Mario s'po kuptonte asgje deri tani. Kishte mbetur jashte, me syte nga rruga e i mbytur ne mendime. Nuk mund t'i besohej se Sidorela kishte gjetur nje tjeter. Kaq e pafytyre te ishte valle?! Nje rreze shprese i thoshte se ajo s'mund ta bente kete gje. Por ai e pa me syte e tij se Ela shkoi drejt atij djalit tjeter. Kete fakt, kurrsesi nuk mund ta shmangte. Ama nga ana tjeter dhe nuk mund ta hidhte pas kraheve. Per kete arsye, mori fryme thelle, liroi pak kemishen dhe me i eger se kurre hyri brenda. As vete nuk e kishte idene se c'po bente. Njerezit qe po kercenin si te cmendur me kengen ne sfond, nuk po e lejonin qe te kalonte. Dukej sikur te gjithe ishin shfrenuar, duke dale nga vetja e tyre ama Mario percau turmen dhe u perball me nje skene te habitshme. Perballe tij tashme gjendej Sidorela e ulur prane atij tipit, duke qeshur si e marre. Ne tavoline kishin shume gota me whisky dhe pa se Ela po i pinte pa asnje problem te gjitha nje e nga nje. Ai djali vazhdonte te porosiste te tjera duke bere qe Ela t'i konsumonte te tera. Mario nuk mund t'i besonte syve. Kush ishte ai?! Nga pamja dukej me i madh se ata, pothuaj rreth te njezetave, me nje trup te kalitur dhe me nje pamje jo te mire te fytyres. Mario po i veshtronte nga afer pa rene ne sy. Xhoi kushedi se ku kishte perfunduar me Alden. Ne nje moment djali i kerkoi Sidoreles te shkonin diku tjeter por ajo edhe pse ishte pak e pire nuk pranoi. Djali i kerkoi perseri duke i peshperitur dicka ne vesh ama Ela nuk deshironte te shkonte me te. Derisa ai djali filloi te kembengulte gjithmone e me shume. Mario duke i pare nga afer te gjitha keto nuk duroi me dhe shkoi te merrte Sidorelen. Inati dhe zemerimi i mbuluan syte e nuk po e linin te arsyetonte si duhej. Me hapa te shpejte iu afrua me teper atij djalit dhe me duar e shtrengoi nga kemisha. Egersisht, me syte qe i flakeronin i tha:
- Ka 3 ore qe po te thote se nuk do te vije me ty! Cfare mos je gje me te meta mendore?!
- Po ti kush dreqin je?!
- Une jam i dashuri i Sidoreles! As vete nuk iu besua qe e tha kete gje ama ne inat e siper iu desh ta bente. Ashtu sic ishte e mbeshteti ne murin aty afer dhe me duart qe kishin pershkuar fytin e atij djalit, duke e shtrenguar me shume, gati sa per t'i marre frymen vazhdoi: - Mos te te shof me t'i afrohesh! Duke mos e njohur fare i ofron edhe alkool pa le qe ta dehesh e te perfitosh prej saj! Ah c'do te te bej o bir k*rve! Je me fat qe s'kam ndermend te ndyj duart me ty se e di une sesa keq do ta pesoje! Tani ik! Shporru qe ketu edhe mos m'i acaro nervat me shume!
- Se mos do ndodhte gje! Ajo eshte si murgeshe plako!
Mario i nxehur ne maksimum e kapi ate djalin nga rrobat dhe e shtyu fort tutje duke e perplasur tek njerezit e tjere. Ky i fundit i trembur nga tere ai acarim i Marios, duke i ardhur keq per veten e duke pare forcen e tij, u tregua burracak dhe u largua pa kthyer koken prapa.
Mario mori njehere fryme thelle, rregulloi kemishen dhe kapi nga krahu Sidorelen qe akoma vazhdonte te pinte. Nga alkooli nuk e kishte mendjen fare dhe s'tha asgje per ngjarjen e sapo ndodhur. Edhe njerezit e tjere nuk shkaktuan vemendje te madhe pasi erresira dhe muzika e larte bene qe ata te mos dallonin gje per sherrin midis te dyve. Mario e terhoqi pas vetes Sidorelen qe vetem qeshte si e marre. Kembet i hidhte sa andej- kendej e dukej sikur ato ishin shnderruar ne xhelatine duke bere qe ajo te anonte sa njera ane ne tjetren. Nuk po mbante dot ekuilibrin. Ama qeshte me vete si ndonje e cmendur. Sado qe Mario e mbante nga beli per te mos rene, Ela dukej qe e kishte tepruar me sasine e alkoolit. Ai u perpoq te gjente Alden me Xhoin por mes asaj turme ishte e pamundur. S'kishte zgjidhje tjeter. U detyrua qe ta merrte ne shtepine e tij Sidorelen. Teksa po dilnin jashte pub-it, Ela pa qene vetvetja, u shkeput nga dora e Marios dhe ndaloi per te pershendetur mesuesit e shkolles qe ishin ulur ne nje cep aty afer duke pare punen e tyre. Party nuk kishte mbaruar akoma keshtu qe ata gjendeshin aty. Ela duke qeshur, mezi eci drejt profesorit te rrepte te fizikes qe po pinte dicka. Truri i saj nuk po punonte me dhe si dukej, ate e kontrollonte alkooli. Iu afrua, iu ul ne preher e i tha me buzet vesh me vesh duke bere me duar gjestikulacione te cuditshme tamam si nje pijanece e vertet:
- Hah profesor si jeni? Ej po si nuk e nderruat njehere ate bicikleten qe keni 25 vjet qe e mbani. Hahahah! Po ne klase pse rrini aq serioz, apo pini limon cdo mengjes! E kape shakane?! Ej po gruan, kalamajte si i keni se nuk ju kam pyetur?! Duhet te qeshni me shpesh ta dini! Mos rrini si matuf tere oren e mesimit!
Profesori pa levizur fare kishte mbetur pa fjale nga keto veprime te Eles. Nga ana tjeter Mario nxitoi per te ai dhe duke pare Elen qe gati sa s'po e zinte gjumi ne prehrin e profesorit i tha:
- Oo profesor e pate sa aktore e mire qe eshte Ela! E qane fare rolin e pijaneces! Mos u cudisni por e tere kjo performance e Eles eshte per nje drame ne..letersi. Quhet.. "Jeta e zbrazet e pijaneceje te trishte". Po pikerisht keshtu!
- Aa vertet Mario? Cudi se mesuesja e letersise nuk me ka thene gje! Iu pergjigj profesori duke veshtruar Elen qe u cua nga prehri i tij e mezi po qendronte ne kembe.
- Po nuk ka dashur ta ekspozoje perpara se te ndajme tamam rolet prandaj! Do te jete fantastike profesor!
- Shume mire Mario! Me pelqen perkushtimi juaj! Sidorela duhet ta them je nje aktore e shkelqyer. Me pelqen qe keni zgjedhur ta praktikoni skenarin ne kete ambient perfekt edhe pse te tjeret po festojne. Jeni dy nxenes qe duhen marre shembull! Suksese per dramen! I tha ai duke buzeqeshur. Mario u detyrua ta kapte per krahu perseri Sidorelen edhe pse ajo vazhdonte te ecte ne ate menyre duke mos ruajtur ekuilibrin. Per te mos lene dyshimin e profesorit qe po i shikonte cuditshem perseri per kete "mosdalje te rolit" nga Sidorela ai i tha:
- Po sa modeste qe eshte ee! Do t'i shkoje rolit gjer ne fund! Ah moj Sidorela cfare aktoreje paske qene! Edhe profesorin e habite! Ikem neve! Hajde naten e mire!
- Naten Mario! Po e pres me padurim dramen nga ju!
- Do ju lajmerojme vete ne profesor! Mos kini merak!
Mario u detyrua te nxitonte pak duke terhequr Sidorelen. Me ne fund arriti te dilte jashte pub-it e te mos hapte telashe. Alkooli nuk e linte Elen te ecte. Me nje dore Mario nxorri celesat e makines e me nje dore mbante ne kembe Sidorelen. Me shpejtesi e futi ne makine duke e ulur ne sediljen e perparme. Hyri dhe vete brenda e ndezi makinen. Elen tashme e kishte zene gjumi dhe ishte rehatuar ne sedilje. Teksa po benin rrugen drejt shtepise Mario mendonte me vete"Ah moj Ela! Ku me re ti per mua pjese!"
Sapo arriten ai la makinen poshte pallatit dhe u detyrua ta merrte Elen ne krahe duke e kapur nga kembet nderkohe qe duart e saj vareshin poshte. Ishte peshe e lehte keshtu qe per Marion ajo ngjante me nje pupel. Me veshtiresi kapi ashensorin dhe hyri brenda ne shtepi. Prinderit nuk i kishte aty keshtu qe nuk do hapte probleme. Sic ishte me Elen ne krahe, e mori dhe e shtriu lehte ne shtratin e tij. I hoqi kepucet, xhaketen dhe e mbuloi qe te mos kishte ftohte naten. Edhe pse make up i ishte perhapur ne fytyre duke i nxire syte e cdo gje, ajo per Marion dukej me e bukur se kurre. Duke e pare dhe njehere ate fytyren engjellore te sajen, sesi flinte ne shtratin e tij, Mario fiku driten dhe i mbylli deren pa e perplasur. Ora po shenonte pothuaj 1 e nates. Vete shkoi qe te zhvishej, te lante dhembet e me pas te shtrihej per te fjetur ne dhomen bosh te prinderve...
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Zemerthyesi (Shqip)
Genç KurguFituesi i cmimit te pare ne zhanrin Komedi Mario, djali i endrrave, ai karagjozi, zemerthyesi dhe djali perfekt qe adhurohej nga te gjitha vajzat por qe ndihej bosh perbrenda. Djali qe mund te lidhej me cdo lloj vajze e me pas t'i jepte lamtumiren...