Perreth degjohej vetem zhurma e makinave qe rreshqisnin me shpejtesi ne rruge. Njerezit qe kalonin prane dhe era e ftohte e dimrit qe frynte vazhdimisht ne kryeqytet, duke te te ngrire muskujt e fytyres. Ne nje cep aty, nga ana tjeter e rruges gjendeshin te katert perballe njeri tjetrit. Mario, i cili as nuk e merrte me mend se c'po ndodhte, Barbi qe ishte habitur se tepermi nga njohja e Marios me Xhoin dhe Sidorela, e cila fshinte lotet me nje shami te bardhe. Ndersa Xhoi sa here shihte doren e Marios qe shtrengonte ate te Barbit, ziente nga inati. Ishte krijuar nje situate tensionuese per te gjithe ata. Plot vetebesim, me ate zerin e tij te trashe, nisi biseden duke iu drejtuar gjithe nerva Marios:
- Po mire o burre kaq legen paske qene?!
- Cfare dreqin kerkon te thuash me kete?!
- Po si ca kerkoj t'them me ket mo o... Ne nje moment nderpreu fjaline dhe heshti. Nuk i vazhdoi me fjalet. Papritur neuronet e shkaterruara te Xhoit, nuk i vepruan me dhe beri doren grusht gati per t'i gjuajtur Marios. Dora i qendroi per pak ne ajer por pastaj u detyrua ta ulte me inat poshte. Ferkoi nje here fytyren dhe tere force shtrengoi Marion nga bluza me nje shikim te mprehte qe rrezatonte vetem flake.
- Po mir o Mario une me verte t'thash qe t'gjeje te dashur po jo t'kapje kusheriren time mer jahu!
Fjalet e Xhoit arriten t'i binin si nje rrufe Marios ne koke. Per nje cast heshti dhe ngriu i teri. Duke u menduar per disa sekonda, ngadale shqiptoi dicka, nderkohe qe Xhoi akoma nuk e kishte leshuar bluzen e tij nga duart.
- Pse Barbi eshte kusherira jote?!
- Jo eshte plaku im! Po kusherira pra! Kush tjeter! Aj none ma hoqe zarin komplet! Leni mer kto lloj trangulliqesh ti! Bo edhe sikur s'di gjo pa le! Prandaj nuk ma thoshe as emrin e ksaj ti mu! Aj me rob shpie ma hoqe petllen!
- Po te betohem o Xho! Nuk dija asgje po te them! Une tani e mora vesh! Mire atehere po ti c'deshe me Elen qe po e perqafoje pak me pare?! Apo t'erdhi mire qe u ndava edhe e kape per vete sapo t'u dha mundesia?! I tha ai duke ia perplasur te gjitha fjalet ne fytyre dhe duke e larguar nga vetja.
Xhoi nuk duroi dot me. Zgurdulloi nje here syte pas fjaleve te Marios, dhe iu sul si ndonje ujk i fuqishem. Beri doren e djathte grusht ama kete here nuk ndaloi. Jo perkundrazi. Grushti i tij perfundoi direkt e ne fytyren e bukur te Marios, duke bere qe ai te anonte nga krahu i majte.
- Po si mer jahu ta nxe goja ta thush kte! Po un t'kam si vlla mo o pall! Vazhdonte Xhoi duke i rene me grushta. Ama edhe Mario nuk mbetej pas. Ai u cua ne kembe e filloi t'i gjuante Xhoit ne fytyre e ku te mundte.
Barbi me Sidorelen qe deri tani nuk flisnin, tashme u detyruan te nderhynin per t'i ndare ata te dy, te cilet kishin dale nga vetja e tyre. Barbi me plot veshtiresi kapi Marion nga prapa duke mos e kene qe te levizte me. Edhe pse ai vazhdonte te rreshqiste si nje ngjale. Nga ana tjeter Sidorela mezi u perpoq te kapte Xhoin. Edhe ai nuk linte mundesi pa i ikur nga duart qe t'i binte Marios. Terhoqen keshtu vemendjen e njerezve, te cilet pasi i shihnin per pak, largoheshin pa lene gjurme.
- Aaaa mjafttt! Bertiti me te madhe Barbi e nxehur me syte mbyllur.
Pas ulerimes se saj te dy ndaluan duke marre fryme shpesh. Te dy ishin gjakosur nga fytyra e ishin enjtur nofullat. Te dy u qetesuan paksa nga tere ajo situate e krijuar.
- E di shume mire qe kam te drejte! Ti mezi prisje qe une te ndahesha nga Ela per t'u lidhur me te! Shtoi Mario ne distance nga Xhoi.
- Po degjo iher ktu o shtatanik! Mos flit budalliqe para kohe!
- Xhoi te lutem qetesohu! Iu drejtua Barbi. Ky e pa nje here duke i ngulur syte me ate veshtrimin e tij egersues teksa kerciste dhembet dhe i tha:
- Rri ti! Rri ti se po ta kercas nonji turinjve t'iki koka mbrapc me kto nerva qe kam!
- Po jo o Xhoi por..
- Ca jo o Xhoi ?! Ca he?! M'fol mu ktu iher! E bukra Spanjes ti! Po na nxore bojen gjithanej! Shyqyr mushe 18 vjec edhe jeta me thrret tashi ee! Ku e ke menjen iher apo t'ka ik per laraska! Si t'kom thon ma permen icik! A t'kam thon qe do lidhesh vetem kur t'marosh shkollen se ka lloj cunash edhe lloj lloj perversash verdall?! Po ku te merr vesh koka ty! Une te dija per goc t'zgjut ! Ca t'i them xhaxhi Ramadonit un tashi?! Qe goca jote bredh rrugve lart e poshte me shokun tim t'ngusht?! Aa kte t'i them!
Gjithcka qe beri Barbi ishte thjesht ulja e kokes teksa i skuqeshin faqet. Ndihej tmerresisht e turperuar nga fjalet e Xhoit. Nderkohe ky iu rikthye perseri Marios.
- Qe ta moresh vesh ene ti kosmirenjohes! Un nuk jom lidh me Elen!
- Jo Mario degjo! Nderhyri Ela duke nderprere Xhoin.- Sot une u hasa ne rruge me Xhoin teksa ai do te takohej me Alden. Thjesht i tregova per puthjen midis ne te dyve mbreme dhe ndarjen nga ty. Kjo eshte e gjitha. Une nga merzitja fillova te qaja dhe Xhoi u afrua te me perqafonte.
- Edhe Xhoi po te ngushellonte apo jo? Aa sa bukur! Shtoi Mario me ironi.
- O Mario! Thrriti menjes mo burre i dheut! Per at pun qe thu ti un kam Alden sa per 100 goca t'tjera. Pse kur t'vje goca huj me t'perqafu ti do ta refuzoje?! Jo pra normal! Une tashi me verte e du Alden po ne jena cuna a kupto!
- Mire o Xhoi mire!
- Wow wow! Prit nje minute! Ti! I bertiti Barbi Marios duke drejtuar gishtin tregues drejt tij.- Ti puthe dje kete vajzen?!
- Jo Barbi..
- Si jo?! Ela tha vete qe ju dje ishit puthur?! A ka mundesi t'ma shpjegoje njeri se c'po ndodh?! Uleriti ajo ne mes te rruges si e cmendur.
- Degjo zemer..
- Mos guxo te me quash me ashtu! Vetem m'u pergjigj me Po ose Jo! E puthe dje Sidorelen?
Mario nuk kishte zgjidhje tjeter. Me ato syte kafe qe i ndrinin, u detyrua qe t'i thoshte te verteten me nje pergjigje pohuese duke tundur koken.
- Po.. Por..
- Te lutem mos vazhdo me.. E kuptova se sa shume me paske dashur gjate gjithe kesaj kohe..
- Barbi te lutem nuk eshte ashtu sic mendon ti. Ishte thjesht nje gje pakuptim, pa pike rendesie! Tha Mario duke e kapur nga dora. Aty menjehere nderhyri Sidorela.
- Pa pike rendesie? Keshtu paskam qene une per ty?! Kaq pak vlere paskam pasur?! Kjo do te thote qe ti je tallur me mua ne te gjitha fjalet qe me ke thene apo jo?! Te lumte Mario! Jo vertete te pergezoj qe arrite te me shkaterrosh perseri!
- Jo Sidorela .. Une nuk desha te thoja nje gje te tille..
- Mario! E di c'ke ti! Merri syzet e tua, varesen dhe letren qe me propozove. E sheh sa budallaqe qe jam?! Mbaj me vete letren e propozimit tend. Kete dreq letre te kuqe qe me kujton fytyren tende sa here e shoh! Merri dhe mos bej prove te me dalesh me perpara apo te me telefonosh! Barbi ia perplasi te gjitha ne pellemben e dores se tij dhe i ktheu kurrizin, duke u afruar per tek te Xhoi. Sidorela u largua me lot ne sy ndersa Xhoi shkoi te Mario duke i thene me nje sinqeritet te plote:
- Nga t'gjitha gocat e Tirones qe jan me shumice , te Barbi t'shkun syte ty?! Po mir mo kemi nda cdo gjo bashk, perfshi ktu ene t'dashurat! Ke ardh n'shpin time, ku t'kom prit me gjith t'mirat. Nona ime t'ka si nipcen e vet! Jena rrit bashk duke bo budalliqe qe nga klasa e pare kur u njoftem! T'kom pas si vllain tim biles mo shum se vlla! T'kom mbrojt sa here qe ziheshim me babin e nai goce vetem se e ngacmonim ate rruges edhe pasta fshiheshim mrapa makinave! T'kom nejt afer sa her qe ke pas nevoj. Kom qen gjithmon aty per ty per t'ngrit humorin sa her qe ke qen i merzit. Ene ti t'ma punosh kshu! A nuk t'vje icik turp! Nuk t'mjaftoi kjo po m'akuzo ene se t'mora te dashuren kur m'pe shpar me Elen! Kaq pak m'paske njoft!
- Jo o Xhoi por..
- Po ik o Mario! Mere me long se mishi maroi! A e imagjino dot qe une t'thash t'i maje te dyja si Barbin si Elen! E imagjino dot qe une te thashe te tradhetoje Barbin! Ne jemi si binake o robo!Jemi isoj. Lidhemi me gocat, i perdorim, tallena, shijojm momentin ene pastaj i lejm se na dalin nga qefi! Epo une nuk do lejoj qe ti t'ja bosh kte kusherires time! Asiherrr n'bot! Ta dish se me ket qe ke bo, e ke shkatrru pergjithmon shoqnin ton! Edhe mos t'shof mo me Barbin. Kaq po t'them! Se pastaj do e hum fare edhe nuk i dihet se ca boj! Hajde hec perpara Barbi se do ikim!
- Nuk ka nevoje t'i thuash gje Xho! E kuptova se cfare djali eshte Mario! Eshte nga ata qe te bejne t'a dashurosh koke e kembe, te cojne ne qiellin e shtate e pastaj te thyejne zemren ne njemije copa duke te te prere krahet ne menyren me te keqe te mundshme..
Tha ajo dhe u largua se bashku me Xhoin. Filloi te ecte drejt rruges se pafundme qe ndoshta nuk do e rikthente me kurre prane Marios. Ky i fundit i hipi makines dhe me shpirtin e brengosur u largua qe andej me shpejtesine e eres. Kete here ai kishte thyer zemrat e dy vajzave me te rendesishme te jetes se tij. Me kryesorja qendronte ne faktin se kishte humbur miqesine e shokut te tij me te ngushte, e cila asnjehere nuk kishte mundur te shkaterrohej nga vajzat. Por kete here ndodhi ndryshe...
Me falni per vonesen por kohet e fundit profili im ne wattpad eshte cmendur paksa. Dua t'ju them se librit "Zemerthyesi" nuk i kane mbetur shume kapituj. Eshte ne perfundimin e tij. Gjihsesi mund te votoni dhe komentoni!! ☺Me kenaqesine me te madhe pres sugjerimet gjithashtu dhe kritikat tuaja. ♥♥ ♥
YOU ARE READING
Zemerthyesi (Shqip)
Teen FictionFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...