Mesnata kishte kaluar e tashmë zhurma e fishekzjarreve ishte fikur, bashkë me atë entuziazmin e saj sikur të ishte ndonjë fëmijë i vogël. Vetëm tek-tuk mund të të dëgjohej ndonjë zhurmë e largët, por që imazhi pengohej nga ndërtesat e larta derisa të arrinte në sytë e tyre.
Qëndronin ulur në kolltukun e rehatshëm duke mbajtur pakëz distancë nga njëri-tjetri. Nëse më parë mbizotëronte ajo qetësia kaq e rehatshme, tashmë kishte filluar të bëhej vërtet e bezdisshme, sepse askush nuk po guxonte të fliste diçka.
Imitoi një kollë sikur donte të thyente akullin e formuar, para se të fliste disa fjalë.
-Të flihet?-e pyeti thatë dhe ajo vetëm sa mohoi me kokë.-Pra, Samanta. Përse zgjodhe gazetarinë?-kësaj here kishte nisur një bisedë jo nga ato pa krye apo me nënkuptime të tjera brenda. Kësaj here donte ta njihte më mirë vajzën që qëndronte krahas tij. I hodhi vështrimin drejt e në sy, e mes gjithë asaj errësire, arriti të shquante kaltërsinë e syve të saj.
-S'dukem hiç sa llafazane jam?-foli duke qeshur teksa shtrembëronte fytyrën e ai qeshi me çiltërsinë e saj.-Pak më parë të lodha kokën duke thënë fjalë sa për një vit.-ai ishte tip që donte të dëgjonte vetëm pak fjalë,se pastaj e zinte koka, por çuditërisht atë e kishte dëgjuar pa problem, madje ishte përhumbur në rrëfimin e saj duke analizuar me nënvetëdije çdo fjalë që thoshte.Çdo fjalë i dukej e shenjtë.
-Je ca s'kam kundërshtime, pra po thua që gazetaret janë llafazane?
-Të lutem! S'mund të bëhesh ti gazetar për shembull. Ti dukesh që kilometra larg që je doktor.-e ai përsëri harkoi buzën dhe u bë kurioz. Donte të dinte se ç'përshtypje i kishte lënë asaj.
-Pse si jam unë?
-Epo ja, dukesh tip serioz, fjalëpak dhe ke atë qëndrimin protektiv të doktorit.- kështu ishin doktorët? Protektivë ndaj pacienteve të tyre?
-Po ti, çne që më paske analizuar kaq mirë?- kjo pyetje atë e kapi në befasi. Nuk e priste dhe aq më pak vetullën e tij të majtë të harkohej provokueshëm e mjekrën të mbështetej në pëllëmbën e dorës së tij gati për të pritur atë përgjigje.
-Unë?-donte t'i jepte kohë vetes. Kurrë s'kishte qënë e mirë me justifikimet apo gënjeshtrat, madje çdo fjalë e thoshte në mënyrë të drejtpërdrejtë. E, ai e kuptoi këtë dhe nuk foli, por vetëm lëshoi një 'ëhë'. Sytë s'ia ndante e nga nervozizmi ajo kruante vetullën, gjithmonë kështu kishte bërë. Sa herë ndihej në siklet kruante vetullën me dorën që i dridhej.
-Nuk të kam analizuar. Kështu janë të gjithë doktorët.
-Vërtet? Kështu janë?- shikonte që ajo dridhej dhe ai rrinte fare i qetë e shpesh herë nuk ngurronte t'i falte ndonjë imazh të dhëmbëve të tij. Ajo tha vetëm një po dyshuese e cila tingëlloi si pyetje. Ku i shkuan tërë fjalët?!
-Ti sikur ishe llafazane.- i vuri në dukej ai këtë fakt.-,por po flas më shumë unë sesa ti.
-S'di ç'të them.-deklaroi ajo pafajësisht. Le që nuk dinte çfarë të thoshte, por dukej sikur edhe truri i saj ishte i bllokuar në ato momente, por kjo nuk zgjati për shumë kohë.-Kam një ide.-u ngrit entuziaste në këmbë duke e vështruar tërë padurim atë të habitur që qëndronte ulur.-Meqe nuk kemi çfarë themi, si thua sikur të pyesim njëri-tjetrin?
-Pyetje? Ç'lloj pyetje?
-Të përgjithshme.
-Nuk ka ' a mund të mos i përgjigjem kësaj pyetje' mirë?- e ajo pa u menduar fare pohoi me kokë e vetëkënaqur, para se të ulej këmbëkryq në kolltuk, e mbështeti duart në prehër si për të mos lënë të dukej gjë nga këmisha e kaltër e spitalit.
YOU ARE READING
Një frymëmarrje më shumë.
SpiritualMarrim frymë çdo ditë e kjo na duket gjëja më normale, por shumë njerëz i numërojnë frymëmarrjet. Frymëmarrja e fundit që numëruan mund të jetë e fundit për ta. Ata kanë nevojë për një frymëmarrje më shumë për të vazhduar luftën që kanë nisur, kanë...