Pjesa 6.

682 88 160
                                    

Kishin kaluar orë, gjashtë orë të gjata e të lodhshmë që qëndronte shtrirë duke ndjekur me sy pikat që hynin në gjakun e saj.

Një zot e di si kishte duruar; ndonjëherë i vinte të shkulte tubin vendosur në venën e saj e të largohej nga sytë këmbët nga hija dëshpëruese e asaj dhome, të zhdukej e të përhumbej diku në ajrin e ndotur të Tiranës, le t'i bëheshin mushkërite katran, ashtu si gjaku i saj i sëmurë, mjafton që mos ishte në atë pritje mortore, duke vrarë qelizat e trupit të vet sikur të ishin ca barbare që kishin ngritur revoltë kundër saj ashtu si një luftë civile; Samanta kundër qelizave të mashtruara nga e mallkuara malinjë.

Kishte kaq shumë vende ku ajo mund të ishte në ato momente; duke shëtitur vetëm, me kufjet në vesh nëpër pishat e ndonjë lulishteje, duke lexuar ndonjë libër në bibliotekë, duke pirë ndonjë lëng portokalli me Rubensin a duke parë ndonjë film me të motrën, kaq shumë vende, kaq shumë njerëz dhe ajo gjendej e burgosur prej gjashtë orësh me vetminë në atë dhomë spitali që nëse do kishte patur shpirt e gojë, do rënkonte veç nga dhimbja.

As doktori nuk ishte dukur më që kur e kishin kërkuar. Ishte zhdukur bashkë me atë aromën e pozitivitetit që i falte.

I dukej një doktor ndryshe nga të tjerët; nuk ishte ai roboti i kurdisur që vepronte sikur të ishte klonimi i mijëra të tjerve, por në mes të asaj bote monotone, kishte zgjedhur të qëndronte ashtu si ai ishte; jo i vrazhdë e me një buzëqeshje sa për sy e faqe, ai ishte, ai.

Kë s'kishte shëtitur në dallgët e mendimeve të saj përgjatë atyre orëve e më në fund, ndjeu kërcitjen e derës dhe vuri re imazhin e infermieres që kishte ardhur me doktorin e kishte kërkuar të merrej ajo me kemion e saj, por doktori s'kishte pranuar.

Përse duhej te vinte ajo tani dhe jo doktori?

Mekanikisht shkoi pranë dhe pa e përshëndetur filloi të heqë tubin që e kishte mbajtur të prangosur.

-S'është doktor Orgesti?-guxoi dhe e pyeti.

-Nuk ju pëlqej unë?- ia ktheu vrazhdë ajo.

-Jo, nuk e thashë këtë, unë vetëm sa...

-I ke hedhur grepat doktorit.-qeshi në formë ironike.-E kam vënë re si e shikon.

-Ç'thua kështu? Ç'punë kam unë me të?

-E kam mbajtur larg nga çdo asistente,specializante, infermiere e doktoreshë. Do e bej dhe nga një paciente.

-I dashuri jot?

-Po, imi dhe s'ka ç'të duhet.- kthehu kokën nga dritarja dhe qeshi nga fjalët e infermieres që dukej si një tenxhere me presion nga xhelozia. Kishte arritur deri aty sa po fliste me një paciente të sëmurë me kancer që mos ia vidhte të dashurin. Ajo trembej nga nje paciente e sëmurë me kancer që mund të mos kishte më të neserme. Mrekulli!

E donte? Vërtet, kjo është dashuria apo të kesh një FBI që kontrollon çdo veprim tëndin, vetëm e vetëm se nuk ka besim. Ç'punë ka dashuria me paranojën? Dashuria do besim.

-Përse qesh?

-Mos më ki me merak...-hodhi sytë nga emri i vendosur në të majtën e kraharorit të saj.-Kejsi. Infermiere Kejsi, nuk kam atë qëllim. Qëllimi im është të shërohem dhe vazhdoj jetën krah personit që unë dua.

-Shpresoj të jetë ky qëllimi.

Përsëri i buzëqeshi dhe bëri të largohej nga dhoma, por si duket nuk kishte mbaruar ende punë.

-Duhet të bëni disa analiza.

-Nuk mbarova ende?

-Jo, Samanta. Do të të duhet të na durosh dhe për pak.- kësaj here ishte zëri i doktorit ai që dëgjoi. Kishte hyrë në dhomë duke qëndruar mbështetur pas derës.

Nuk e kuptoi përse, por sapo vuri re prezencën e tij i buzëqeshi shpirti, u duk sikur ai boshllek u mbush, ndoshta për faktin se ai ja bënte më të lehtë trajtimin dhe nën shoqërinë e Kejsit, ishte akoma më i vështirë.

-Me kënaqësi!- i buzëqeshi teksa ndjeu faqet t'i bëheshin prush, t'i përvëlonin sikur të kishin marrë flakë. Ndoshta ishte faji i mendimeve, ose fjalëve që Kejsi kishte përshpëritur më parë.

-Eja, Samanta.- vazhdoi Kejsi.

-Mund të shkosh Kejs, merrem unë me pacienten. Faleminderit që më zëvëndësove.

-Doktor...

-Shko Kejsi!- ishte urdher i prere dhe ajo nuk kishte ç'bënte veçse shfrynte e dilte nga dera si të ishte ndonjë tërmet që levizte tërë vendin.

-Shumë posesivë, hë?-qeshi ajo, pasi kishte mbyllur sytë e frikësuar nga zhurma e derës që përplasej e ai vetëm sa qeshi duke nxjerrë në pah dhëmbët e bardhë rradhitur njëri pas tjetrit në perfeksion.

-Ku ishe?- bëri këtë pyetje, por në sekondin e ardhshëm u pendua. Mund të kishte tingëlluar edhe më posesive se Kejsi.- Dua të them, pasi mendova se...Kemioterapia do bëhej nga ju. Kuptoni?- ishte bërë lëmsh me fjalët e saj dhe kishte filluar te luante me gishtat çuditshëm. Nuk donte t'i krijonte keqkuptime doktorit, aspak.

-Kuptoj, s'ke pse nervozohesh. Isha në një operacion.- as vetë ai nuk e kishte kuptuar pse duhej t'i jepte shpjegime një pacienteje. Mund t'i thoshte thjesht që ishte punë për të ose ta shikonte vrenjtur, por s'e bëri.

-Si është?

-Vdiq.

-Oh...- uli syte dhe një lot i njomi fytyrën.

-Përse qan?

-Kushedi sa janë merzitur familjarët!

-As me fjalë nuk përshkruhet dhimbja e tyre.

-Do kalojë...Jeta përsëri do vazhdojë.

-Me një plagë të paharrueshme, ama.

-Si mendoni doktor, ka jetë pas vdekjes?

-Kushedi. Mbase ka.

-Ju njerzit e shkencës, të zgjuar, s'para besoni në gjërat që s'i keni parë a s'janë studiuar.

-Mendimet varen më shumë nga dëshirat që çdokush ka, nga ato që ai sheh përtej realitetit servirur para syve.
Nëse ti dëshiron të ketë jetë pas vdekjes, atëherë ashtu mendo, ka.

-Po nëse s'ka?

-Të paktën shpresove. Nëse s'ka ti s'do e marrësh vesh kurrë.

Largoi sytë nga pllakat e bardha të dhomës për të parë sytë e tij të cilat dukej sikur nën veten e tyre fshihnin ndonjë pishtar, që shndërriste shumë, aq sa mund të thyente çdo pasiguri a frikë,sepse... Kush mund të ketë frikë kur aq afër ka aq shumë dritë?

Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now