Ishte kyçur në zyrën e vet për ditën e tretë radhazi duke vazhduar të kontrollonte për vetëm një detaj të vogël që mund ta ndihmonte sadopak për ta gjetur atë. Hodhi sytë nga kyçi i dorës ku mbante llastikun e saj të flokut dhe mori frymë thellë. I mungonte. I mungonte si dreqi dhe mallkonte veten çdo ditë pse nuk i kishte treguar të vërtetën kur ajo e pyeti. Tani ishte i dënuar ta ndjente mungesën më shumë se dashurinë që i flinte në shpirt.
- Akoma këtu? - i thotë Gabrieli duke hyrë në zyrë.
- Nuk e gjej dot askund. S'kam lënë kamer në rrugë pa kërkuar po sikur e ka përpirë dheu!
- S'besoj se do qullosësh dot gjë Arelio. Duket që ka qenë e mirëplanifikuar.
- Është i gjithi faji im! Nëse do kisha ditur si të sillesha ajo do të kishte qëndruar pranë meje! - foli i revoltuar.
- E di që u tregove trap, por je duke bërë më të mirën.
- Nuk mjafton dreqin! Do çmendem kështu.
- E di vëlla, por e kemi kërkuar kudo dhe nuk është askund. Thua ta kenë dërguar në Itali?
- Jam i sigurtë tashmë. S'ka tjetër shpjegim. Duhet të shkoj andej.
- Ça je duke thënë? Ti s'ja ke idenë e Italisë!
- Do kërkoj ndihmë. - tha ai dhe u përcoll.
- Kujt?
- Eko Castelanos.
- Doktorit?
- Mafiozit. - tha ai duke e ndjerë veten në udhëkryq. - Ma ka borxh një dorë ndihmë. Tek e fundit s'do mund të kishte nisur dot transportin e drogës këtej pa ndihmën time pas vdekjes së Kobras.
- Shpresoj të të ndihmojë.
- Jam i sigurtë. Castelano është i martuar dhe e di mirë rëndësinë e personit që do.
- Atëherë do të vij edhe unë me ty!
- Jo, ke një familje këtu dhe s'mund të të rrezikoj.
- Po mund të rrezikosh Castelanon?
- Gabriel duhet të qëndrosh këtu dhe të merresh me kompaninë dhe punët e tjera. Për më tepër nëse largohemi të dy këtu s'do kemi më kontroll. Më kupton? - i tha ai duke veshur xhaketën dhe shoku u ngrit për ta takuar me një përqafim "burrash".
- Do ta gjesh. Kujdesu dhe për veten!
- M'i bëj të fala kunatës! - i tha dhe doli duke njoftuar një nga njerëzit e tij t'i bënin gati avionin e tij privat.
Gjatë rrugës e kishte zënë gjumi duke ëndërruar për të. Për buzëqeshjen e saj herë djallëzore, e herë të tjera të pastër kristal ashtu si uji i ndonjë oqeani. Për zërin e saj femëror që i shkaktonte të dridhura në trup. Për lëvizjet joshëse të saja sa herë afrohej falë tij. Ajo ishte oazi i tij i qetësisë. Burimi i dritës në jetën e tij dhe nuk mund ta humbiste në asnjë mënyrë.
YOU ARE READING
Psherëtimë dashurie | ✓
Romantik- U vonove. - i thotë ai duke e vështruar nga gishti i këmbës deri te fija e flokut. - Do e shlyej vonesën. - përgjigjet ajo duke i marr gotën e alkoolit nga dora dhe e derdh mbi vete. ✁ Libri është i shkruar për një audiencë mbi 18 vjeç dhe nuk le...