Pjesa 17.

656 67 68
                                    

-Më tha Daniela se do vijë.

-Merre në telefon dhe thuaji të mos vijë.Jam mirë.

-I thashë, por unë do qëndroj.

-Shkoni në shtëpi o ma. Thuaj dhe Rubensit.-po përsëriste të njëjtat fjalë për kushedi se sa herë dhe e ëma këmbëngulte të kundërtën duke mos i lëshuar dorën, ende e shqetësuar për të bijën, paçka se doktori e kishte siguruar që ishte mirë.

-Jo. Si të të le vetë unë? Po të të ngrihet temperatura natën?

-Po s'jam vetë o ma. Këtu ka doktorë dhe infermiere sa të duash.-le të thoshte çfarë të donte. Shqetësimin nuk ia largonte dot, por do të ndihej në faj nëse e ëma qëndronte aty atë natë, kur supozohej të mblidheshin të gjithë si familje dhe të festonin.-Do mërzitem nëse nuk ikën. Më thatë se do trajtohem më shumë si njeri sesa si sëmundje. Nëse nuk ikni do jem unë ajo që do pengoj familjen time të festojë normalisht.

-Po dhe nëse festojmë, ti s'je. S'jemi prapë të plotë. 

-S'do jem fizikisht. Tani të lutem ik. Bëje për mua. Mos më bëj të ndihem në faj e të më mbetet peng në zemër.- pasi u gëlltit dy herë, thjesht pohoi me kokë dhe i dha të bijës një puthje në ballë.

-Nëse të duhet gjë, më telefono.- ishin fjalët e fundit të së ëmës atë mbrëmje, para se të largohej.

Pas disa minutash qëndrimi veten, pa përsëri derën të hapej dhe shqoi fytyrën e Rubensit, i cili ia kishte dalë të merrte vetëm disa minuta lejë.

-U ul në atë stolin, ku vizitorët qëndronin dhe askush nga ata nuk guxonte të fliste.

-Më fal Sam!- i lëshoi këto fjalë dhe ajo nuk ndjeu asgjë. Nuk i mbante inat, aspak.

-Përse Rubens?-inat nuk i mbante, por...Përse ta falte më parë? Për ftohtësinë e tij? Për fjalët e shëmtuara?

-Për gjithçka.- sikur t'i kishte lexuar mendjen. Mirëpo ndonjëherë gjithçka është një fjalë shumë e madhe sa për t'u mbledhur në një 'më fal'.-Jam treguar hajvan.- e thoshte gjithmonë këtë fjalë, por asnjëherë si duket nuk ia kishte kuptuar kuptimin e vërtetë.Ai që kupton gabimet, nuk i përsërit.

-Mirë.-nuk donte të fliste dhe ta lëndonte dhe ajo atë. Nuk ishte nga ato që lëndimin e kthente me lëndim, pavarësisht se nga brenda po gërryhej t'i plaste me qindra fjalë të tjera.

-Më fale?-psherëtiu i çliruar. Kushedi se pse! Ndoshta se nuk kishte dashur të përjetonte ndjesinë e të paturit një peng në zemër. Ajo thjesht sa pohoi me kokë, neutrale, pa buzëqeshje në fytyrë ashtu si bënte gjithmonë dhe, ai nuk e vuri re këtë. Ishte kaq i lumtur që pastroi ndërgjegjien e tij, sa nuk e kuptoi nëse ajo e fali vërtet, apo bëri të njëjtën gjë sa për të pastruar ndërgjegjien e saj. Ndoshta thjesht sa po i hidhnin hi syve njëri-tjetrit, koshiente që ishin duke mashtruar njëri-tjetrin, po veten? Për sa kohë do i fshiheshin vetes nga e vërteta?

-Çfarë ka ai doktori me mua?-kushedi atë falje ndoshta e kërkoi që t'i ktheheshin bisedës ku e kishin lënë se tema e doktorit po e gërryente përbrenda. Fjalët e Danielës dhe më pas ajo përgjigjet dhe qeshjet ironike të doktorit. Nuk ishte budalla.

-Ku di unë!

-Ç'po bënte qparë?-rrotulloi sytë e bezdisur nga llogaria që po i kërkonte ai pakëz me stil. Nëse ajo do donte të fliste, nuk do ishte nevoja që ai tia nxirrte fjalët si me grep.

-E di ku do të dalësh Rub. Një pyetje kam.-ai e pa i shqetësuar. Po sikur ajo t'i bënte atë pyetje të cilën ai kishte frikë t'i bënte vetes?-A më beson?-psherëtiu i çliruar. Përgjigia e kësaj ishte më e thjeshte se e ndonjë pyetje tjetër.

Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now