Dita tjeter erdhi shume shpejt, pothuajse pa u ndjere fare. Jashte dhomes se Marios rete e zeza kishin pushtuar qiellin blu e dukej se koha do te perkeqesohej. Duke e pare kete, ai zgjodhi rrugen me te shkurter. Pertonte aq shume qe te cohej nga shtrati e te vishej, saqe nuk shkoi ne shkolle fare. Ishte ftohte nuk kishte c'te bente dhe mungoi ate dite. Gjithmone kjo sipas mendjes se tij. Por a mungonte dot ai pa shokun e ngushte? Jo absolutisht qe jo! Per kete arsye mori ne telefon Xhoin per te thurur ndonje plan te lezetshem. I bie telefonit disa here po ai nuk po pergjigjej. Gjithcka qe degjonte ishte ajo zilja qe po i conte e ai nuk e hapte. E mbylli, i ra perseri dhe me ne fund Xhoi u pergjigj me nje ze te trashe pergjumesh:
- Alo!
- O Xhoi po ku je o kastravec kam 3 ore qe t'i bie telefonit. Pse nuk pergjigjesh?!
- Po ik o burre se na zgjove nga gjumi dhe ti. Une shyqyr thashe s'po me zgjon plaka akoma! Ti vjen e i bie telefonit! Cfare ke, pse more?! Mos m'pe gje ne enderr a si! I thote Xhoi akoma pergjumesh duke u shtrire permbys me celularin te mbeshtetur pas veshit.
- Hahaha! Ej degjo pak! Si thua ta bejme pushim sot? Mos ik as ti as une!
Hajde takohemi pastaj te pime nga nje kafe, te na hapen syte se me kete kohen qe eshte sot, rrezik do na zere gjumi na klase! A more vesh o kastravec!
Xhoi me nje sy hapur e me nje mbyllur, cohet me pertese e i thote:
- Po mire, ashtu e bejme! Mos ikim sot ne shkolle. Ti e di mua gati me ke! Vetem prit sa te vishem edhe hajde takohemi!
- Mire shihemi pastaj!
- Hajt shnet!
Mario u be gati shpejt dhe u takua me Xhoin ne vendin e tyre te preferuar, aty ku ishte perplasur ate dite me Sidorelen. Pine kafen e mengjesit e filluan te verdalliseshin neper qytet si pa shkolle qe kishin ngelur. Bene sa bene shetitje dhe u kthyen ne shtepi. Tek e fundit s'kishin ku te shkonon tjeter. Derisa rruges hasin babain e Xhoit me qese ne duar! Por ai e dinte se Xhoi ne njefare menyre kishte shkuar ne shkolle! Te shqetesuar ne ate situate qesharake qe ne te njejten kohe iu shkaktoi dhe te qeshura u fshehen diku. Po ku i shpetoje dot syrit te Babait te Xhoit! Ai ishte syskifter me tere kultimin e fjales, e menjehere iu doli prapa teksa ata po perpiqeshin te mos dukeshin.
- Aa juve c'paskeni qene! Iu thote duke iu afruar prane. Nderkohe ata e pane dhe Xhoi filloi te fliste duke bere rolin e te pafajshmit.
- Oo babi, cne ketu ti? Ja edhe une po dilja me Marion se na lane me ore te shkurtuara sot.
- Kujt do me ja fut ti mer kaqol arrash?! Mire qe rre po do me m'marr ene me t'mira! Hajt se ta rregulloj n'shpi une ty!
- Po prit o babi se nuk eshte ashtu sic mendon ti!
- Po si eshte atehere? Pa he iher ta morim vesh!
- Po ja Mario ishte semure sot edhe une e shoqerova deri ne shtepi. Tha Xhoi duke buzeqeshur e menjehere i pickoi krahun Marios qe dhe ai ta luante pjesen.
- Auch! Po .. Po eshte e vertete.
- Epo mire atehere. Ishalla m'thon se eshte e kunderta!
- Po jo o babi. Si te t'genjej une ty. Ika une tani me Marion ne shtepi. Mos harro testamentin t'me japesh pronat! Iu drejtoi Xhoi duke qeshur.
- Po po n'ondrra ke per t'i pa!
- Je zemermire ti e di une! Ika babe, puthe mamin nga une kur te shkosh! I tha Xhoi e Mario duke mos ditur si te nderhyje e mori Xhoin e u larguan qe andej.
- Si ke shpetuar ne fije te perit!
- Po, tani dhe une do iki Mario se do takohem me Grejsen.
- Pa shiko, pa shiko! Jeni prape bashke domethene?
- Le te themi se i dhame nje mundesi tjeter njeri-tjetrit.
- Me behet qejfi per ty vella.
- Eja do te vish dhe ti?
- Jo kam pune! E kam lene dhe me Elen sot per projektin.
- Per projektin ee! I thote Xhoi duke e veshtruar cuditshem! - Kujdes se mos na bie ne dashuri me ate vajze!
- Cfare?! Pff ti me njeh mua. Kurre s'do te ndodhe te jesh i sigurt per kete! Natyrisht Xhoi iku por Mario gjate gjithe rruges vetem, ne nje menyre te pabesueshme filloi te mendonte per te. Per trupin e fytyren e saj, floket, per buzeqeshjen, per ato 3 vijat e lezetshme qe i formoheshin ne balle kur ai e nevrikoste. Me pak fjale per cdo gje te sajen. Por ai moment reflektimi nuk zgjati shume pasi arriti ne shtepi. Atje gjeti sherbetoren e shtepise prej kushedi e sa vjetesh qe therriste "Teta Miranda". Prinderit e tij e kishin punesuar ate shume kohe me pare qe te kujdesej pak a shume per shtepine pasi mamaja e tij si drejtuese e kompanise nuk ishte ne gjendje te bente dhe punet e shtepise.
Mario e donte shume dhe Miranda po ashtu. Ajo ishte si nje nene e dyte per te.
Ishte ora 4 ku jashte tashme ishte erresuar. Filloi te binte nje shi i rrembyer qe nuk donte te ndalte. Megjithate ishte e pritshme pasi rete e zeza qe ne mengjes e treguan me se miri kete gje. Kudo neper dritare krijohej ajo zhurma speciale e shiut qe Mario e adhuronte. Po qendronte ashtu i ulur ne divan pa bluze, me trupin e palestruar, muskujt e barkut aq perfekt e me syzet e zeza qe i kishte varur ne xhinset e tij bojeqielli.(Fotoja lart). Papritur ne shtepi ra zilja e deres e ai shkoi ta hapte sepse Miranda ishte e zene me pastrimin e dhomave. Sapo e hapi perballe syve i doli nje vajze e bere qull nga koka gjer te kembet ama qe i dalloheshin format e trupit nga rrobat e lagura. Nuk e njohu pasi ishte dhe pak erresire. Nderkohe ajo u mahnit nga trupi i tij saqe i shkelqyen syte. Por u largua nga mendimet e saj pasi i foli Mario.:
- Po ti bukuroshe vogel kush je?
- Jam Sidorela idiot, nuk po me njeh?
- Oo Sidorela ti je? Po c'qenke bere keshtu si pule e lagur ti?! I tha Mario duke qeshur me te madhe.
- Po ja thashe t'i hidhja vetes nje kove me uje te ftohte ne mes te dimrit meqe kam pak vape! Cfare kujton ti idiot! Me zuri shiu rruges.
- Hajde, hajde brenda!
E Sidorela u fut brenda duke u dridhur. Por menjehere sa pa veten e saj ne pasqyren aty prane filloi te mbulonte trupin me duar. Pervec palltos , ato dreq rrobash qe kishte veshur i ishin bere transparente e i tregonin te brendshmet e saj. Sapo Mario u kthye tek ajo pasi mbylli deren menjehere ajo bertiti:
- Kthehu shpejt atje ku ishe!
- Po me jep dhe urdhra tani ne shtepine time?!
- Kthehu te thashe! Urgjent!
- Mire, mire u ktheva! Meqe ra fjala ke trup te lezetshem por duhet te shendoshesh pak. Djemte duan vajza me forma jo kockaliqe si ti! ! I shkeli syrin Mario.
- Ti me pe?! Aa do te te vras Mario! Me thuaj ku te gjej disa rroba shpejt!
- Po si urdheron zonjushe! Teta Miranda eja pak ndihmoje kete te shkreten! Ku me re ti mua per pjese moj aman!
Menjehere u shfaq Miranda qe e pa me dashamiresi Elen e cila po qendronte akoma ashtu duke mbuluar trupin me duar. Duke buzeqeshur i tha:
- Eja me mua zemer! Do ta na marresh ndonje bronkopneumoni po eja bej nje dush te ngrohte e me pas vish ato rroba qe do te te jap une!
Dhe Ela duke u dridhur shkoi me te. Ndersa Mario.. Epo ai u ul ne divan e filloi te buzeqeshte me ate qe sapo ndodhi...
VOUS LISEZ
Zemerthyesi (Shqip)
Roman pour AdolescentsFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...