Pjesa 14.

640 83 194
                                    

-Me punën si ia çon Rubens?-kishte thyer e ëma e Samantës atë zhurmë aq të bezdisshme të lugëve që kërcisnin në pjata që nga momenti që ishin ulur në tavolinë dhe po hanin drekën; Samanta, Daniela, Rubensi dhe zonja Fatmira. Arbeni ishte larguar në një promovim libri të mikut dhe kolegut të tij.

Askush nuk guxonte të fliste. Dikush rrinte si në gjemba, dikush ndihej e pasigurt për personat që kishte afër vetes dhe dikush tjetër nuk honepste ndonjë në tavolinë.

-Shumë mirë. Që kur fituam prestigj jashtë, kemi goxha fitime.- foli ai  entuziast si githmonë për punën e tij, pasi mbante lugën e mbushur me lëngun e bamjeve gati për ta futur në gojë dhe drejtoi sytë nga bashkëbiseduesja e tij.

-Çfarë i bën tërë ato leka o Rubens?- ishte Daniela ajo që kishte ndërhyrë tani.- Mbete në punë. Ma ke lënë motrën pas dore.- menjëherë ndjeu sytë e Samantës që e gozhduan në vend, por ajo nuk donte tia dinte, i pëlqente të ishte realiste sesa të fshihej pas ca maskava të rreme krijuar për mos lënduar, kur në fakt kështu lëndimi ishte akoma më i madh.

Lëshoi lugën në pjatë dhe pasi piu një gllënjkë ujë për të kaluar kafshatën e bukës që harroi ta shoqërojë me gjellë, iu drejtua Danielës.

-Njeriu duhet të mendoje për të ardhmen.

-Atëherë kur siguron të tashmen njëherë.-tension. Në atë dhomë tashmë ndihej tension dhe Daniela nuk ndalonte me gjithë kafshimet e buzës që e ëma i lëshonte apo tentonte të qeshte sikur të thoshte që ajo ishte një shakatore e madhe.

-Ti mendon se s'e kam të sigurt të tashmen?- ngriti vetullën në formë dyshimi teksa hidhte një vështrim pyetës nga Samanta, sikur të ishte duke thënë se ç'donte të thoshte e motra.

-E ke parasysh akullin Rubens?- ai nuk foli por thjesht pohoi me kokë teksa ende e shikonte i habitur.-Fap! Rrëshket nga dora dhe s'e kupton hiç.- nuk ishte budalla që mos e kuptonte. E kuptoi se ishte duke folur për Samantën dhe përsëri vështrimet gjykuese ia hidhte asaj e ajo nuk ngrinte sytë nga pjata për t'i shmangur ato vështrime mosbesuese.Mrekulli! Dhe dyshimin kishte mbetur pa ia falur ai djalë.

-Përse rrëshket akulli Daniela?- meqënse ajo ishte futur në atë bisedë, ai donte të dinte më shumë, ndërkaq që kishte harruar të hante më, kurse Daniela fliste qetë pa ndaluar ngrënien dhe ndonjëherë i hidhte ndonjë vështrim në sy.

-Se ti s'e mban mirë Rubens.- e pa në sy teksa ngrinte vetullën.-Ose e hedh vetë dhe papritur harron që e ke hedhur. Kujton se ra.- shtrëngoi grushtin nga ato fjalë me nënkuptime që e kishin acaruar vërtet, por nuk e dha veten. Nuk dinte çfarë t'i thoshte më Danielës, kështu që vetëm sa i buzëqeshi dhe vazhdoi të hajë, por tashmë me oreksin e hequr. Gjithmonë kishte mosmarrëveshje apo debate me atë vajzë për tema nga më të ndryshmet, sepse sa herë që ai thoshte diçka, ajo e kundërshtonte, e mbyste me kundërargumenta duke bërë që në fund thjesht të dorëzohej dhe t'i buzëqeshte nga e keqja, por kësaj here nuk kishte qënë as debat e as mosmarrëveshje, kishin qënë ca fjalë me kunjë të cilat ajo ia kishte plasur kaq haptazi në fytyrë dhe as që pendohej për këtë.

-Sa shakatore është kjo!-vazhdoi e ëma pasi pa që ai vari veshët dhe nuk guxonte të përplaste shikimin me askënd. Gjëja e vetme që donte, ishte të zhdukej sa më parë që aty.

-Ashtu është.-miratoi ai duke buzëqeshur.

-Unë shakatore? Jo, ç'thoni isha serioze.- vetë e kishin ngacmuar dhe ajo s'e kishte fare problem të fliste. Fshiu buzët me pecetën e bardhë dhe duke kryqëzuar duart u drejtua nga ata.-Muhabet për akullin po bënim, përse të bëja shaka?

-Për akullin, hë?- vazhdoi Rubensi.-Si kaloi nga motra jote te akulli?

-Si kaloi nga motra ime te e ardhmja?-po haheshin dhëmb më dhëmb. Kushedi ku do i dilte filli kësaj pune.

Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now