Dëgjonin tingujt e pianos që aq mjeshtërisht krijoheshin nga Daniela dhe dukej sikur çdokush kishte përqafuar veten dhe njeriun që donte më shumë.
E ai përqafonte atë, veshur me fustanin e bardhë të nusërisë e me nurin që flinte në siluetën e saj.
U largua nga krahët e tij e ai tentoi ta ndalojë, duke i kapur dorën nga poshtë tavolinës. I buzëqeshi dhe ai i dorëzuar nga buzëqeshja e saj, e lëshoi.
U afrua pranë së motrës, atëherë kur mbylli atë melodi baladike duke e përqafuar fort.
-E mbajte premtimin.-i qeshi Daniela.
-Kur nuk i kam mbajtur premtimet unë?-ia ktheu Samanta e buzëqeshur.
-Kur vendose mos më fusësh me vete në valixhe.-bëri Daniela fytyrën e ndonjë fëmije të mërzitur.-Megjithatë, po ta fal.
-Eja këtu ti mistrece.-e shtrëngoi fort në krahët e saj të motrën, që ishte goxha herë më e gjatë se ajo. U përlotën. Në atë përqafim, lotët e të dyjave njomën sytë e tyre.
-E mir, pusho se na mallëngjeve.-ia ktheu Daniela pas disa minutash.-Jo për gjë po do bëhesh si lugat po t'u prishën sytë.
-Nuk të bën keq të mos bësh rolin e të fortes sikur një ditë.-nënqeshi Samanta.-Të paktën pranoje që do të të marrë malli për mua.
-Për ty? Shyqyr ike.Me mbetën mua shumica e rrobave të tua, për mos përmendur dollapin.-fliste entuziaste.-Se kisha filluar po i mbaja rrobat në kuti.-përmbylli.
-Ashtu ë?-ia ktheu Samanta.-Pra, s'do të të marrë malli fare për mua?
Nuk foli më, por e përqafoi të motrën për t'i treguar përgjigjen e pyetjes që i bëri.
Ajo martohej. Samanta martohej atë ditë me doktorin e saj, sepse ajo ia kishte dalë. Ia kishte dalë të thyente çdo barrierë, çdo sfidë. Ajo ia doli
I kujtohej ky moment nga dasma e saj, teksa ledhatonte Danielën në atë foto familjare që e mbante në komodinë. Ishte ajo, Daniela dhe prindërit e saj. Familja e saj që luftoi së bashku me të atë betejë.
Buzëqeshi. Motra e saj ishte një heroinë.Heroina që nuk i kishte lëshuar dorën për asnjë çast.
-Të keqen mami, ta kam bërë gati pajën, pse mos e marrësh?-i fliste e ëma, disa ditë para dsmës së saj, teksa të dyja qëndronin ulur në krevatin e dhomës së saj.
-Po lere o ma, skagjë. Lerja Danielës.-i fliste Samanta, teksa se ç'shkruante në telefonin e saj, me siguri me Orgestin.
-Daniela ka tjetër, ti ke tjetër. Pse ç'kam bërë unë për vite me rradhë?-ia kthente teksa shikonte shtrembër telefonin e saj.-Lere këtë të shkretë se te burri do vesh.
Ajo u skuq në fytyrë dhe e lëshoi telefonin mbi krevat. I buzëqeshi të ëmës, teksa i kapte faqen ndër gishta si të ishte ndonjë fëmijë i vogël.
-E mirë, mirë s'po ta prish.-i qeshi.-Do e marr pajën.
Më pas e ëma i ledhatoi faqen të bijës e një lot rrodhi nga sytë e saj.
-Sa shpejt m'u rrite.-lotin e ndoqi një tjetër.-Ku ma merrte mendja mua se do dilje nuse kaq shpejt?
Nuk i foli, por e përqafoi të ëmën. Lot kishte dhe në fytyrën e saj.
-Hë se do vij shpesh këtu.-qeshi mes lotësh.-jam çupa tënde, pastaj nusja e doktorit.
Qeshi dhe e ëma, teksa psherëtinte.
YOU ARE READING
Një frymëmarrje më shumë.
SpiritualMarrim frymë çdo ditë e kjo na duket gjëja më normale, por shumë njerëz i numërojnë frymëmarrjet. Frymëmarrja e fundit që numëruan mund të jetë e fundit për ta. Ata kanë nevojë për një frymëmarrje më shumë për të vazhduar luftën që kanë nisur, kanë...