Pjesa 21.

597 77 66
                                    

Po hanin të gjithë drekë si familje e Rubensi qëndronte mes tyre herë-herë duke shkëmbyer ndonjë fjalë me Arbenin në lidhje me punën apo dhe çështje të ndryshme nga jeta. Daniela nuk fliste, thjesht sa i hidhte shikime mbushur tërë inat sikur do e hante, Samanta hante qetë, tashmë ndihej më e qetë pas asaj paraditeje kaluar me Rubensin, dukej sikur kishin qartësuar problemet midis tyre dhe ndihej më mirë,nuk do donte që lidhja e tyre të mbaronte kaq shpejt, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë, në fund të fundit Rubensi ishte dashuria e saj e parë dhe, zemra nuk ia bënte të ndahej për hiç mos gjë.

Dëgjoi atë zilen karakteristike të Iphonit, fshiu buzët me pecetë dhe qeshi instiktivisht kur pa atë emër afishuar në ekran. Të gjithë kuriozë për atë telefonatë, më së shumti Rubensi, ndaluan së ngrëni duke ndjekur me sy siluetën e saj teksa largohej drejt ballkonit për të folur më qetë, larg zhurmës së lugëve, ndonjë llafi nëpër të apo dhe veshëve kuriozë.

U kthye pas disa minutash, duke mos u ulur në tavolinë. Në fytyrë s'i ishte shqitur ende buzëqeshja.

-U kthye Jona.-Jona ishte shoqja e saj e gjimnazit, shoqja e ngushte që kur kishin qënë në kopsht. Ajo kishte zgjedhur psikologjinë dhe Samanta gazetarinë. Ishin nëpër shkolla të ndryshme, por miqësinë e ruanin si një thesar midis tyre.

-Sa iu bënë në Greqi?- pyeti e ëma pasi e kishte si vajzën e saj, sepse ishin rritur bashkë.

-3 javë. I bëri pushimet tjetra.

-Lum ajo.- u hodh Daniela.-Kot sa nuk vemë dhe ne në ndonjë vend.

-Kismet. Nejse, do iki ta takoj.

-Po bie shi, moj çupë.-foli e ëma e shqetësuar tej mase për shëndetin e saj.

-Hajde të të çoj unë se kam për bërë dhe ca pazare.-foli i ati i cili fiku televizorin, i dorëzuar për të gjetur një kanal me diçka interesante dhe flakëriu telekomandën tutje.

-Po dal dhe unë.-foli Rubensi.

-Rri, mbaro pjatën.- e ndërpreu menjëherë e ëma e Samantës dhe ai nuk kundërshtoi.

-Po shkoj të bëhem gati.

-Po të pres poshtë.

E, ajo hyri në dhomë pas pak veshur thjesht, e shaminë nuk e ndante nga koka. Dukej lezetshëm.

-Ku shkoi babi?- foli pasi e kishte kërkuar me sy për disa minuta e tërhoqi vemendjen e tyre.

-Po të pret te makina.- foli Daniela.

-Ika unë.

Ajo doli nga dhoma dhe pas disa minutash heshtje, ajo heshtje u thye nga Daniela e cila kishte duruar mjaft deri tani.

-Si e ke hallin ti?- iu drejtua Rubensit, i cili ndodhej në kuzhinë duke larë duart pas drekës.

-Ç'do të thuash?- iu drejtua teksa fshinte duart me peshqir dhe qëndronte përballë saj, në këmbë. Ishte disa pëllëmbë më i gjatë se ajo.

-Ç'ke ndërmend të bësh me Samantën?

-Daniela, ç'thua të keqen mami?- e ndërpreu e ëma, e cila s'donte që ajo bisedë të vazhdonte më gjatë.-Ata i dinë vetë si i kanë problemet midis tyre.

-I dinë ata, po s'dua që nesër ime motër të ketë dhe një arsye më shumë për të qarë.

-Ne folëm dhe i zgjidhëm problemet.-fliste ai konfuz, duke mos ditur si t'ia kthente.

-Ju keni folur shumë herë dhe e di sa bukur i zgjidh ti problemet, me dy-tri fjalka të bukura e përfiton nga naiviteti dhe dashuria e Samantës, po mos harro se nuk jam Samanta unë.

-Ku do të dalësh?

-E do apo jo? Kaq më thuaj. 

-Normal që e dua, ndryshe s'kam arsye pse qëndroj me të.

-Atëherë pse dreqin nuk sillesh sikur e do? Pse? Pse e le vetëm këto ditë që ajo ka nevojë më shumë se kurrë për ty? Ajo ka nevojë për mbështetje Rubens, për dashuri jo për lekët e tua të qelbura se nuk është kush keq. 

Ajo ka nevojë që ti t'i kushtosh asaj kohë, ta trajtosh si më parë. Përse lejon që kanceri t'u hyjë në mes kur e do?

Kur e do, përse i qëndron larg sikur të ta ngjitë sëmundjen?  Që tani u mërzite? Ajo ka një luftë përpara, o qëndroji pranë gjatë gjithë kohës,duke e mbështetur e fali dashurinë për të cilën ajo ka nevojë, o ik zhduku që tani e mos ta pafshim më surratin, se më vonë do i lesh më shumë plagë.-zëri i ishte ngritur teksa fliste dhe lotët i kishin lagur fytyrën. I kishte mbajtur këto fjalë burgosur brenda saj për kaq kohë dhe tashmë kishte shpërthyer si  magma e ndonjë vullkani të etur për të përvëluar, për të dalë në sipërfaqe. Injoronte ndërprerjet e së ëmës me ndonjë fjalë tek-tuk, si për ta qetësuar apo për ta zbutur. Injoronte kokë-uljen e Rubensit si i zënë në faj apo duke mos ditur ç'të thoshte dhe fliste duke qëndisur fjalët zinxhir njëra-pas-tjetrës.

-Përse i qëndroj larg? Se e dua dreqi e marrtë!- nuk ishte më ai që mbante kokën ulur dhe rrinte i heshtur. Tashmë, ishte ai që kishte ngritur kokën e zërin, bërtiti me sa pati në kokë e nja dy-tri pika loti i veshën sipërfaqen e syve.

-I qëndron larg se e do?-kësaj here ishte ajo që ishte konfuze dhe pyeste dyshuese.

-Jam egoist. Egoist i dashuruar! Pata bërë një premtim.

-Ç'premtim?

-Se do i qëndroja larg Samantës.-u ul rëndshëm në karrigen e kuzhinës teksa kapte kokën me dorë dhe mundohej të fshinte fytyrën e skuqur lagur nga ca lotë të cilët përpiqej t'i fshihte.-Kam frikë të humbas njerëzit që dua.

E ajo u ul në një karrige që e afroi pranë së tijës duke pritur për atë të fliste, të vazhdonte. Donte ta dëgjonte.

-Kur largohen njerzit të vjen keq, ndien dhimbje.-fliste qetë, me duart e kryqëzuara mbështetur në tavolinë. Në krah i qëndronte Daniela e cila e dëgjonte gjithë vemendje, kurse përballë qëndronte ajo zonjë regjur nga dhimbja e tashmë nuk e kuptonte në kishte ndonjë moment për të,pa lotë.-Sa më i afërt të jesh me një njeri, aq më tepër të qan zemra. Mendova me të keqen. Çfarë nëse Samanta nuk ia dilte? Si do e përballoja unë? Kështu mendova që ta bëja Samantën të hiqte dorë nga unë, kështu do largohesha nga ajo, nuk do ndieja të njëjtën dhimbje, sepse do fajësoja veten duke thënë se nuk i qëndrova pranë. Nuk do ishte dhimbja, ndjesia e vetme që do ndieja. 

Doja ta bëja të më urrente, te më thoshte fjalë të cilat do ma thyenin zemrën, do i qëndroja larg. Këtë i premtova vetes. Kisha frikë ta humbisja atë. Frikë! Premtova vetes dhe e thyeva premtimin, sepse kuptova qe nuk mundesha pa të. 

U bëra dhe unë një mëkatar, thyerës i premtimeve të vetvetes.

Nuk ia dola ta mbaja premtimin.-shfryhu për të fundit herë dhe tashmë e kishte të pamundur të fsihte lotët.Në djall krenaria a burrëria! Në djall premtimi e egoizmi! Në djall dhimbja a gjithçka tjetër. Ai kishte zgjedhur të besonte se ajo do shërohej, se ai do i qëndronte gjithmonë pranë.-Më pyete në do i qëndroj pranë, Daniela, dhe tani po të jap përgjigjen e pyetjes tënde. Do i qëndroj pranë, sepse e dua dhe zgjodha të besoj se ajo do jetojë, ajo do e mundë me ndihmën e të gjithëve ne dhe, nese nuk ia del, të paktën zemra do ndiejë veç dhimbje. Të paktën luftuam! Të paktën e deshëm!-

Ai kishte kuptuar se ndonjëherë dhimbja që ndien një zemër e pastër është shumë herë më e lehtë sesa dhimbja që ndien një zemër e kallavitur në pendesë, në pamundësi për të kthyer kohën pas.

Ajo zemër e penduar më pas, e kupton më shumë se kushdo tjetër çdo të thotë fjala 'sikur'.

Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now