Një shprehje e bukur thotë se një fjalë e mirë mund të ngrohë tre muaj dimër dhe e besoi në momentin kur deklarata e tij e dashurisë depërtoi mjaftueshëm në shpirtin e saj saqë buzët e saja nisën të shkriheshin mbi të tijat. Do donte të rrinte brenda asaj puthjeje përgjithmonë, por nuk mund ta linte Aresin të shpëtonte aq lehtë. Shkëputi puthjen dhe buzëqeshi duke e parë drejt e në sy.
- Jam mirë. Më prit poshtë nëse nuk jam aty në rregull? - i tha ai duke vrapuar pas Aresit që me siguri ishte kapur prej pjesës tjetër të grupit.
Kur zbriti poshtë pa Ekon që ishte duke u bërrtitur Martinit dhe Lorenzos dhe u konfuzua për një moment.
- Çfarë ka ndodhur? Nuk e kapët dot Aresin?
- U ka ikur prej syve! Kështu e bëni punën ju?! - vazhdoi Eko ndërkohë që Arelio u qetësua vetëm kur pa Valerian të zbriste shkallët.
- Castelano qetësohu! Do e gjejmë.
- Kur do e gjejmë Arelio? E di sa e rrezikshme është për familjen time që ai t'i arratiset këtij sulmi?
- Castel... - deshi ai të përgjigjej, por një zhurmë nga fundi i korridorit i tërhoqi vëmendjen. Ishte Ares. - Ja pra ku është. - i tha ai duke e qëlluar drejt e në këmbë dhe nisi t'i afrohej me armë në dorë.
- Mendove se do të arratiseshe Ares?
- I madhi Arelio Diaz. Çfarë pret? Jepi pra! Vulose! - ju kundërpërgjigj Ares duke e nxitur më tej.
- Arelio... - e ndërpreu Valeria që ishte afruar pranë tij. - Mos e bëj... - i tha ajo me lot në sy. Përse ishte duke qarë?
- Valeria ky idiot të rrëmbeu, torturoi...
- Dhe përdhunoi. - i përfundoi fjalinë Ares duke e parë me një fytyrë neurale.
- Çfarë? Val... Çfarë është duke thënë ai?
- Të vërtetën... - i thotë ajo dhe lotët i dallohen qartë në sy.
Në atë moment ndjeu një dhimbje therëse në kraharor. Antiplumbi që mbante veshur kishte zbutur goditjen e plumbit, por nuk mundi ta shpëtonte dot nga kjo e vërtetë. Pa dhe njëherë trishtimin në sytë e saj dhe qëlloi në drejtim të Ares, por një grua e moshuar i doli para duke u plagosur në krah.
- Lidia! - dëgjoi Valerian të afrohej pranë saj dhe të njëjtën gjë bëri edhe Ares. E vendosi sërish në shënjestër ktë të fundit dhe bëri ta shkrepë duke përfituar nga rasti, por zëri i gruas së moshuar u dëgjua të flasë.
- Më vri mua! - tha ajo duke dalë përpara tij duke bërë që vëmendja e Valerias dhe Aresit të drejtoheshin nga ai.
- A e dini zonjë se kë jeni duke mbrojtur? E dini se çfarë njeriu është ai?
- Tim bir. Po mbroj tim bir.
- Martin, merre zonjën! - tha ai duke injoruar fjalët e saj dhe i drejtoi sërish armën nga Aresi. U bë gati të qëllonte duke refuzuar t'i dëgjonte lutjet e saja, por në fund ajo i tha diçka që e tronditi.
- Jeni vëllezër. - i tha ajo dhe ai u kthye drejt saj duke qeshur.
- Unë nuk kam vëlla.
- Arelio... - i tha Valeria duke ju afruar afër.
- Çfarë ka Val? - i tha ai duke ndjerë duart e saj t'i ledhatonin fytyrën.
- Ajo po thotë të vërtetën.
- Valeria prindërit e mi nuk kishin asnjë fëmijë tjetër veç meje.
- Nëna jote... Jeni vëllezër me baballarë të ndryshëm. - i tha ajo dhe ai u përtyp duke kthyer shikimin sërish nga Aresi. Gjithkush mund ta gënjente, por jo ajo.
- Kjo ishte arsyeja pse e rrëmbeve? - i tha ai dhe Ares pohoi lehtë. - Castelano. - foli ai duke mbyllur sytë. - Mund ta vazhdosh ti?
- Ta vras? - i tha ai i cili kishte dëshmuar gjithë atë që ndodhi.
- Jo. Thjesht... merre... Nuk e di. - tha dhe doli jashtë shtëpisë duke u mbushur me frymë.
Si dreqin ja kishte fshehur mamaja gjithë këtë?
- Arelio. - i foli Valeria duke e përqafuar lehtë nga pas.
- Nuk e kuptoj se çfarë është duke ndodhur. Gjithçka është kaq... e ngatërruar! Vij këtu të vras atë që të rrëmbeu dhe del im vëlla. Vëllai që mamaja ime më paska fshehur kaq gjatë.
- Ka pasur arsyet e veta.
- E kupton që as nuk mund ta vras dot atë? Ndërkohë ai... shiko çfarë të bëri ty...
- Arelio, unë jam mirë. Më mjafton që jam sërish pranë teje.
- Po unë s'mund ta fal dot veten dhe as hakmerrem dot.
- Do e kalojmë bashkë, në rregull? - i tha ajo dhe u përqafuan së bashku duke ndjerë aromën e saj t'i mbushte mushkëritë pas kaq shumë kohe.
Gjatë rrugës askush nuk foli. As ajo, as ai dhe fatmirësisht Castelano i kurseu fjalët këtë herë.
Kush e dinte se të fitoje një luftë nuk do të thoshte gjithmonë të arrije lumturinë?
Kur mbërritën në vilë ishte ende i përhumbur derisa ndjeu gishtat e Valerias të ndërthureshin me të tijët. Kuptoi se duhej të fokusohej te e tashmja dhe e ardhmja. Dhe të dyja kishin atë si kryefjalë.
- Je mirë? - i tha ajo, kurse Eko u fut brenda.
- Derisa të kem ty pranë do jem. - i tha ai dhe i dha një puthje të lehtë mbi buzë për t'u drejtuar më pas në vilë. Kur hyri brenda pa Ambrën e cila u hodh atij në qafë duke ndjerë sytë e saj mbi vete.
- Ti je princesha? - i tha ajo duke e lënë paksa të hutuar.
- Ambra? Ashtu i mirëpresim miqtë ne mamush? - i thotë Sienna duke ardhur në drejtim të tyre me një buzëqeshje të ngrohtë në fytyrë.
- O maa...
- Jo, s'ka problem thjesht u kapa pak në befasi. - i tha ajo duke u ulur në gjunjë. - Mendoj se princesha e vërtetë je ti picirruke vockël.
- Unë jam princesha e babit. Ti e Elios.
- Ashtu?
- Elio fol! Ti kështu the! - foli Ambra dhe Valeria i hodhi atij një vështrim plot vezullim. - Përshëndetje edhe juve! Valeria. Valeria Torres. - u prezantua ajo më tej përballë Siennës.
- Sienna, bashkëshortja e Ekos dhe mamaja e kësaj princeshës këtu! Kam dëgjuar shumë për ty Valeria! Aq sa më duket sikur ka kohë që të njoh! - i tha ajo duke e përqafuar.
- Mezi pres që edhe unë t'ju njoh juve. - i tha ajo ndërkohë që ai i kërkoi leje për t'u bashkuar Ekos dhe të mendonte si do vepronte me Aresin.
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romance- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...