Ate dite Mario perseri nuk shkoi ne shkolle dhe tere kohen e harxhoi sa me makinen, sa duke u bere gati per party-n. Tashme kishte ardhur dhe ora e saj. Sapo u kthye ne shtepi, i vetem ne gjithe ate apartament bosh, vendosi te telefononte Xhoin. Pas disa zilesh te lena pa pergjigje, Xhoi me ne fund hapi celularin duke thene me nje ate zerin e trashe te transformuar nga periudha e pubertetit:
- Alo!
- O kastravec, ku je? Asnjehere se kap telefonin kur duhet ti!
- Po ti ku je, jo une! Na ke harru fare! Aa po e kisha vene telefonin me dridhje pranaj nuk e nigjova!
- Do ikim sot ne party apo jo?!
- Normal o bisha! Kur do takohena bashke ne?!
- Po se di ja te behem gati une edhe po vij pastaj nga shtepia jote per te te therritur!
- Mire vlla. Ene i gjo tjeter! Po per t'ik si do ja bejme neve?! Apo ne kembe si nacut(cunat mbrapsht) ?! E pyeti Xhoi nga ana tjeter e telefonit duke qeshur.
- Mos u bej merak fare se e kam zgjidhur une ate pune. Me bleu babi makine sot! Edhe jo makine dosido po Audi! Ate qe i kerkova!
- Bej be ti! Uee lale po une pse nuk e kam plakun si ai i joti!
- Hahaha! Ika kastravec se me duhet te vishem. Kam shume pune!
- Ej edhe mos na u pispillos shume sot se do na i marresh gocat m'qafe!
- Jo jo! Mirupafshim!
- Shnet vlla!
Sapo mbaroi telefonaten me Xhoin qe gjithmone e bente per te qeshur, Mario shkoi te vishej per party-n. Ndryshe nga vajzat qe duan shume kohe te behen gati duke marre parasysh fustanin, make-up, kepucet e gjera si keto, djemte e kane shume here me te thjeshte. E tille ishte dhe per Marion. Beri nje dush te ngrohte, thau floket, i rregulloi ato dhe filloi te vishej. Per ate nate zgjodhi te dukej klasik por dhe modern ne te njejten kohe. Mes asaj garderobe te mbushur plot me kostume te shtrenjta, ai zgjodhi nje veshje elegante. Ajo konsistonte ne pantallona te zeza, kemishe e bardhe dhe papijon i zi. Sigurisht dhe nje xhakete po ashtu te zeze persiper meqe jashte ne darke bente pak ftohte. (Fotoja lart).
Beri disa selfie si nje gentleman i vertete para se te dilte, mori parate, celesat e Audi-t dhe mbylli deren. Per fat te mire ato dite gjendej i vetem ne shtepi keshtu qe s'kishte pse te merakosej per orarin se kur do te kthehej. Mori ashensorin duke u pare dhe nje here te fundit ne pasqyren perballe e u nis per ne shtepine e Xhoit. Menjehere sa arriti, iu drejtua deres se jashtme e trokiti lehte. Perpara i doli mamaja e Xhoit e veshur si nje amvise e vertete shtepie. Me nje xhentilese iu drejtua:
- Mirembrema! Mund ta therrisni pak Xhoin ju lutem?
- Mario po hajde iher se Xhoi nuk eshte bo gati akoma!
- Mire. Iu pergjigj qetesisht Mario duke u perpjekur mos te kundershtoje mamane e Xhoit.
Pasi hyri, perballe gjeti gjyshen e tij te moshuar duke bere pune me shtiza. Paksa ne siklet u ul, ne nje cep aty afer saj si gjiyhmone i buzeqeshur. I vetmi qe mungonte ishte babai i Xhoit, i cili si duket ndodhej ne pune.
- Marshallah Mario! Edhe ti si pllumb qeke bo! - I drejtohet ajo duke e pare siku te ishte nipi i saj.
- Faleminderit nena Bajame!
- Ky i joni ka 3 ore qe rri perpara pasqyres! Shtoi mamaja e Xhoit.
Menjehere pas fjaleve te saj u degjua therritja e tij nga dhoma tjeter.
- Mome mos erdhi gjo Mario apo m'bon veshet mu?!
- Po po erdhi. Hajde shpejt se s'do te presi ty cuni i huj!
Me ne fund ne deren e dhomes u shfaq Xhoi. Edhe ai me nje kemishe ngjyre blu te erret, te ngushte duke i treguar muskujt e barkut, te hapur pak ne pjesen e kraharorit dhe i veshur me pantallona te zeza.
Sa e pa nga koka gjer te kembet mamaja e tij bertiti e lumtur duke shkuar per ta puthur ne balle.
- Bir nona bir per ket cun qe kom! Vdekte moma per ty sa i bukur qe m'je bo!
- Nuse mer nje kokerr hudher, futja te xhepi se do na e marin m'sysh cunin! Vazhdoi gjyshja e tij duke e pare tere dashuri Xhoin. Ky i fundit iu kundervu te dyjave.
- Jo jo s'ka nevoje. Mario ec ikim neve se na u be vone!
- Bofshit qejf t'keqen nona!
Xhoi terhoqi Marion nga krahu, i cili akoma po buzeqeshte nga fjalet e tyre dhe zbriten poshte. Sa hipen ne makine, Xhoi duke pare Marion i tha duke qeshur:
- Po ti c'je bo kshu si kamarjer?!
- Leri keto po me thuaj si te duket makina?
- Aa flak fare. Shume e bukur e gezofsh!
Tere rrugen biseduan me njeri tjetrin derisa arriten ne nje nga club-et e nates te Tiranes, aty ku do te zhvillohej party. Si zakonisht nxenesit do te shoqeroheshin dhe nga mesuesit per siguri me te mire. Edhe pse ata si gjithmone shihnin punen e e tyre dhe nuk i shqetesonin.
Sapo arriten ndaluan makinen ne nje vend duke terhequr vemendjen e te gjitheve dhe si 2 bukurosha u futen brenda. Aty ku ishte nje ambient me i ngrohte ne erresire, i cili shoqerohej me dritat qe leviznin sa andej-kendej, me muziken e larte dhe kercimet e cmendura te djemve e vajzave te gjimnazit qe ne momentet e para te festes. Filluan te perzihen me turmen ne kerkim te vajzave te bukura. Ne nje moment Mario dalloi Sidorelen te ulur diku ne banak me nje vajze tjeter. E mori dhe Xhoin nga prapa e shkuan t'i pershendesnin. U habit nga pamja e Eles. Ajo kishte ndryshuar shume. Ishte veshur thjeshte, me nje bluze bojeqielli te lehte, nje fund te shkurter me motive florale dhe taka ngjyre kafe. (Fotoja lart)Mario e dalloi pikerisht nga eleganca e saj. Nga menyra sesi fliste, menyra sesi dritat i binin mbi fytyre dhe e benin ate te parezistueshme . Nga gjithcka!
Ate mbremje ajo dukej me e bukur se kurre.
Sapo i pa te dy djemte Ela menjehere iu bertiti e detyruar nga muzika e larte ne sfond:
- C'kemi! Djema cne kaq vone ju?!
- Po VIP-at gjithmone vijne me vonese zemra!
- Me lini t'ju prezantoj, kjo eshte kushurira ime Alda! Tha ajo duke i treguar nje vajze te bukur, moshatare me ta, kacurrelse e simpatike qe po qendronte perballe tyre.
- Si je Alda?! Une jam Xhoi kurse ky eshte Mario. U prezantua ai direkt.
- Me behet qejfi qe ju njoha djema. Une quhem Adelajda shkurt Alda. Mire qe me ftoi Ela te vija ketu se kushedi tani do isha ne shtepi duke luajtur me qenin tim Lakin.. Tha ajo me nje buzeqeshje.
- Edhe shume mire e ka bere! Pse ti paske qen rrushi?!
- Po ne fakt kam dy.
- Edhe une kam Drejkun! Si thua te shkojme diku tjeter te flasim me rehat? Iu drejtua Xhoi ne dukje mjaft i interesuar per Alden.
- Ne rregull. Sidorela une ketej verdalle jam!
- Mire!
E ata u larguan duke lene Mario me Sidorelen vetem. Te dy u pane sy me sy ama asnjeri nuk fliste. Derisa Mario mori guximin.
- Je bere shume e bukur sot pinguine.
- Faleminderit edhe ti je bere mjaft simpatik. I tha ajo duke pire me nje fryme goten te mbushur me korona qe kishte perpara. Mario i cuditur nga ky veprim i saj iu drejtua:
- E paske nisur me alkool festen e sotme?!
- Me ler rehat Mario. Te pakten sot me ler te qete. Dua ta shijoj kete nate!
Iu pergjigj ajo dhe iku, u largua duke percare turmen e personave qe po kercenin. Mario ngeli i habitur. Dukej qe Sidorela nuk ndihej mire. Papritur pa se ajo takoi nje djale dhe e puthi ne faqe. Ai e uli ne tavolinen e tij dhe filluan te bisedonin bashke. Cfare po ndodhte valle?! Mario nga inati doli nga pub-i per te marre pak ajer pa ardhur mire akoma. Kush ishte ai djale? C'pune kishte ai me Sidorelen? Mos valle ishte i dashuri i saj?!
Keto pyetje po i pushtonin mendjen teksa gjendej jashte atyre dyerve...
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Zemerthyesi (Shqip)
Genç KurguFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...