A mund ta linte Mario, vajzen e zemres qe t'i ikte nga duart? Jo aspak! Vete karakteri i tij ambicioz, moskokecares dhe zemra qe nuk e pranonte dashurine per asgje ne bote ne nje moment iu dorezua Sidoreles, vajzes qe e njihte per nje kohe aq te shkurter. Mendja dhe shpirti donin te ishin prane buzeqeshjes se saj, trupit, cdo gjeje. Nga dora po i rridhnin disa pika te vogla, te kuqe gjaku te shkaktuara nga thyerja e nje gote qelqi mbi tavoline ama para asaj dhimbjeje shpirterore nuk ishin gje tjeter vecse probleme te kota, te parendesishme. Nuk e mjekoi doren por menjehere rrembimthi hapi deren e shtepise dhe zbriti shkallet me vrap sa me shpejt qe te mundte. Filloi te vraponte si i cmendur neper rruge per te gjetur Elen! Cfare po ndodhte me te?! Ai asnjehere nuk ishte ndjere keq pas nje ndarjeje! Cfare ndryshoi valle! C'kishte Ela kaq te vecante nga vajzat e tjera?! Te gjitha keto pyetje e mundonin duke e vrare pak e nga pak mendjen e tij. Sapo e gjeti ate! Po ecte ne nje ane te trotuarit, me koken ulur duke fshehur rrobat dhe veten sa me shume qe te mundej nga bota perreth. Menjehere thirri me te madhe: "Ela!!" Kjo beri qe ajo te kthente koken e te ndalonte nga ajo ecja e perhumbur. Buzeqeshi pasi e dinte se ai do ta kerkonte. E parandjente kete gje. Vrapoi drejt saj me sa fuqi te kishte dhe kur u ndodh perballe e pa thelle ne sy. Sidorela ishte kaq e shkurter krah tij saqe i arrinte deri te shpatullat. Ato syte kafe, te skuqur nga te qaret po i shkelqenin akoma me shume nen prezencen e tij. Pa thene asnje fjale duke u mjaftuar vetem me buzeqeshjen e saj, e kapi dhe e shtrengoi nga beli i holle. Me nje qetesi te papershkrueshme e afroi drejt vetes, me doren e majte ia kaloi floket pas veshit dhe me ne fund ai e puthi ! Po i dha nje puthje me tere dashurine e tij si asnjehere me pare . Pas shume kohesh zemra e Marios u mbush me lumturi serish. Ajo nuk e kundershtoi aspak puthjen e tij aq te rastesishme. Mario ndjeu dicka dhe menjehere sapo u shkeput prej saj, degjoi Elen me nje ze tjeter qe i tha:
- Mario, zgjohu! Zgjohu!
Mario hapi syte dhe pa tavanin e bardhe te dhomes se tij. Perballe i gjendej Miranda paksa e shqetesuar per te. Ballin e tij e kishin mbuluar djerse te ftohta. Cohet ngadale nga shtrati duke ferkuar syte dhe sheh qe jashte nuk po binte as shi. Rete e zeza ne mengjes tashme ishin zevendesuar me rrezet e diellit. Miranda duke e shoqeruar ne cdo hap te tij, e pyet me embelsi:
- Mario, cfare ke? A ndihesh me mire tani? Ai akoma pergjumesh i thote:
- Mos ka ardhur gje nje vajze ketu ne shtepi pak me pare teta Miranda?
- Ajo Ela qe po i therrisje emrin ne gjume?!
- Po ajo! Prit pak une po i therrisja emrin?
- Po bertisje me te madhe ne gjume Ela!!
- Jo jo te lutem jo!!
Menjehere Mario filloi te vraponte neper dhome e shkoi prane garderobes se tij. Hodhi poshte te gjitha rrobat, njera pas tjetres derisa gjeti bluzen "NYC" dhe tutat gri te palosura ne nje cep.
- Mario po une sa i rregullova ato! C'te ka gjetur keshtu valle?! I tha Miranda e lodhur tashme nga kokefortesia e tij. Nderkohe Mario nuk po kuptonte asnje lloj gjeje nga ato qe kishin ndodhur. Shkoi mori celularin dhe veshtroi oren. Ishte akoma 3 e gjysem e drekes. Madje pa se i kishte ardhur nje mesazh ne whatsapp para 15 minutash e disa thirrje te humbura nga nje numer qe nuk e kishte te regjistruar. E hapi pa asnje lloj dyshimi ku lexoi:
" Mario, jam Ela se ndoshta nuk me njeh me kete numer. Doja te te thoja se nuk mund te vij dot sot ne shtepine tende pasi me dolen disa pune te vogla!"
Mario i shokuar ne moment pa doren e tij. Nuk kishte asnje lloj pike gjaku ne te.
- S'mund te jete e vertete! Jo! Jo! Jo! Bertiste Mario neper shtepi dhe me te drejte.
- Cfare te shqeteson te lutem ma thuaj! I pergjerohej Miranda duke e kapur nga krahet.
- Teta Miranda kur erdha une ne shtepi?
- Para 2 oresh pothuajse sepse ishe takuar me Xhoin rruges. Menjehere sa erdhe, shkove u shtrive ne dhomen tende e si duket te zuri gjumi atje pasi une isha teper e zene me punet e shtepise e nuk te vura re.
Pas atyre fjaleve qendroi pa levizur per disa caste. Iu kujtuan te gjitha bisedat me te, shakate e panumerta, zenka e deri te puthja e shumepritur. Gjithcka dukej kaq reale, kaq e vertete. Ne fakt Sidorela asnjehere s'kishte ardhur qull nga shiu ne shtepine e tij. Asnjehere nuk kishte veshur rrobat e Marios, asnjehere nuk i kishte marre telekomanden dhe asnjehere nuk e kishte pelqyer ate. Epo per kete te fundit nuk dihet a eshte e vertete por gjithsesi..C'ishte kjo valle?! Pse Mario e perjetoi gjithe kete! E vetmja gje e ndodhur e asaj dite ishte mosvajtja ne shkolle dhe takimi me Xhoin. Asgje tjeter. Mario.. Ai kishte pare nje enderr kaq te cuditshme..Hey!!
Shpresoj t'ju kete pelqyer kjo pjese!
Faleminderit shume per leximet e historise deri tani! Me thoni nese ju duket e merzitshme ose jo.
Vote/comment if u want xp!
Perqaputhje :)
BINABASA MO ANG
Zemerthyesi (Shqip)
Teen FictionFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...