Pjesa 25.

588 81 110
                                    

Mëngjes. Mëngjes i thënçin se ajo nuk kishte marrë atë ndjesinë e zgjimit nga një natë e gjatë, me ëndrra apo makthe.

Sikur të mos i mjaftonte sfilitja e sëmundjes, stresi apo dhe fakti që nuk kishte oreks, tashmë i duhej të përballej dhe me pagjumësinë. Mendimi se do shkonte përsëri në spital i kishte turbulluar stomakun duke i shkaktuar të vjellja në orët e vona pas mesnatës.Kishte frikë! Po sikur gjendja e saj të ishte përkeqësuar? Ajo vajzë po digjej për të jetuar. Donte të jetonte.

Asnjëherë  nuk donte që kur kishte kemio të merrte me vete familjarët e saj. Nuk e kishte me shumë dëshirë ta shikonin në atë gjendje, kështu që ishte detyruar të merrte Jonën nga këmbënguljet e saj që nuk kishin të sosur.

Tashmë ndodheshin duke shkuar drejt spitalit. Ishin detyruar të merrnin urbanin, pasi Samanta nuk kishte mundur të ecte, paçka dëshirës së madhe, lodhja e kishte rrëmbyer papritur.

Ishin ulur në fund, rrethuar nga dy të moshuar të cilët kishin shtrënguar fort duart e njëri-tjetrit që në fillim e për asnjë çast nuk i lëshonin. Vajzat i shikonin me bisht syri e buzëqeshnin.

-Hera e parë që do e shikosh doktorin me një sy tjetër.- e ngacmoi Jona, të cilës nuk i rrihej pa folur.

-Kisha një Danielë, m'u bënë dy. Mirë ajo është adoleshente hormonale, po ti si e ke hallin?

-Mos ma shaj Danielën se ta këputa gjuhën.

-Një mendje keni. Motra të ishit dhe s'do ngjanit kaq.

-Mos ma anashkalo bisedën. Ishim te doktori.-e pa teksa i lëvizte ritmikisht vetullat sikur donte t'i thoshte se kishte ardhur koha t'i  jepte llogari. 

-Ç'të them unë? Ishalla dalin mirë analizat.

-Ti,  o je e metë o bën vetë.

-Bëj vetë se e di ku dua të dalësh, po s'dua të dalësh aty.-i foli duke e ulur zërin në pjesën e fundit pasi shqoi veshët kuriozë të së moshuarës që ishin ngritur paksa.

-Pranoje që e do doktorin dhe do e qep gojën.

-Nuk,jo.- fliste me gjysmë zëri e tinëz shtrëngonte cepin e palltos mustardë që kishte veshur.

-Çfarë nuk? Fol mirë.

-Pse ju është tiposur kjo ide boshe në kokë?

-Ku ka zë, s'është pa gjë, të keqen nëna.- kësaj here nuk ishte zëri i Jonës ai që kishte folur, por zëri i qetë, paksa i ngjirrur i plakës thinjoshe, fytyrë danete që qëndronte pranë saj. E pa çuditshëm.

-Ç'do të thuash?

-Përse i fsheh ndjenjat e tua? Pse ja fsheh vetes se të tjerëve ua paske treguar me kohë?

-Hë moj nëna foli se më plasi.-foli Jona, duke qeshur e duke shfryrë që më në fund kishte dhe dikë tjetër në krahë.

-Nuk kam ç'fsheh. Dokrra!

-Ti s'mbushke fare më duket. Pa më thuaj ti tjetra. Si është puna?- iu drejtua Jonës dhe Samanta i hodhi një vështrim që bërtiste' i the gjë, te vrava', por ajo dukej sikur ia bëri për inat.

-Tani doktori i kësaj, ka rënë brenda me këtë. Ai e do, kjo e do. Nuk e kuptoj pse dreqin s'e pranon.

-Se qënka trufyçkë.-psherëtiu e moshuara dhe Samanta gjithashtu.S'kishte si mos dhe Jona që po i dilnin thinjat me shoqen.-Ashtu isha e unë dikur.-pas kësaj ktheu kokën nga i shoqi, një plak me syze të cilin e kishte zënë gjumi mbështetur te xhami i autobusit. Duart përsëri i kishin bashkë.

Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now