⭐Pjesa 18⭐

3K 158 25
                                    

Mengjesi i se enjtes kishte arritur. Ne ate dite, koha jashte ishte nje mrekulli e vertete. Mario u zgjua shpejt ne dhomen e prinderve. Si duket nderrimi i dhomave kishte bere qe ai te mos ndihej rehat e komod. Tashme  kishte filluar pushimet dimerore dhe nuk i duhej me qe te shkonte ne shkolle. U cua ne oren 8 duke ferkuar syte dhe shkoi te bente dicka per te ngrene pasi e kishte marre uria pas asaj nate te lodhshme. Sidorela gjendej akoma ne shtratin e tij. Mario kaloi njehere nga dhoma  per te pare Elen. Po flinte akoma ne nje gjume te thelle dhe i ngjante paksa me "bukuroshen e fjetur". Vete shkoi ne kuzhine qe te pergatiste ndonje sandwich. Zakonsisht ne mengjes nuk hante asgje ama sic dukej ajo ishte nje dite ndryshe per te. Teksa po merrte pjaten, dicka i ra nga duart duke bere nje zhurme te rende. Kjo shkaktoi dhe zgjimin e Sidoreles. Hapi syte dhe e gjeti veten ne dhomen e Marios. Pa njehere perreth dhe vuri re vetem gjera djemsh gjithashtu dhe nje poster te nje modeleje me bikini diku aty ne cep. U cua nga shtrati dhe ashtu zbathur sic ishte, duke ferkuar koken qe po i dhimbte aq shume, iu drejtua dhomave te tjera te shtepise. Teksa po ecte ne korridor pa veten ne nje pasqyre aty afer. Papritur bertiti fort:
- Aaaaaaaaaaa!
Mario i trembur se cfare mund t'i kishte ndodhur shkoi me vrap drejt saj ashtu sic ishte pa bluze, me nje pale tuta jeshile e me nje kapele te zeze.
- Ela cfare ndodhi?! Pse bertite ashtu?!
- Shiko se si jam bere! Floket, syte, fustani! Shiko se ne c'gjendje jam katandisur!
- Seriozisht vetem per kete bertite?! Ik se na ngrive gjakun dhe ti! I tha Mario duke u kthyer perseri ne kuzhine per te mbaruar sandwichin.
Ela e ndoqi nga prapa dhe e habitur e pyeti:
- Pse dukem si e droguar dhe pse ti je pa bluze?! Mos me thuaj se.. Jo Mario cfare ndodhi dje saktesisht?
- Cfare mendon ti se ndodhi idiote! U bere tap dje me ate trapin qe kishte ne tavoline dhe u detyrova te te merrja ne shtepine time!
- Une tap?! Hahaha jo s'mund te jete e vertet! Une asnjehere nuk pi dhe ai djali me mua ne tavoline, Sokoli eshte djale i mire.
- Po po aq i mire eshte sa kishte ndermend te te dehte me whisky e te perfitonte prej teje!
- Por jo kjo s'mund te kete ndodhur! Tha Sidorela duke iu ulur afer nderkohe ae Mario me i qete se kurre po hante sandwichin duke pare televizor.
- Ah edhe nje gje tjeter! Dje kishe pire aq shume sa i iu ule profesorit te fizikes ne preher e fillove t'i flisje brockulla!
- Po tallesh besoj! E bukur kjo Mario! Je bere shakaxhi keto kohet e fundit!
- Kujton gje se po tallem! Ja prit sa ai te te flase per "dramen" qe gjasme do te luajme ne se shpejti! U detyrova ta genjeja sa per te te nxjerre ty nga situata pinguine!
Sidorela kishte mbetur pa fjale. Nuk mund ta besonte se tere keto gjera i kishin ndodhur ne nje nate te vetme. Vetem shihte Marion dhe humbi ne mendime si asnjehere tjeter. Nuk i kujtohej asgje prej gjeje. Papritur iu kujtuan prinderit. Me siguri qe do te ishin bere shume merak per te! Menjehere pa e lene rehat Marion per te ngrene i qete, i tha:
-  Po prinderit e mi cfare do te mendojne valle! Tani do te jene duke me kerkuar. Kam 1 nate te tere qe s'jam bere e gjalle per ta!
- Mos u shqeteso. Mora dje mamane tende nga celulari yt duke e bere zerin si Alda. I thashe se do te flije nga ajo sot meqe jetonte vetem.
- Vertet po Alda ku shkoi atehere?!
- Alda humbi me Xhoin. Nuk arrita ta gjeja.
- O zot i madh. Paskam turperuar veten dje! Nuk mbaj mend asgje prej gjeje. Qenkam dehur, paskam lene nam me profesorin dhe kam fjetur ne shtepine tende.
- Po pikerisht keshtu. Te te vije turp nga vetja. I tha Mario duke qeshur.
- Ke te drejte.. Jam shnderruar ne nje nga ato vajzat qe deri dje i ofendoja. Po cfare po ndodh me mua valle?!
Ela e prekur nga gjithe ato fjale te Marios, uli koken dhe vendosi te qendronte ashtu. Trishtimi, zhgenjimi nga vetja dhe dhimbja e kokes u bashkuan ne nje duke bere qe ajo te meerzitej ne maksimum. Mario e kuptoi kete gje dhe prape vazhdoi me te tijen:
- Epo po ta pranoje se ndjen dicka per mua, asgje nga keto nuk do te ndodhte!
Ela sapo degjoi ato fjale ngriti koken dhe i dha nje veshtrim duke rrudhur vetullat.
- Me fal si the?
- Ti me do Ela! Kete e di shume mire dhe thashe se po ta pranoje e te ma shprehje, ne njefare menyre nuk do te ndodhte asgje nga ato.
- Ti mendon se gjithcka qendron te dashuria apo jo?! Ne rregull e zeme se une te thashe "Te dua" ja u lidhem bashke. Po pastaj cfare do te ndodhe?! Me siguri do te te merzitem, do te te dale nga qejfi e do te ndahesh nga une sic ben me te gjitha vajzat e tjera. Apo nuk eshte keshtu?! Epo me fal por ne jete ka dhe probleme te tjera pervec lidhjeve me vajza te rastesishme e mendjelehta.
Mario ngeli i cuditur. Nuk dinte c'te thoshte. Ato qe tha Ela ishin mese te verteta. Ndoshta per te ajo ishte thjesht fiksimi i momentit.
- Me ke flas dhe une! Ti as qe te me kuptosh ndonjehere!
- E pse e thua kete gje?! E pyeti Mario qe po mundohej te kapte fillin e fjaleve te saj.
- Sepse.. Jeta jote eshte nje perralle Mario. Joreale. Ti shikoje vete! Prinderit asnjehere nuk i ke ne shtepi, madje ti kalon me shume kohe me Xhoin sesa me ta. Poshte pallatit ke nje makine qe shumica e njerezve edhe po te kursenin gjithe jeten, prape nuk do arrnin ta blenin. Shtepine e ke si hotel, fut cilen vajze te duash. Ne shkolle asnjehere nuk meson edhe gjithmone kalon vetem sepse babai yt kurrupton drejtoreshen per te te permiresuar notat. Nderkohe te gjithe perpiqen te mesojne ti as qe nuk e vret mendjen fare. Ke aq shume para neper duar saqe nuk e di se c'eshte varferia! E di pse?! Sepse je mbyllur i vetem ne ate boten tende prej xhami e nuk do qe te dalesh prej andej duke mos u perballur me boten e vertete.
Eshte me mire te iki, te largohem nga jeta jote. Qe sot e tutje nuk dua te takohemi me bashke!
Ela ia perplasi te gjitha keto ne fytyre me nje fryme dhe shkoi drejt deres.  Mario u cudit nga tere ato fjale te saj. Ngeli me syte nga ajo duke e veshtruar i habitur. Edhe pse ndjente dicka per te prape nuk e ndali. Tek e fundit Sidorela e beri zgjidhjen e saj. Nervat i pushtuan mendjen dhe papritur i tha:
- Epo keshtu qofte atehere. Mos me dil me perpara!
- Mire!
- Mire!
- Mire! Ah edhe nje gje tjeter. Kur te dehesh perseri mos me therrit sepse une nuk do te gjendem me prane teje. Lamtumire Ela!
- As qe kam ndermend ta bej! Lamtumire edhe ti!
Ela u largua duke perplasur fort deren. Nga ana tjeter Mario u mbeshtet pas murit dhe ferkoi koken nga nervat. Damaret ne fytyre i ishin bere akoma me te dukshem. Papritur dera u hap perseri. Nuk mund ta besonte por ishte ajo Sidorela. Duke menduar se ajo ndryshoi mendje e pyeti tere inat:
- He pse u ktheve?!
- Dua disa para per te marre taksine deri ne shtepi. Nuk mund te hipi ne autobus e as te eci ne kembe ne kete gjendje.
Mario u zhgenjye me teper se kurre. Pa e pasur mendjen fare, sic ishte mori 50 mije leke te xhepi i palltos dhe ia dha ne dore.
- Te kerkova para sa per taksine dhe jo per nje bilete avioni.
- Thjesht merri, nuk kam te vogla!
- Lamtumire Mario..- I tha ajo duke e pare thelle ne sy. Ata sy qe tashme dukeshin te zbrazet, pa asnje lloj pike lumturie. Ajo u largua dhe Mario mbylli lehte deren. E kete here as qe kishte ndermend ta ndalonte rruges edhe pse zemra ia kerkonte kete gje. Vetem mendimi se nuk do te takoheshin me bashke e as te shiheshin me njeri tjetrin, i kepuste shpirtin. Kaq e rendesishme paska qene ajo per te?! Duhej ta pranonte se kete radhe kishte ndodhur ndryshe. Tashme ishte nje vajze, ajo qe thyu zemren krenare te Marios.


Zemerthyesi (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora