Mario ishte pushtuar nga qindra mendime te reja per Sidorelen. Mendime, te cilat po e conin drejt nje rruge pa kthim prapa. E kuptonte mjaft mire se dicka e cuditshme qendronte pas asaj vajze. Dicka qe me kalimin e kohes po e ngrohte pak e nga pak zemren e Marios.
Ishte e hene, nje dite qe konsiderohej si me fat nga ai. I duhej qe te shkonte ne shkolle perseri. Tashme kjo e hene do te shenonte diten e pare te javes se fundit te ketij viti ne shkolle.
Menjehere u zgjua si i pergjumur akoma e nxitoi qe te vishte rrobat. Sapo hapi deren e dhomes se tij, teksa ecte neper korridor, degjoi disa te bertitura qe po vinin nga pjesa e kuzhines.
- A mund te degjosh te lutem!
- Jo Fatmir, te kam degjuar mjaftueshem deri tani! Nuk kam me ndermend te duroj idiotesirat e tua! Cdo gje mbaroi midis nesh!
Mario duke ecur me shpejtesi, iu drejtua kuzhines. U perball me nje skene aspak te kendshme. Mamaja e tij po qendronte ne kembe duke qare me ngasherim ndersa babai i ishte ulur ne karrige e po turfullonte nga nervat me duart ne koke.
Prinderit e tij qe ne pamje te pare mund te dukeshin cifti me i lumtur ne bote, tashme gjendeshin perballe zenkave te shumta jashte shtepise e c'eshte me e rendesishmja ne pragun e divorcit! Menjehere sa arriti atje, Mario i tronditur nga tere ajo situate iu afrua afer e tha:
- Mami, babi cfare po ndodh?!!
Babai i tij sapo e pa, u cua nga aty ku po qendronte dhe i foli embelsisht duke lene pas gjithcka qe ndodhi.
- Mario, nuk te vume re kur erdhe! Epo ja si eshte puna bir, ne kemi disa mosmarreveshje te vogla me mamane tende.
- Mosmarreveshje te vogla the?!! Po ne ngelem duke u zene perdite!
- Vjollca te lutem nuk eshte momenti i pershtatshem!
- Jo Fatmir, ai ka nevoje ta di kete gje!
- Cfare duhet te di?! Pergjigjmuni! Ia ktheu Mario i revoltuar.
- Mario.. Shpirti i mamit.. Ti e di qe ne te duam shume apo jo?! Ama nga ana tjeter kemi vendosur me babain qe ne te divorcohemi!
Fjalet e mamase te shoqeruara me lotet e saj ne faqe, bene qe Mario te pesonte nje shok trondites. Ato fjale i tingelluan si vete shkaterrimi. Prinderit qe ai i donte aq shume e qe ua ndiente mungesen dite e nate, tashme do t'i ndaheshin njehere e pergjithmone. Ashtu i merzitur dhe me nerva sic ishte u bertiti fort qe te dyve.
- Cfare po ju s'mund ta beni kete! Jo eshte e pamundur..
Pa mbaruar akoma fjaline, inati mbizoteroi mendjen e tij dhe u largua pa i dhene asnje shpjegim prinderve. Mori canten, perplasi deren me force dhe iku duke lene mamane e babain te deshperuar prapa. Asnjeri prej te dyve nuk e ndoqi pasi e kuptuan dhimbjen e tij e menduan se vertet i duhej pak kohe qe Mario te mesohej me kete gje.
Duhej pothuajse dhe 20 minuta qe te fillonte mesimi. Po ecte drejt rrugeve te Tiranes si ndonje i droguar, pa ditur se ku po shkelte, pa e pare fare rrugen ku kalonte, pa e patur mendjen te asgje. Perreth kalonin nxenesit per te shkuar ne shkolle. Disa me canta me kurriz, disa te tjere duke bere shaka rruges por Mario nuk ishte fare ne vete. Ne ate gjendje qe ndodhej, as qe behej fjale te futej ne mesim. Gjithcka qe i vinte ndermend ishte fjalia e fundit e mamase. Ato fjale qe paten aftesine t'i shkaterronin ditet. Edhe vete ai, e kishte pare ne shume filma amerikane ndarjen e prinderve te personazhit kryesor, por qe te ishte kaq e veshtire.. Asnjehere nuk i kishte shkuar ne mendje.
Po ecte i perhumbur me kufjet ne vesh duke degjuar nje kenge te Metallica-ve me volum shume te larte. E vetmja gje qe mund te qetesonte shpirtin e Marios kur ai ndodhej ne ate gjendje, ishte pikerisht ai Rock-u dhe jo Noizy. Duke menduar pasojat e kesaj ndarjeje te prinderve, papritmas ndjeu nje dore, prapa ne shpatullat e tij. Menjehere u kthye dhe pa ate, Sidorelen. E veshur me nje fund te kuq me kuadrata e me nje bluze me vija bardh e zi duke lene supet perjashta. Ecte me ata hapat e bukur si prej balerine. Me ato floket e gjate geshtenje, te cilet i shkelqenin, i ngriti me dore ne pjesen e ballit qe te mos i pengonin shikimin e i tha:
- Miremengjes!
Mario duke i dhene nje buzeqeshje te shtirur, iu pergjigj me gjysme zeri:
- Miremengjes Ela..
- Ti me thirre Ela dhe jo miss inteligjenca ose pinguine si gjithmone?! Dicka ka ndodhur me ty! Cfare ke se dhe nga fytyra nuk dukesh mire? Si mund te te ndihmoj?! E pyeti duke rrudhur vetullat.
- Nuk me ndihmon dot o Ela jo.. Iu pergjigj Mario duke ulur koken.
- Po me shqeteson vertet me keto fjale!
- Vertet deshiron te me ndihmosh?!
- Po dua por nuk e di sesi!
- Atehere eja i leme oret e mesimit sot Ela! Hajde me mua!
- Ne rregull por..
E ashtu sic ishte Mario i rrembeu doren Sidoreles, pa e lene te mbaronte akoma fjaline dhe filluan te ecnin me te njejtin hap. Si gjithmone rruges nuk folen asnje fjale. Nga c'dukej i kishin lene menjane bisedat e teperta.
U ulen diku afer, larg shkolles se tyre sepse normalisht nga vete realiteti shqiptar, nxenesit e gjimnazit do te fillonin te krijonin situata te paqena per te dy. Ne vecanti shoket e shoqet e klases se tyre qe i zmadhonin me teper se c'duhej gjerat.
Menjehere sapo u ulen, Sidorela nisi nga pyetjet.
- He pra Mario cfare ke? Mos ji kaq misterioz? Mos je grindur gje me Xhoin apo cfare?
- Ah sikur te ishte ajo o Ela..
- Epo c'te mundon atehere!
- Prinderit e mi do ndahen Ela ja cfare ka ndodhur! I bertiti ai duke i rene me grusht tavolines e ia perplasi fjalet ne fytyre. Dukej sikur te gjithe inatin qe kishte me prinderit, ia shfryu Eles. Me tej vazhdoi i penduar duke ferkuar koken me duar:
- Ela me fal! Nuk e di se c'me ka kapur sot. Lajmi qe mora kete mengjes, tere kjo situate.. S'e di..
Sidorela u tremb pak nga ai reagim i tij por gjithsesi u ndie keq per Marion. Nuk e kishte pare asnjehere ne ate gjendje. Truri i saj iu nenshtrua zemres e ne ato momente gjithcka qe mendoi ishte t'i jepte nje perqafim. E ashtu beri! Mario teksa nuk e kishte fare mendjen, ndjeu koken e saj qe u mbeshtet ne shpatullat e tij te gjera. Ndjeu parfumin e saj me nje arome aq te embel e dehese. Kishte aq shume nevoje per nje perqafim saqe e shtrengoi Sidorelen prane vetes sikur ajo te ishte prone e tij. Qendruan per disa sekonda ashtu prane e u detyruan te shkeputeshin. Ndoshta ishte vertet trishtimi i Marios shkaktar i atij perqafimi apo ndoshta luanin rol ndjenjat e tyre per njeri tjetrin?! Kete vetem ata te dy e dinin.
Ndoshta mund te ishte dhe nje person tjeter ne vend te Sidoreles, ama vete prezenca e saj beri qe ne ate perqafim te shperthenin mijera copeza ndjenjash nga zemrat e te dyve...
KAMU SEDANG MEMBACA
Zemerthyesi (Shqip)
Fiksi RemajaFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...