Picërroi sytë para se t'i hapte për të dytën herë dhe të kuptonte se ku ndodhej. Vëreu muret në një të kaltër të lehtë. Dielli i asaj dite të re dhjetori hynte fare lehtë nga dritaret të pa pajisura me perde dhe i pëlqeu kur ndjeu atë ngrohtësi t'i ledhatonte fytyrën. Në të majtën e saj vuri re dollapin në një blu më të errët se muret dhe ngjtur me shtratin në të cilën ajo ndodhej, qëndronte një aparaturë e çuditshme që pulsonte vazhdimisht. Pa e kuptuar kishte filluar të sodiste tërë ambientin dhe kishte kuptuar se ndodhej në spital. Eh, e ku mund të ndodhej tjetër ajo?
Koka i dhimbte dhe e kishte të rëndë e tërë trupin e ndiente të mpirë e të lodhur sikur të kishte kushedi se sa vite pa lëvizur, megjithatë bëri një hop për t'u ngritur e për të parë personin që hapi derën.
Ishte një infermiere,mesa vuri re, veshur me një përparëse të bardhë dhe tutat e kaltra,si duket e kaltra ishte mbizotëruese në atë spital. Ishte jo shumë e gjatë, rrumbullake në fytyrë, flokë-gështenjë deri në supe dhe menjëherë sapo e pa, doli nga dhoma, për të ardhur pas disa minutash me shoqërinë e doktorit të saj, Orgestit.
Nuk i bëhej të fliste dhe ai i bëri me dorë të qetësohej dhe të shtrihej, pasi e pa që ishte gjysmë e ngritur duke mbajtur dorën te koka.
Nga xhepi i majtë i përparëses së tij, nxorri një send cilindrik i cili lëshoi dritë drejt bebëzës së saj të syrit. Të njëjtin gjë përsëriti dhe me syrin tjetër dhe kuptoi se gjithçka ishte në rregull kur forma dhe madhësia e bebeve të syrit ishte normale.
-Gjithçka në rregull.-pohoi i qetë teksa fuste përsëri në xhep atë elektrik të vogël. I dha aprovimin infermieres që qëndronte me një shiringë në dorë, të cilën e injektoi te serumi që qëndronte varur dhe hynte në gjakun e saj falë enëve të gjakut.
Pas disa sekondash, u largua duke i lënë ata të dy vetëm në praninë e njëri tjetrit dhe ishte pikërisht ai që theu heshtjen. Qëndronte në këmbë duke vëzhguar rrugët e Tiranës nga dritarja e spitalit.
-Të thashë të tregoje kujdes.- kurrë s'kish reflektuar diçka nga zëri i tij, por nëse s'do e dinte që ishte doktori i saj, do thoshte se ndjeu shqetësim, por e dinte se gabohej. Përse të shqetësohej ai? Ishte doktor dhe për më tepër ishte mësuar me situata të tilla dhe, para disa ditësh i kishte thënë se kur ishte në spital zemrën nuk e merrte me vete. Kush ishte ajo që të bënte përjashtim? Ai ishte thjesht duke bërë punën e tij dhe duke u treguar human.
-Nuk ishte faji im që zuri shi.
-Ç'kërkon në një mbasdite të vrenjtur e të ftohtë,vetëm,jashtë?-çfarë t'i thoshte? Se ishte zënë me të dashurin e saj dhe fjalët e tij e thumbonin herë-pas-here sa herë i kujtonte? Se ato fjalë që në përmbajtjen e tyre kishin helm, nuk ishin larguar aq herët nga gjithë qelizat e trurit të saj dhe i jepnin kriza mendimesh dhe rrugët ishin e vetmja kurë që kishte gjetur? T'i thoshte të vërtetën? Përse?!
-Dola për shëtitje.
-A s'të kam thënë të tregosh kujdes? Është serioze Samanta.- po ai çfarë t'i thoshte? T'i thoshte se i ndihej fatlum fatit që ia kishte hedhur paq, sepse temperatura refuzonte t'i ulej dhe nëse do ishte vonuar dhe disa minuta më vonë, mund të kishte pësuar çrregullime të ndryshme nga temperatura e lartë? T'i thoshte se kishte ndjerë një shtrëngim përvëlues në zemër kur kishte parë fytyrën e saj të zbehtë e cila ishte bërë prush digjej, ajo fytyrë që nuk rrezatonte më as shpresë as frikë, por dukej sikur kishte marrë fund, sikur ishte fikur? Ç'ti thoshte dreqi e marrtë? Se ishe shqetësuar pak si shumë për një paciente më shumë?
T'i thoshte se kishte zgjedhur të qëndronte në spital vetëm për të gjatë tërë javës pa marrë parasysh turnet? T'i thoshte se shëndetin e saj nuk mund tia besonte askujt tjetër? Përse? Përse për një paciente më shumë?
YOU ARE READING
Një frymëmarrje më shumë.
SpiritualMarrim frymë çdo ditë e kjo na duket gjëja më normale, por shumë njerëz i numërojnë frymëmarrjet. Frymëmarrja e fundit që numëruan mund të jetë e fundit për ta. Ata kanë nevojë për një frymëmarrje më shumë për të vazhduar luftën që kanë nisur, kanë...