Pjesa 1

1K 101 182
                                    

Gjatë gjithë rrugës për në shtëpi, kishte qëndruar e heshtur. Kishte mbështetur kokën në xhamin e makinës dhe vështronte imtësisht qiellin.

Kurrë s'kishte hyrë aq brenda tij sa të mendonte për jetën mbi re, kurrë nuk kishte menduar për vdekjen një shpirt aq pozitiv, mbushur me ëndrra dhe shpresë për të ardhmen.

Dashuronte shkrimin, ishte pasioni i saj që e tërhiqte drejt një bote tjetër. Në gërma hidhte tërë realitetin e pështirë, çdo ndjenjë të sajën.

Mezi priste të mbaronte universitetin dhe të fillonte punë; një gazetare në terren.

Ama krejt papritur, nga hiçi del një kundërshtar i hidhur i ëndrrave të saj, gati për t'i gllabëruar ato të gjitha bashkë me të, nje trup rinok të pa rrahur mirë nga jeta; ç'marrëzi! Përse?
Ku kishte gabuar?

-Samanta, zbrit të keqen mami.- i foli e ëma me lot në sy pasi pa përhumbjen e së bijës e cila s'e kishte vënë re fare që kishin arritur në shtëpi.

Pa i kthyer përgjigje, hapi derën e makinës dhe si një trup i vdekur që ecte mes të gjallëve shkoi drejt dhomës së saj.

-Sam, si dolën analizat?- bëri sikur s'degjoi zërin e së motrës që e pyeti ulur nga kolltuku i errët prej meshini, por shkoi drejt dhomës së saj.

Rrotulloi dy herë çelësin dhe u hodh mbi krevat duke u përpjekur të mbajë lotët. A mbaheshin lotët kur zemra po dridhej nga frika? Ishte e re në këtë luftë, sapo kishte nisur, nuk ia kishte haberin çdo të thoshte të përqafoje shpresën e durimin. Të kapeshe pas ëndrrave më shumë se kurrë me qëllim që vdekja të trembej nga tërë ajo ujëvarë ëndrrash.

Por...Sapo i kujtonte dukej sikur ato i largoheshin gjithnjë e më shumë, donte t'i perqafonte fort, por sëmundja e saj hynte në mes duke përplasur pa mëshirë atë dhe ëndrrat në drejtime të kundërta.

I shpëtuan dy lotë flakë të nxehte nga të dy sytë e saj të kaltër. E ndërtuan udhën mbi fytyrën e saj duke i dhënë një ngjyrë tjetër nga pjesa tjetër e pa njomur.

Ata lotë i ndoqën dhe dy të tjerë e pas tyre shumë të tjerë.

Ndihej bosh... E dinte që nuk do mundej. Nuk ishte aq e fortë, nuk ishte aq e fortë sa për të mundur një kancer, ose të paktën kështu mendonte.

Ajo sëmundje i kishte gllabëruar tërë ata të afërm dhe midis tyre dhe kushërirën e saj 6-vjeçare...Si të shpresonte kur e njihte helmin e saj? Si?

Ndoshta duhej të mësohej, se ky qe fati i saj dhe të bëhej ç'të bëhej, por si? E kishtë të vështirë. E donte jetën, ajo donte të jetonte. Nuk kishte erdhur ende rradha e saj për t'u larguar nga kjo botë, ishte ende herët.

Teksa ajo luftonte me mendimet dhe lotët e saj, në sallon e ëma më në fund ishte shkrehur në vaj. Mezi e kishte mbajtur veten para së bijës, por tashmë ishte zhytur në përqafimin e të shoqit e qante me ngashërim. Dashuria e nënës është dashuria më e madhe në botë, asnjë ndjenjë tjetër nuk mund të krahasohet me të. Është nëna ajo që të jep jetë nga jeta e saj dhe krejt papritur të shikojë sesi kjo jetë shuhet ende pa lindur mirë është si t'i shtrydhësh zemrën fort e ta lesh ende të gjallë për të jetuar dhimbjen, frika për humbjen e fëmijës të vret për së gjalli e frymen s'ta merr.

-Përse qani? A ka mundësi të më shpjegojë ndonjë ç'dreqin po ndodh?- ishte revoltuar nga tërë ata lotë Daniela. Kur kishte parë dhe sytë e të atit të njomeshin nga lotët, kishte ndjerë një shtrëngim te madh në zemër. Edhe burrat qakan! Kishte menduar me vete, por frika e arsyes së atyre lotëve e kishte pushtuar edhe atë. E dinte që kishte të bënte me motrën e saj dhe kjo gjë e vriste edhe më shumë. E donte shumë, shumë. Dashuria e motrës nuk përshkruhet me fjalë, por vetëm ato që kanë motra e dinë. Ndoshta nuk shprehet çdo sekondë, zënkat janë të shumta, ama mjafton një lot i vetëm në sytë e saj për t'i vënë flakën botës. E motra ishte si një idhull për të. Gjithmonë kishte degjuar këshillat e saj dhe pse bënte sikur nuk i pranonte, gjithmonë kishte patur atë dëshirën e madhe për t'u bërë si e motra.

Teksa panë gjendjen e vajzës së tyre më të vogël, panë njëri-tjetrin në sy dhe u ulën pranë saj duke e futur në mes.

-Samanta është e sëmurë.- këtë e kishte kuptuar, ndryshe s'kishin pse qanin, ama mendja po i sillte tërë ato sëmundje para, po e vriste dyshimi.

-Çfarë ka?

-Leuçemi,- belbëzoi i ati aq sa mezi u dëgjua, por shpirti i saj e dëgjoi dhe u copëtua nga ajo fjalë. E dinte fare mirë kuptimin dhe vrerin e asaj sëmundje, ashtu siç dinte kuptimin e jetës dhe vdekjes. Donte të qante, të shkrehej dhe ajo në lot ashtu si gjithë të tjerët, por nuk e bëri. Nuk ishte e pashpirt, por ajo qe i interesonte tashmë ishte se e motra ishte ende gjallë dhe shpresat për shërimin e saj nuk kishin pse të shuheshin.

-Po ju përse qani? Ajo është gjallë apo jo? Ajo merr ende frymë. Përse e qani sikur të ketë vdekur? Ç'është ky ters?

-E di moj xhan i mamit, po është viran sëmundje. Kush ka shpëtuar nga ajo?

-Ka plot raste. E nese nuk ka le të jetë Samanta e para. Ajo do fitojë.

-Po...

-Nuk dua o ma, nuk dua të pranoj asgjë të hidhur. Unë besoj te mrekullia që sjell beteja kur si armë përdor shpresën, kurajon dhe forcën. Këto e mundin kancerin. Zoti na ka dhënë jetën për ta jetuar, na ka dhënë dhe forcën për te luftuar çdo sfidë. Nëse dimë të bëhemi ne udhëheqësit e luftës, atëherë mundim dhe vdekjen. Dëshira për te jetuar duhet të jetë me e madhe se dëshira e vdekjes për të gllabëruar.

Panë përsëri njëri-tjetrin në sy nga fjalët e së bijës dhe kishte të drejtë. Nëse dhe ata qanin, ku do e gjente forcën Samanta për të luftuar? Ishin të frikësuar se nuk donin ta humbisnin, por dashuria për të ishte më e madhe se vetë frika.

Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now