⭐Pjesa 1⭐

10.4K 341 89
                                    

Dite dhjetori te acarta kishin pushtuar qytetin. . Pavaresisht diellit qe qendronte ne qiell e mundohej ta zbuste pak ate atmosfere mbytese, i ftohti dallohej qe ne momentet e para kur zgjoheshe. Dimri kishte filluar me plot kuptimin e fjales e dukej se do te mbante gjate kete fundvit.
Ishte mengjesi i se dieles, nje nga mengjeset qe Mario adhuronte me shume pasi gjithcka qe benin njerezit ishte te qendronin ngrohte ne shtepi, prane zjarrit, duke pire nje filxhan me kakao te nxehte.
U zgjua ne dhomen e tij luksoze plot me objekte te shtrenjta, ne shtratin e tij prestigjoz me laptopin prane, ku qendrimi deri vone ne rrjetet sociale duke biseduar me vajza dhe miq, nen shoqerine e alkoolit, diten e meparshme, dukej se i kishte shkaktuar dhembje koke.
Mario ishte nje djale i gjate, me nje trup qe konsederoj "hot" nga vajzat keto vitet e fundit. Dukej se palestra kishte bere punen e saj ato muaj. Ne pamje te pare i vihej re fytyra simpatike qe shpesh rrezatonte humorin e tij, i dalloheshin syte e zinj , qerpiket e gjate, hunda e vogel dhe buzet e plota me pak forme. Tashme ishte 18 vjec, maturant ne nje nga gjimnazet e qytetit te Tiranes. Kishte 2 prinder te pasur qe zoteronin nje kompani private fitimprurese dhe banonte ne nje apartament luksoz.
Nga ana sentimentale ai dominonte mbi te gjithe moshataret e tij. Arrinte gjithmone ne nje menyre te habitshme qe t'i bente vajzat per vete. Kjo shihej dhe nga numri i te dashurave qe kishte pasur
Plot 13! Ishte ai djali hokatar. Ai djali qe luante me ndjenjat e vajzave naive, i perdorte ato sipas deshirave te tij e me pas i jepte lamtumiren. Ja pse e therrisnin "Zemerthyesi" Zgjedhja e tij behej vetem sipas bukurise se jashtme dhe jo asaj shpirterore. Ndoshta kjo ishte arsyeja qe ai nuk kishte dashuruar ndonjehere. Martesa per te konsideroj idiotesia me e madhe e njerezimit. Deshironte qe ta shijonte cdo moment te jetes pa qene nen ndikimin e askujt.
Me ane te pamjes e te sjelljes arrinte t'u fitonte zemrat vajzave e t'i shkaktonte atyre ato cembimet ne stomak. Ishte ne gjendje t'i conte ato deri ne qiellin e shtate e me pas t'i rrezonte poshte si pa ndonje te keq. Deri me tani asnjera nuk e kishte refuzuar. E dukej se keshtu do te ishte per nje kohe te gjate.
Meqe ishte e diele , mendoi qe te dilte e te takohej me shokun e tij Xhoi edhe pse jashte bente nje i ftohte i papare.
Me pare duhej te bente nje dush. Mori celularin me vete dhe vendosi te degjoje kengen e tij te preferuar te momentit. Ah se harrova! Mario si te gjithe djemte shqiptare ne kete moshe, adhuronte pa mase nje rreper shqiptar. Pikerisht ate qe quhej Noizy!
Ishte nje fans i zjarrte i tij. Kjo dallohej dhe ne kendimin e kengeve te tij ne cdo moment. Per kete arsye filloi te kendoje:
"Kush! Kush i rrejti tash krejt?!
Kujt ja mori menja se munet me m'prek!"
Me pak fjale ishte nje adoleshent tipik shqiptar! Mori celularin e tij e i coi nje mesazh Xhoit ne whatsapp:
"O kastravec (nofka) a do vish t'dalim sot"
Nga ana tjeter Xhoi i ktheu pergjigje ne moment sikur po e priste mesazhin e tij.
" Ok hajde kalo njehere nga une pastaj edhe dalim"
Prinderit e tij nuk ndodheshin shpesh ne shtepi, pasi shumicen e kohes e kalonin ne kompani ndersa Mario qendronte vetem ose nen shoqerine e ndonje vajze te rastesishme keshtu si padashje. Pra le ta permbledhim pak! I pashem po, fizik i papare po, i pasur po e po! Cfare mund te donin vajzat me shume?! Mos me keqkuptoni por ne shoqerine e sotme keto cilesi jane celesi i lumturise se vajzave! Shpesh e krahasonin dhe me Johnny Bravon , nje personazh i animuar qe gjithmone e vleresonte me teper se c'duhej veten e tij. I pershtatej ne menyre te persosur karakterit te Marios. A ishte mendjemadh?! Aspak! Me vetebesim ?! Po shume! Sipas tij vetebesimi zinte vendin e pare ne sjelljen e cdo djali. Ishte nje femije i vetem ku perkujdesi i prinderve kishin krijuar perkedheljen e tij dhe egoizmin e theksuar.
U vesh trendy si gjithmone, ku garderobes se tij i ishin shtuar dhe nje pale atlete te kuqe Nike super te shtrenjta qe tashme ishin bere hit keto dite.
Mes atij apartamenti te madh, veshi pallton e zeze e u be gati per te dale por ne fillim u pa njehere ne pasqyre. Ky ishte nje fiksim i pashpjegueshem i tij. Rregulloi perseri floket e erreta si kacurrela me doren e djathte, vuri syzet e zeza ne mes te dimrit, edhe pse tashme dielli ishte larguar e u nis per te takuar Xhoin. Ai ishte si nje vella per Marion. Jane njohur qe ne klase te pare bashke ku filluan ato zenkat midis te dyve por kush do ta dinte qe pikerisht keto do te shenonin zanafillen e miqesise se tyre. Ishin shoke per koke, asnjehere nuk e linin ne balte njeri tjetrin dhe kurre nuk lejonin qe nje vajze te hynte ne shoqerine e tyre.
Shtepite i kishin mjaft afer. Familja e Xhoit ishte tiranse dhe gjithmone fliste me ate dialektin e theksuar te ketij vendi. Sa trokiti ne dere i del gjyshja e tij e ai i thote:
- Pershendetje nena Bajame, a do t'i thoni pak Xhoit qe po e pres poshte.
- Po ti hajde mrena t'keqen nona se qeka dhe ftoht perjashta. Hajde se s'ke vene as shall. Ku shkon kshu me gryken zbuluar ti?! Pupupu hajde shpejt! Prite brenda Xhoin.
Deshi nuk deshi Mario duke buzeqeshur u detyrua te hynte brenda. Ishte krijuar nje ambient i vogel, i ngrohte e tamam qe mund te quhej familjar ndryshe nga shtepia e tij e madhe dhe bosh. Ja pse Mario shpeshhere ndihej mjaft vetem.
U ul ne nje kolltuk aty prane e filloi te bisedonte me familjaret e Xhoit.
Ishte e diel dhe normalisht ata gjendeshin ne shtepi. E para e nisi biseden mamaja e Xhoit qe e pyeti:
- Mario a di gjo ti ca ka ndodh me Xhoin. Vishet bukur, shpesh hedh parfum, rri 3 ore para pasqyres tu rregullu floket. Mos t' ka thene gjo ty?
- Jo nuk e di perse!
- Jo jo se e di une. Jallaa m'eshte rrit cuni m'o bo burre qe vdekt moma per ate! I jep pergjigje mamaja e tij, fjalet e se ciles shkaktuan perseri buzeqeshjen e Marios.
-Po me msime si shko Xhoi se neve aha asigjo s'na tregon! E pyet kurioz babai i tij.
- Mire jo keq! I pergjigjet Mario paksa ne siklet.
- Mire apo shume mire?
- Mire. I thote Mario. Tek e fundit cfare t'i tregonte?! Faktin qe Xhoi rrezikonte te ngelte ne vitin e fundit te gjimnazit! Nuk mund t'ia thoshte kete lajm.
- E shef mi gruje qe nuk mso ai?! Qe ta moresh vesh ti Mario, une i bleva ene kompjuter atij, nga ai me moll t'kafshume! Asnji s'e ka n'lagje po jo nuk mso qeni!
Pikerisht ne perfundim te fjaleve te babait, me ne fund Xhoi u shfaq ne horizont!
Sic e kuptuat familja e tij ishte mjaft gazmore dhe gjithmone e bente Marion te qeshe por c'eshte me e rendesishmja e bente ate te kuptonte konceptin e vertete te quajtur familje!
Te dy dolen nga dera e u nisen se bashku per te dale e per te "gjuajtur" ndonje vajze rruges.

Heyy!
Kjo eshte nje histori e re e imja qe sapo kam nisur. Shpresoj t'ju pelqeje dhe te lexohet aq shume sa e para.
Btw te fotoja lart eshte Xhoi ne te majte dhe Mario ne te djathte.
Si gjithmone vote/comment!
Kam deshire te di mendimin tuaj si pjese e pare qe eshte ! ♥

Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now