Pjesa 33.

611 74 119
                                    

Kishte erdhur mbrëmja e ato ishin larguar duke e lënë Samantën vetëm me mendimet dhe idetë e saj.

Qëndronte e mbërthyer pas krevatit lidhur pas tij me dhjetra aparatura të ndryshme të cilat pulsonin. Kishte erdhur një infermiere një orë më parë dhe i kishte vendosur një serum, ndërsa tashmë qëndronte duke parë pik-pik serumin që shkonte brenda trupit të saj.

Shikonte yjet. Ajo natë ishte aq e bukur. Ishte një nga ato netë ku duket sikur qielli qëndron para syve të tu për të të falur qetësi së bashku me hënën dhe yjet.

Sa kohë kishte kaluar! Kishte kaluar kohë që kur ajo nuk qëndronte duke vëzhguar qiellin, nuk bëhej një me të, nuk fliste me yjet e hënën, sepse së fundmi dukej sikur i kishte mallkuar qiellin e yjet. Kishte mallkuar fatin.

Si do të kishte qënë jeta e saj nëse nuk do të ishte e sëmure? Ajo do ishte duke shkuar në shkollë, duke vrarë mendjen për provimet e duke qarë për to. Do zihej me ndonjë shoqe, do zihej me të dashurin e këto do ishin shqetësimet e saj të vetme.

Nuk do vriste mendjen nëse do gëdhihej të nesërmen, nuk do vriste mendjen sa shumë do trishtoheshin njerzit pas ikjes së saj, por mbi të gjitha...Nuk do e dinte ç'do  të thotë të kapesh pas shpresave atëherë kur mendon se nuk ka më shpresë, nuk do e dinte ç'do të thotë të jesh e fortë atëherë kur mendon se forca është thjesht diçka abstrakte që përdoret si ndonjë përrallë për të vënë fëmijët në gjumë. Mbi të gjitha, nuk do dinte se një doktor do linte kokën pas saj e ajo pas tij. Nuk do dinte se do ishin pikërisht mendimet e saj, ato pengesa brenda shpirtit të saj të cilat nuk do lejonin atë dashuri të ndodhte.

Dëgjoi kërcitjen e derës dhe largoi vështrimin nga dritarja. Pa nga dera. Ishte ai, doktori.

Ishte hera e dytë që ia shikonte fytyrën sot, se nuk kishte ardhur ta vizitonte pa ndonjë arsye, ashtu si gjithmonë bënte. Kishte ardhur vetëm atëherë, kur kishte kontrolluar serumin dhe tashmë, atë mbrëmje.

-T'i hap dritat?-e pyeti, pasi konstatoi errësirën e dhomës. Ajo vajzë ishte e çuditshme. Nga tërë dhomat e pacientëve në të cilët kishte qënë, vetëm ajo qëndronte me dritë fikur gjatë gjithë kohës. I pëlqente errësira.

-Jo.-foli lehtë.-Jam mirë kështu.-e ai ashtu bëri.

U afrua pranë saj, tërhoqi stolin blu dhe u ul. Ajo e pa thellë në sy.Ai gjithashtu.

-Nuk erdhe fare sot.-gjeti guxim dhe theu heshtjen e pllakosur. Ishte një heshtje e bezdisshme.

-Kisha punë.-foli përsëri ftohtë.

-Aha, mirë.-nuk dinte ç'të thoshte më, ama sytë nuk i largoi nga të tijat. Kësaj here veç ftohtësisë, gjeti trishtim në ata sy. E brente ndërgjegjia, por nuk ishte mjaftueshëm e guximshme, nuk mundej.

-Sot vendosa ta provoj si do më shkojë me Kejsin.-foli më në fund ai dhe kësaj here ajo ndjeu një djegie në stomak. I përvëloi tërë trupi dhe e shigjetoi me një vështrim të zjarrtë.-Ka kohë që m'i ka shprehur ndjenjat dhe, pashë përtej infermieres. Sot e pashë atë si njeri.

-Përse po m'i thua mua këto?-pyeti duke shpresuar se ai do ndalonte. Nuk ia kishte qejfi aspak të dëgjonte rreth të dashurave të tij, nuk donte, sikur i krijohej një lëmsh brenda vetes dhe e vriste pak nga pak.

-A s'jemi miq ne? Mendova se mund të flisnim për gjithçka-e kishte thumbuar dhe ajo e kishte kuptuar. Kishte kuptuar se nëse do mbante një mardhënie miqësie me të,këto tema do diskutonin dhe ajo supozohej mos e kishte fare problem. Në fund të fundit, e kishte shok, përse duhej të mërzitej?-Të shqetësoj ty?-pyeti dhe ajo thjesht sa mohoi me kokë.

Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now