-Duhet të iki në shtëpi.- belbëzoi për të tretën herë përballë tij duke qëndruar me buzët mbledhur e vetullat e harkuara sikur të ishte ndonjë fëmijë i mërzitur.
-Sot duhet të qëndroni në spital duke qënë se është kemioterapia juaj e parë dhe mund të shfaqen komplikacione.-kishte kryqëzuar duart dhe qëndronte në këmbë, përballë saj duke mos ia shqitur shikimin nga sytë, ato sy të kaltra.
-Po rri shtrirë në një krevat spitali. Tani më duket vetja vërtet si e sëmurë.- foli shpejt e shpejt pa u menduar dhe në sekondin e ardhshëm qeshi me ato që kishte thënë. Ajo ishte e sëmure dhe ishte pak si shumë e sëmurë, vetëm se ndonjëherë e harronte këtë gjë. Fatkeqësisht, së shpejti do kishte shumë gjëra që do i kujtonin çdo sekondë atë të vërtetë të hidhur e ajo do rrëmonte për një çast gënjeshtre, do gërmonte për të gjetur një çast lumturie pa një kancer si një të tretë mes lumturisë dhe asaj.
-Nuk ka diskutime. Sot s'të jap lejë të largohesh- mbylli kundërshtimet me një ton urdhërues dhe i ktheu shpinen duke bërë për të dalë nga dera.
-Mirë mami!- shfryu e dorëzuar, pasi kokëfortësia e tij thyente çdo fjalë e përfitoi nga rasti që ai ishte me shpinë, për t'i nxjerrë gjuhën si një fëmijë.
Kthehu krahun në të cilin qëndronte shtrirë dhe zgjati dorën për të marrë telefonin që pak më parë e kishte lënë në atë komo spitali.
Formoi numrin e së ëmës në ekranin e plasaritur të Iphonit demode 4s me të cilin ajo ishte e dashuruar dhe nuk hiqte dot dorë.
Pas ziles së dytë dëgjoi zërin e shqetësuar të saj.
-Samanta, ku humbe? Më ngrive gjakun. E ke idene sa herë të kam telefonuar? Tani do nisesha për në spitali.
-Jam mirë ma. Kemioterapia dhe analizat zgjatin ca dhe, sot do rri këtu.- foli qetë për t'i treguar që çdo gjë ishte në rregull.
-Në spital? Pse do rrish? Çfarë ke?
-Asgjë. Ashtu i tha koka gjysmake doktorit.
-Mos më gënjesh.
-Jo o ma. Jam si kokrra e mollës.
-E mirë, ashtu qoftë.
-Ika tani, paçim të puth.- mbylli telefonin dhe zgjati dorën për ta vendosur përsëri në komo, por ishte dora e tij që kishte marrë telefonin e saj.
I hodhi një vështrim atij telefoni dhe duke e vërtitur në dorë harkoi buzën duke qeshur.
-Koka gjysmake, hë?- largoi sytë nga telefoni, për të parë tashmë fytyrën e saj të skuqur nga turpi, që doktori kishte dëgjuar epitetin që ajo kishte vendosur.
U ngrit nga krevati dhe u pozicionua ulur duke qëndruar këmbëkryq. Instiktivisht kapi çarçafin e bardhë të krevatit duke e shtrënguar sikur t'i kishte ndonjë faj ai çarçaf.
-Nuk e kisha ashtu.- belbëzoi dhe nuk guxonte të ngrinte sytë, ndërkohë që ai qëndronte me këmbën mbështetur pas murit e duart e kryqëzuara në tentativë e sipër për të mbajtur të qeshurën.
-Si e kishe?-u mundua përsëri të dukej serioz. I vinte të qeshte me pamjen që kishte para; ajo vajzë e vënë në siklet ishte një pamje që nuk duhej humbur; faqet ngjyrosur me një rozë të lehtë, flokët kaçurrela deri më fundshpinë mundohej t'i kalonte pas veshit me njërën dorë e më pas kafshonte thorin e gishtit të madh duke mos ia ndarë sytë bardhësise perfeke të çarçafit.
-Nuk doja të shqetësoja mamin.
-Dhe më ofendon mua? E di se ne doktorat, na mendoni siku s'mbushin mirë ngaqë plakemi në shkollë, por mendoj se uhen dhe ca vite derisa të më marrë koka erë hallvë.
YOU ARE READING
Një frymëmarrje më shumë.
SpiritualMarrim frymë çdo ditë e kjo na duket gjëja më normale, por shumë njerëz i numërojnë frymëmarrjet. Frymëmarrja e fundit që numëruan mund të jetë e fundit për ta. Ata kanë nevojë për një frymëmarrje më shumë për të vazhduar luftën që kanë nisur, kanë...