjaku im që s'të kam vrarë akoma!

- Kur e lëndoi aq shumë një veprim nga një i huaj imagjino sa mund ta vrasi një veprim nga njeriu që do. Dhe më beso se nuk dua të jetoj.

- Po pra nuk do!

- E di cili është problemi yt? I ke të gjitha po s'vlerëson asgjë.

- Dhe ti i kishe të gjitha, por doje të vidhje ato të miat.

- Sepse ti nuk mund ta vesh dot kurrë veten në vendin tim. Mamaja të zgjodhi ty. Valeria ty. Dhe ti prap nuk mjaftohesh! Do të dish nëse po vuaj? - i tha Ares sa i acaruar aq edhe i sinqertë. - Po vuaj Diaz. Po vuaj zgjedhjet që bëri jot ëmë!

- Nuk të përmendi kurrë. Ndryshe do kisha qenë aty!

- Do kishe qenë aty? Hah! Mos më bëj të qesh...

- Do doja të mirëkuptoja, pranoja, por s'mund ta harroj çfarë i bëre Valerias. Sa herë të shoh ty më kujtohen shenjat në kurrizin e saj apo makthet që shikon natën duke bërrtitur emrin tënd. Nuk e jep veten, por ajo e vuan. Shiko në ç'situatë jemi falë teje! Ja dole t'më bësh që të të urrej!

- Ti nuk e ke idenë se sa e urrej unë veten gjithsesi. Të thosha se jam penduar do më besoje?

- Do i zhbënte gjithë ato që ajo kaloi?

- E di që jo, por...

- Gjithçka mund të bëj është të mos të të vras. E di që je shndërruar nga ato që kanë ndodhur dhe për këtë e urrej mamanë time, tonë. E urrej që më vodhi vëllanë dhe e ktheu në një si ti.

- E di? Mendoja se ishe arrogant.

- Jam.

- Nuk je. Thjesht je i ftohtë. Mendoja se s'do e pranoje kurrë po ta merrje vesh. Se do më fajësoje mua dhe jo mamanë tënde, por ja që nuk paskam pasur të drejtë.

- Mos mendo se më njeh.

- E njeh ti veten që të të njoh unë? - e pyet Aresi duke e vendosur me shpatulla pas murit.

- Çohu Ares! Kemi punë për të bërë!

- Arelio? - i flet ai kur u çuan dhe tjetri kthehet nga ai. - Je vërtetë një vëlla i mirë.

- Ndoshta jo aq i mirë, por mund të them se... më bëhet qejfi deri diku që të njoha! - i thotë Arelio dhe takohen me një përqafim burrash.

E kishte falur? Jo. Do e falte ndonjëherë? Me shumë mundësi jo. Por ndonëse më i madh se ai, Aresit i mungonte diçka: dashuria dhe ndoshta i takonte atij të shlyente mëkatin që e ëma kishte bërë duke e braktisur.

Shkuan drejt makinës dhe nga shprehia që mbanin në fytyrë ishte e qartë që Eko me Valerian kishin parë gjithçka. Kësaj të fundit i kishin rënë edhe nervat.

- Futuni në makinë ju! - u thotë Arelio djemve dhe kap Valerian prej krahut. - Më fal për çfarë thash!

- S'ka gjë Arelio! Dhe jam krenare për ty! - i thotë ajo duke i dhënë një puthje të lehtë mbi buzë.

- Për çfarë?

- E pash prej së largu diskutimin tënd me Aresin dhe... veprimi që bëre do të thotë se ke zemër të madhe.

- Edhe pse ai...?

- Edhe pse ai nuk u tregua i mirë.

- Çfarë kam bërë për të të merituar? - i tha ai dhe hynë në sediljet e pasme të dy këtë herë në mënyrë që Aresi ta kishte më të qartë pamjen nga rruga.

★★★

Ktu për t'ju thënë se libri është zyrtarisht i përfunduar në draft🥹🫶

Psherëtimë dashurie | ✓Where stories live. Discover now