Pjesa 27.

574 71 78
                                    

 Kemioterapia kishte mbaruar dhe ajo nuk kishte patur asnjë komplikacion, kështu që kishte mundur të dilte. 

Jona ishte kthyer për ta marrë, edhe pse Samanta kishte kundërshtuar, duke i thënë se ndihej fajtore që ishte larguar, por kishte patur ca mysafirë nga larg.

Tani ndodheshin nëpër rrugët e Tiranës. Ora shënonte tetë, mbrëmje dhe ishte errësuar me kohë. Ato endeshin duke ecur me hapa të ngadaltë e duke shijuar freskinë që dukej sikur e kishte larguar paksa atë acarin dimëror.

-Si shkoi sot?- e pyeti përsëri Jona.

-Ta thashë njëherë. Mirë. Isha njësoj.

-Të paktën s'ke as përkeqësime. Po më thuaj, si shkoi me doktorin?

-As vetë se di.-foli lirshëm e në ballin e saj u dukën ca rrudha të momentit.-Më puthi në ballë.

-Guxo e kundërshtoje më. Ç'është ai doktor që puth pacienten në ballë?

-Orgesti.-buza i qeshi sapo përmendi emrin e tij.

-Dhe të puth vetëm ty.

-Nuk e mora vesh si ndodhi. Po qëndronim aq pranë. Për një moment, mendova se...

-Do të të puthte në buzë...-e ndërpreu Jona, e cila kishte blerë me kohë mendjen e të dyve. Që kur kishte ngacmuar doktorin në zyrën e tij. Ai ishte bërë kureshtar se ç'mund të kishin biseduar ato të dyja rreth tij. Kishte bërë dhe provokativin duke pritur të kuptonte si do e justifikonte veten Samanta. Kishte parë dhe Samantën, ishte skuqur dhe nervozuar. Përse?! Sepse ata të dy, epo duhet të ishin të dy.

-Mendime të gabuara, e di.

-Të paktën i pranon.

-Nuk dua Jon. Edhe sikur të ushqejmë ndjenja për njëri-tjetrin, nuk ja bëj dot Rubensit këtë. Do ndihem si tradhëtare.

-A u ndave moj çupë e mbarë?- ishte Jona ajo që kishte humbur toruan tashmë. Ajo dukej sikur kishte ngecur keq në të shkuarën dhe refuzonte të shikonte përpara në jetën e saj.-Rubensi dhe ti nuk jeni më. Ç'tradhëti thua?

-O Jon, më kupto. Duket sikur lashë atë vetëm për të patur një mundësi me Orgestin.- ndihej keq.Nuk ishte mësuar me situata të tilla.

-Të kuptoj dhe dua të dalësh nga kjo gjendje. Edhe nëse u ndave për Orgestin mirë bëre. Në djall gjithçka. Mendo vetëm një herë për lumturinë tënde dhe le të përmbyset bota. Mendo vetëm një herë.

-Të bëhem egoiste?

-Bëhu egoiste nëse do të thotë të jesh e lumtur. Bëhu egoiste vetëm një herë për hir të çdo loti që ke derdhur, çdo brenge që brenda teje ke mbajtur e çdo dhimbje që ke kaluar. Bëhu egoiste për të vrarë sikur vetëm një çast helmin e dëshpërimit. Bëhu egoiste për të buzëqeshur, sikur vetëm një herë. Bëhu egoiste, sikur vetëm një herë dreqi e marrtë.

Sapo përfundoi fjalën e fundit, ju hodh në qafë dhe e përqafoi fort. ishte me fat që kishte njerëz kaq pozitive rreth vetes, njerëz që ndiente se e donin. Ç'mund të dojë dikush që ka dashurinë pranë?

Qëndruan për një copëz here nën krahët e njëra-tjetrës, para se të ndaheshin e të vazhdonin rrugën.

-Sam?

-Po?

-Do më thuash diçka., ama më thuaj të vërtetën...

Nuk pati kohë të përgjigjej, nuk pati mundësi. E, as ajo nuk pati kohë të kërkonte një përgjigje, nuk pati mundësi.

Nuk mundën, se vështrimin e tyre e veshi imazhi që aq papritur para tyre u shfaq.

Arritën të shikonin fytyrën e Rubensit pas xhamit të qelqtë të atij lokali. E ai nuk ishte vetëm, por pranë tij ndodhej një kokëkuqe që i lëpihej e përvidhej nëpër krahët e tij, herë-herë mbështetej mbi shpatullën e tij e herë-herë luante me flokët e tij.

Asaj i erdhi pështirë... Pështirë kur pa sytë e etura të Rubensit teksa shikonin kokëkuqen. Pështirë kur pa buzëqeshjen vesh-më-vesh të Rubensit teksa duart gjatoshe të kokëkuqes luanin nëpër trupin e tij. Pështirë kur kujtoi fjalët që Rubensi i kishte thënë para disa ditësh, se do e priste, se nuk mund të donte dikë tjetër.

Po e shikonte! Po i shikonte fjalët boshe t'i vërtiteshin si një vegim i zbehtë, pjesë e së shkuarës.

Ai e kishte mbajtur premtimin që ajo vetë i kishte kërkuar, por nuk ja merrte mendja të vepronte kaq shpejt. A nuk supozohej të qëndronin për pak kohë duke vuajtur mungesën e njëri-tjetrit?

As ajo nuk e kishte bërë, por të paktën ishte përpjekur ta frenonte veten.

Si dukej, ata ishin çliruar nga prania e njëri-tjetrit dhe kishin filluar të jetonin jetën ashtu si dëshironin.

Nuk u ndje keq pas disa çastesh, ndoshta ashtu ishte mirë.

Nëse më parë dyshonte vendimin e saj për ndarje, tashmë i ishte falenderuese vetes që e kishte bërë.

-E shikon?-e pyeti Jona.-Ti ke frikë të pranosh ndjenjat e tua, kurse ai e paska kapur tjetrën.

-Ai thjesht sa po mban premtimin. Nuk më vjen keq.

-Mos të të dëgjoj më të thuash se nuk mund të kesh ndjenja për dikë tjetër, vetëm e vetëm se do dukej si tradhëti ndaj Rubensit. Ju i latë rrugën e lirë njëri-tjetrit.

-Mendon se e ka patur më parë këtë leshkuqe? Dua të them, po sikur ta ketë patur në kohën kur ishim bashkë? Kur e gjeti kaq shpejt ai!-shfryu. Nuk donte të mendonte se kishte qënë një femër e tradhëtuar.

-Mos i mendo më këto gjëra. Ç'vlerë kanë?

-Ndoshta ke të drejtë.

-Ti zonjushë, kërkon shumë premtime. Po sikur të më premtosh mua diçka?

-Pa, hë!

-Më premto që do e lesh të shkuarën në të shkuarën aty ku e ka vendin.

Mbylli sytë dhe i hapi. Pa Rubensin e buzëqeshi. U kthye me fytyrë nga Jona dhe i premtoi. I premtoi se e shkuara do të mbetej atje ku e kishe vendin, në të shkuarën.



Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now