Pjesa 30.

614 85 65
                                    

Më në fund filloi të lëvizë gishtërinjtë e saj të cilat ai i mbante vendosur mbi pëllëmbën gjigande. Buzëqeshi...

Filloi t'i hapë sytë pak nga pak e për disa minuta qëndroi në heshtje, ndoshta e pavetëdijshme, derisa u mësua me situatën në të cilën ndodhej, e rrethuar nga tuba e zhurma që pulsonin. E rrethuar dhe nga imazhi i doktorit.

-Mirëmëngjes.-e përshëndeti lehtas teksa përpiqej të shmangte ndonjë gogësimë.-Ç'më ndodhi?-fliste me ngadalë, qetë. Ç'zë i ëmbël!

-Të ishte rritur temperatura mbrëmë.-i tha ai me të njëjtin ton.

Dorën ende s'ia kish lëshuar. Gjithmonë kishte qënë i mendimit se dy duar të bashkuara mund t'i dërgojnë impulse dashurie trurit,sepse sipas tij dashuria lind gjithmonë në tru dhe më pas jeton në zemër.

-Kam ndonjë problem?

-Imunitet i dobët.- përfundoi ai atë bisedë.

-Ju..Ti...Këtu ke qënë tërë natën?- qeshi nga ngatërresa e saj. Zemra i ngrohej kur nervozohej e vihej në siklet aq shpejt. I pëlqente të shikonte që ndikonte tek ajo.Nënqeshi teksa pohoi me kokë.-Përse?-vazhdoi me të sajën. Ndihej e lodhur, por jo mjaftueshëm sa mos kuptuar situatën në të cilën ndodhej.

-Isha i shqetësuar për ty.Shumë.-fliste qetë e kësaj here buzëqeshja i iku vetvetiu duke kujtuar dhe njëherë tërë rrezikun që kishte kaluar. Kësaj here do fliste hapur me të, pa u fshehur, pa e lënë mundësinë t'i ikte. Nuk do lejonte askënd t'i merrte atë mundësi, as kohën.

-Përse?-Buzëqeshi e vetëkënaqur teksa e pyeti.Ajo kishte nevojë të dinte sa më shumë.

-Si mendon ti, çfarë do thosha unë në këtë situate?-ia ktheu me të njëjtën buzëqeshje.

-Sepse miqtë shqetësohen për njëri-tjetrin.-kësaj here ajo buzëqeshje e tija u kthye në një të qeshur paksa më të madhe. Ajo ose ishte kaq naive sa nuk kuptonte asgjë, ose ishte një aktore e zonja e cila dinte mjaft mirë të shmangej nga situatat e sikletshme.

-E ke gabim, nuk do thoja kështu.-vazhdoi ai.Tashmë kishte marrë çehren e seriozit. Ajo e kuptoi që situata ishte ndryshe kësaj here. Nuk ndodhej më përballë ndonjë provokimi ku ai hiqte dorë sapo kishte marrë atë që donte të kuptonte nga ajo. Kuptoi se nuk kishte shpëtim nga ajo bisedë.

Bëri të ngrihej nga pozicioni shtrirë në të cilin qëndronte, por s'kishte mjaftueshëm fuqi.

-Rri, mos u ngri.-e ndihmoi të rimerrte pozicionin e mëparshëm, por ajo kundërshtoi.

-Dua të rri ulur.

U ngrit dhe u afrua pranë saj. Me kujdes sikur të thyhej nëse e shtrëngonte më fort,i kapi shpinën dhe e ndihmoi të ngrihej duke e mbështetur në jastëk.

-Je mirë tani?

-Po faleminderit. i buzëqeshi mirënjohëse. Tashmë qëndronin të dy ulur përballë njëri-tjetrin në atë shtrat spitali.

-Çfarë do thoje ti?- e risolli ajo bisedën e mëparshme. Donte të dëgjonte, sepse dukej sikur kishte ardhur koha për të dëgjuar gjithçka. Ishte koha që buçitja e fjalëve të pathëna të dëgjohej dhe nga ajo.

-E ke idenë ç'më ke bërë ti mua?-kësaj here ai theu seriozitetin e krijuar duke vënë buzën në gaz, kurse ajo mbeti më konfuze dhe e habitur sesa më parë ishte.

-Çfarë?-guxoi e pyeti me gjysmë zëri.

-Ti ke mundur që në mënyrë të pavetëdijshme të bësh një doktor të marrë zemrën e tij me vete në spital. Ti ke mundur të bësh këto buzë të buzëqeshin për hiç mos gjë. Ke mundur të ushqesh shpirtin tim me forcë e këtu kam abuzuar paksa, kam vjedhur tinëz nga forca jote duke ia veshur vetes sime.Jam ushqyer me të.-ndaloi për një copëz here duke i ngritur asaj fytyrën me gishtitregues, paksa të harkuar, atë fytyrë që ishte ulur dhe kushedi ku i kishte fiksuar sytë. Ia nivelizoi me të tijën dhe e pa drejt e në sy. Kishte nevojë të përhumbej në sytë e saj e të gjente vetveten aty.-Ke bërë që të luftoj për një paciente, jo vetëm nga përparësja ime e bardhë, por sepse diçka tepër e fortë brenda vetes sime më thoshte të luftoja për ty. E di pse?!-psherëtiu.

-Kam nevojë të mbushem me jetë nga sytë e tu. Kam nevojë të mbushem me frymë nga fryma jote Samanta. Kam nevojë të të kem ty pranë vetes sime. Të bëhemi një dhe të luftojmë stuhinë që ty të ra për pjesë të luftosh. Lufta bëhet më e lehtë kur ndahet në më shumë persona. Nuk do jesh ti kundër kancerit Samanta. Do jemi ne kundër kancerit.-fliste qetë dhe ajo e kishte parë me sytë e saj të kristaltë që ishin njomur nga lotët. Përshkonin ngadalë fytyrën e saj, derisa në fund puqeshin me njëri-tjetrin e bashkoheshin për të nisur një udhëtim së bashku, ndonëse e dinte që ai udhëtim ishte i shkurtër, e dinin që kur të takoheshin me ndonjë sipërfaqe, lotët do të zhdukeshin sikur të mos ishin krijuar kurrë.

Ndoshta dhe ata do të kishin fatin e lotëve. Ndoshta dhe ata ishin koshientë që udhëtimi i tyre mund të ishte i shkurtë, por të paktën për aq kohë sa do të ishin bashkë, do shijonin atë udhëtim.

I fshiu lotët e sapo krijuar me gishtin e madh dhe më pas i ledhatoi fytyrën. Ajo nuk po guxonte të fliste, ai nuk kishte mbaruar.

-Nuk e di kur u bënë pjesë e imja këto ndjenja karshi teje, por di vetëm që i kam. Nuk është miqësi Samanta, se te këto ndjenja që kam unë, dhemb fjala mik. Te këto ndjenja që kam unë fle fjala dashuri.-ajo ngriu me fjalën e fundit dhe lotët e saj po ashtu. Fjalët e tij i kishin depërtuar thellë deri në zemër. Nuk i kishte pritur, jo aspak. Gjithçka i kishte ardhur si ndonjë ylber pas shiut. Nuk ishte e sigurt nëse ishte ende e pavetëdijshme, apo ishte zgjuar, por ai s'kishte mbaruar ende. Ai kishte dhe diçka të fundit.

-Të dua Samanta. Të dua më shumë se kanceri.-zëri i tij u ul. Nuk donte që ato fjalë t'i dëgjonte askush përveç zemrës së saj. Kushedi bëheshin xhelozë muret e orenditë e asaj dhome dhe prishnin ato çaste lumturie krijuar nga ca fjalë zemre. I kapi fytyrën me të dyja duart dhe i fali një buzëqeshje të ngrohtë e të sinqertë.- Nuk lejoj askënd të të marrë nga unë e aq më pak një sëmundje.

Fjala 'Të Dua' s'kishte tingëlluan kurrë kaq  e ngrohtë për zemrën e saj.Ndiente duart e tij mbi fytyrën e saj dhe dukej sikur kishin ndonjë esencë qetësie që i mbushën shpirtin, e bënë atë të ndihej e sigurt. Në prekjen e tij ajo ndihej si në shtëpi.

Nuk mundi të flasë,por menjëherë largoi fytyrën nga duart e tij e duke u anuar pakëz mbështeti kokën te kraharori  i tij i mirëformuar.Arriti të ndiente se zemra e tij rrihte fort gjithashtu, ashtu si e saja. Zemrat e tyre po sinkronizoheshin me njëra-tjetrën sikur të kishin qënë duke folur  prej kohësh.

Ai zgjati duart duke e përqafuar fort atë qenie të brishte që tashmë dergjej në gjoksin e tij. E mbështolli fort me krahët e tij gjigande duke e fshehur atë nga bota dhe errësira e saj.

Për një çast i fali dritë të pakushtëzuar, dritë që nuk kishte errësirë të cilën e thyente. Për një moment i fali siguri.

Ajo nuk foli, nuk i ktheu përgjigje, por fjalët e tij kishin arritur të shkyçnin zemrën e saj.


E puthi në kokë dhe i përcolli ngrohtësinë e tij deri në zemër.Ajo ngrohtësi shkriu çdo frikë e pasiguri. 

Ajo ngrohtësi largoi dimrin nga shpirti i saj. Tashmë ishte pranverë.


Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now