Pjesa 11.

671 80 120
                                    

Ishte një vend tepër i ngrohtë, ambient i vogël, por dukej sikur çdokush merrte hapësirën që kishte nevojë pa u ndjerë i vëzhguar apo sikur oksigjeni mbarohej.

Muret ishin dekoruar me thënie të ndryshme, piktura dhe vazo të drunjta lulesh varur në çdo kolonë.

Në mes ndodhej një pemë e madhe krishtlindjesh e cila vezullonte e gjitha nga dritat dhe zbukurimet.

Drita ishte paksa e zbehte, jo nga ato dritat e forta ku të vriteshim sytë nëse shikoje lart.

Ishte një nga ato vende, ku ndiheshe si në shtëpi, një nga ato vendet e pakta që ndodheshin në Tiranë.

-Ç'vend i bukur!- foli më në fund Samanta, pasi kishin zënë vend në një nga qoshet më të vetmuara.

-Këto vende të keshilloj të vizitosh.- ia ktheu Orgesti pa humbur kohë, ndërkohë që kundrronte dhe njëherë ambientin pas shpinës së tij duke lëvizur kokën i kënaqur, para se vëzhgimin ta përqëndronte në fytyrën e saj.

-Pse?

-Imuniteti jot ka rënë me fillimin e kemioterapise. Ke më tepër mundësi të marrësh infeksione të ndryshme, sepse rruazat e bardha jane në rënie dhe jo në krye të detyrës për të mbrojtur trupin.

-Ushtria e rruazave të bardha është dobësuar. Barbaret mund të sulmojnë dhe fitojnë më shpejt.- kishte vazhduar Daniela duke e shpjeguar me të njëjtat terma që mësuesi i saj i biologjisë ia kishte shpjeguar ditë më parë.

-Nxënëse shembullore, hë?- e pyeti Orgesti.

-Jo dhe aq. Ama me biologjinë e kam mirë punën.

-Suksese!

-Faleminderit. Tani më falni, por duhet të shkoj pak në tualet.- buzëqeshi teksa bëri të ngrihej, por ishte dora e së motrës e cila e shikonte me sytë e zmadhuar, që e bënë të ndalonte.

-Si do ikësh ti?

-O Sam, vetë the që do iknim në shtëpi se më vihej në tualet. Plus do vi, nuk arratisem jo.- ia kishte bërë gropën duke përdorur fjalët që ajo kishte thënë për të shpëtuar veten. Ia lëshoi dorën me inat, teksa u përpoq të dukej sa më e qetë, mirëpo dridhja e duarve e tradhëtonte, ndaj i vendosi në prehër për t'i fshehur nga sytë kuriozë të doktorit që ishte ulur përballë saj.

-Doktor, amanet motrën.- tha mes buzëqeshjesh Daniela, para se të largohej duke marrë me vete dhe kërcënimin e fundit të syve nga Samanta dhe buzëqeshjen disa karatëshe të doktorit.

-Paske motër të lezetshme.

-Djalli vetë është.

-Përse? Duket njeri pozitiv.

-Ja tregoj unë pozitivitetin në shtëpi asaj.-foli nëpërdhëmbë më shumë me veten sesa me të.

-Si the?-pyeti teksa rrudhte vetullat me buzëqeshjen ende pa shkulitur nga fytyra.

-Ashtu është, thashë.

-Ke pasur shqetësime?- kësaj here kryqëzoi duart duke marrë atë pozicionin tipik të doktorit. Edhe pa përparësen e bardhë, thjesht me një shikim, mund të thoje se ai njeri ishte doktor. Dukej sikur kishte lindur për t'u bërë i tillë.

-Pagjumësi, të vjella, marrje mendsh, ma shpif çdo ushqim.- filloi duke i numëruar me gishta.

-Hë se do kalojnë. Çdo gjë kalon në fundit të fundit.

-Madje dhe vetë jeta.

-Përderisa koha kalon...Vetëm se nuk na takon ne të mendojmë se dhe jeta ka një fund.

Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now