Pjesa 34.

734 76 48
                                    

Gjumi nuk e merrte e kësaj here nuk e kishte nga sëmundja, por nga  mendimet. Ndihej fajtore si dreqi që ishte sjellë në atë mënyrë me Orgestin, mund edhe të kishte zgjedhur mënyrë tjetër, ose thjesht të tregohej e sinqertë.

Vërtitej sa një njërin krah e sa në tjetrin,por ishte e kotë. U ngrit nga krevati e mori telefonin në dorë. Hodhi sytë nga ora dhe pa se ishte rreth 3 mëngjes. 

Hoqi me kujdes gjithë tubat me të cilat qëndronte e lidhur me ato aparatura. I kishin shtuar dhe ca të tjera tepër të bezdisshme që e ndihmonin të merrte oksigjen e asaj i dukej sikur i gudulisnin hundën, por që ishte e detyruar t'i mbante.

Filloi të ecë me hapa të ngadaltë drejt daljes së dhomës, e sigurt për hapat që hidhte.

Një hap jashtë derës, një shtrëngim i fortë zemre. 

Po mundohej mos vihej re, por nuk kishte si t'i shpëtonte syve të mprehtë të vajzës që qëndronte si të ishte një robot pa gjumë pas ekranit gjigand të laptopit. 

-Ju duhet diçka?-e pyeti Samantën.

-Jo.Unë...

-Duhet të ktheheni në dhomë.-ia preu shkurt.

-Duhet të takoj doktor Orgestin.-foli ajo.-Është urgjente.

-Sigurisht.-ia ktheu vajza brune,-ja një sekondë sa ta marr në telefon.

-Të lutem, mos. Duhet të shkoj unë.-ajo e pa çuditshëm dhe nuk pati çfarë të bëjë tjetër, veçse të pranojë.

E mbante mirë mend ku ishe zyra e tij, kështu mori ashensorin me qindra mendime në kokë. Ç'do i thoshte? A do e falte ai?

Qëndronte përballë asaj dere të bardhë, ende e pavendosur nëse duhej të trokiste, por e bëri. Trokiti, para se të mendohej e të largohej nga aty me të katërta. Dëgjoi zërin e tij të thellë që e lejoi të hyjë dhe shtyu derën me ngadalë.

Ai e pa dhe u habit nga prania e saj. Nuk e kishte pritur, as ajo në fakt. Nuk e  kishte pritur të shkonte pranë tij.

-Samanta?!-pyeti i habitur-Je mirë?-ishte i shqetësuar përderisa ajo gjendej aty aq vonë.

-Jo.-foli thatë e kaq u desh që ai të çohej menjëherë nga karrigia e ta ulte në poltronin e tij të zi. Vendosi pëllëmbën e tij për të parë nëse kishte temperaturë, por ishte mirë.

-Ç'të dhemb?-e pyeti ende i shqetësuar. Mund të dalloje rrudha në ballin e tij nga shtrembërimi i fytyrës.

-Zemra.-kjo përgjigje e shtangu,por nuk foli. Përderisa ajo kishte ardhur aty, dukej se kishte nevojë të fliste.Nuk i ktheu përgjigje, por u ul mbi tavolinën e tij, përballë saj, e cila ende qëndronte ulur mbi poltronin e tij të zi.-Më fal Orgest.-e kishte thirrur në emër dhe atij i ishte bërë zemra mal. Dukej sikur ajo po dilte kundrejt çdo pasigurie të vetes.

-Për çfarë Sam?-po tregohej egoist, por po përpiqej të ndihmonte atë të zbërthente vetveten.

-Që mendon se u talla me ty.-nje lot doli nga sytë e saj dhe atij i dhembi si dreqi, por e mbajti veten.-Nuk e bëra.

-Çfarë po ndodh me ty Samanta? Ç'po ndodh me ne?

-Të gënjeva.-uli sytë, e frikësuar për të përplasur shikimin me të tijin.

-Për çfarë?-ai kishte zhbiruar me kohë brenda saj, por donte që ajo të zhbironte brenda vetes.Zgjati dorën dhe paralelizoi sytë me të sajat. Donte që të fliste me sy, me shpirt.

-Për ndjenjat e mia.-psherëtiu.-Unë, të dua.-nënqeshi i vetëkënaqur, zemra iu ngroh.

-Përse gënjeve?-po kërkonte të dinte shumë. Donte të dinte gjithçka, paçka se ai e dinte, por donte që ajo ta pranonte me gojën e saj.

Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now